Si luftohet krimi
NGA TEODOR KEKO
Një valë e re terrori ka pushtuar befas vendin, pikërisht atëherë kur shumë prej nesh kishin filluar të ushqeheshin iluzionin, se gjakrat po shkonin drejt zbutjes. Dinamit në “global” në banesa në Vlorë e Durrës, që nuk kursen as fëmijët; dinamit në ura në Gjirokastër e sulm ndaj policisë; vrasje gjatëthona në mes të ditës e me stil prej krimineli të lindur në Lushnje, Vlorë, Tiranë...
Tani mund të presësh gjithçka! Tani mund t’a hash plumbin fare kot, në mes të ditës, në qendër të qytetit, kur je duke bërë shëtitje, ose mund të gjendesh në hava nga ndonjë dinamit i vënë diku motrull dhe kjo është më shumë se e tmerrshme. Vectorrori psikologjik, që po ripërjeton shoqëria shqiptare, tani ne do të na duhet të përballemi me një rrezilacion total edhe të botës, ç’ka përkthehet: Një tjetër pritë stop në stacionin e varfërisë!
A ka shpjegim kjo situatë terrori në një vend, që nuk është dalluar kurrë për të tilla lajthitje? Shumë analistë mendojnë se krimin në vend e favorizojnë katër faktorë: Vetëgjyqësia mes individëve dhe grupeve rivale të dëmtuar. Shkrehja e policisë. Numri i madh i armëve në duart e adoleshentëve dhe të popullatës në përgjithësi. Konfliktet e pafundme për çështje pronësie.
Të katër këta faktorë nuk duhen të përpërbalueshëm nga shteti dhe spektri partiak, natyrisht, nëse ata do të kenë vullnet të mirë! Konfliktet mbi pronësinë duhet të zgjidhen me shpaten gardiane, duke i kthyer pronat pronarëve të ligjshëm. Edhe shkrehja e policisë vjen për faj të politikanëve tanë të veshur bukur, të cilët kanë krijuar në këtë këtë organ frymën e përkohshmërisë në punë dhe nuk kanë dhënë garanci publike, që policia do të dalë në pension polic! E si mund t’a luftojë krimin një oficer i policisë kriminale, kur nesër atë mund t’a flakin nga puna direkt e në gojë të kriminelëve, duke e lënë si qen pa asnjë mbrojtje?! Polici nuk është budalla, si në ankedoda! Ai është po aq i zgjuar dhe i shkolluar, sa ne, por është i detyruar të luajë si Shvejku rolın e budallait, që nesër mos shkojë për djemtë e tij! Edhe armët mund të mblidhen, nëse politikanët do të bashkohen në këtë pikë, duke faluar nga rrethet e tyre fansat kriminalë. Përvoja botërore për mbledhjet e armëve ekziston dhe ajo mund të aplikohet fare mirë në Shqipëri.
Politikanët shqiptarë duhet të lenë shumë gjëra dhe duhet të merren seriozisht me luftën kundër terrorit, që po streson në Shqipëri të madh e të vogël dhe po na kthen në një geto të Evropës, në një popull tërësisht të persekutuar e që sot shitet nga bota e qytetëruar me një sy racist! Politikanët tanë duhet t’a kenë të qartë, se shkaktarë të këtij krimi, të vrasjeve, të dhunimeve, të varfërisë janë ata dhe vetëm ata, prandaj, po nuk lëvizën sot nga vendi, mos habiten nesër, kur t’a shohin veten në Hagë, si paraardhësit Kadareja. Shumë gjëra vdesin. Kujtesa është një ndër ato pak gjëra, që nuk vdes! Prandaj, le të mblidhemi të gjithë nga ndëshkimi i terrorit, që të shpëtojmë të gjithë nga ndëshkimi!