19/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

19 maj 1998

Berishën nuk e vura unë

Vlerësim për Enver Hoxhën. Njohja me Fatos Nanon dhe burgu Faqe 16

Pazari i vështirë

Rreziku i shpërbërjes së koalicionit qeveritar të PS me aleatët e saj të vegjël, i cili nuk është ndarë që në javët e para të jetës, tani, në kuadrin e caktimit të kandidatëve, duket se është më i madh se ndonjëherë tjetër. Fakti që për një numër relativisht të vogël zonash ku do të zhvillohen zgjedhje, aleatët po vazhdojnë një maratonë diskutimesh, ku nuk mungojnë edhe tonet e ashpra, tregon se anëtarët e koalicionit janë të prirur të mos “falen” gjë. Ve[akuzave për mungesë “tolerance” apo “ndjenjës së bashkëpunimit” në takimet e zhvilluara gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar edhe “stërkëmbëshat” kundër ndonjë aleati. Konkretisht, lënia “pas liste” p.sh. e partisë së Melos, do të thotë se as nuk mund të flitet më për institucionalizim paktesh, marrëveshjesh paraelektorale apo rregulla loje në përgjithësi. Pra, për ato pak zona në diskutim partitë e koalicionit po bëjnë një luftë shumë më të madhe se për portofolet e ministrave dikur, ndoshta dhe për shkak të hapësirës së vogël për manovrim. Kryesisht një prirje e tillë lidhet me faktin e pakënaqësisë së krijuar në degët e partive të koalicionit nga mënyra e ndarjes së posteve në qeveri dhe administratën qendrore. Nuk mund të mohohet se që në muajt e parë, pas krijimit të qeverisë, kemi një ftohje raportesh ndërmjet kryesive dhe bazave të këtyre partive. Të gjitha partitë aleate, sidomos socialistët, ndodhen përballë një presioni të madh të bazës së tyre. Ndërsa krerëve socialistë u kërkohet të mos u lëshojnë më as edhe një “kokë” aleatëve të vegjël, këta të fundit, janë të ndërgjegjshëm, se po të shpërfillen nga aleati i madh, rrezikojnë të shkojnë drejt shuarjes për shkak të humbjes së identitetit. Në këtë mënyrë, është e shpjegueshme edhe një luftë për “jetë a vdekje” lidhur me kandidaturat në fjalë. Duke përfituar sa më shumë nga pazaret për ndarjen e tyre, kuptohet edhe dhe mundësitë për të qetësuar të pakënaqurit do të jenë më të mëdha. Nga ana tjetër, militantët partiakë në bazë janë më të ndjeshëm ndaj pushtetit lokal, duke qenë se ky është më i prekshëm për ta. Kështu, duke pasur disa figura partiake në krye të pushtetit lokal, sigurohet edhe mbajtja gjallë e strukturave të partisë në bazë. Por, duke lënë mënjanë këto, socialistët janë të interesuar për të mbajtur për vete zonat e rëndësishme, pasi këto do të shërbenin edhe si një kompensim për aleatët e vegjël mund t’i arrinin duke u lënë këtyre ndonjë bashki ta arrinin duke u lënë këtyre ndonjë bashki apo komuna të parëndësishme. Megjithatë, duke pasur parasysh pretendimet e tyre, ka shumë gjasa që edhe një herë të nxjerrin kokë kërcënimet për prishje të koalicionit. GAVROSH LEVONJA

Një familje e tërë peng, terroristët vret veten

Faqe 4 Forcat speciale të Tiranës në një nga aksionet e ditëve të fundit Foto G. SHKULLAKU

Dënohen tre me vdekje

Gjykata jep vendimin për superprocesin Dënohen tre me vdekje Vendimi ekstrem për ata që vranë tre policë të Mallakastrës dhe plagosën një tjetër Me në fund pas një olsie shumë të gjatë, përfundoi dhe faza e parë e gjykimit të vrasësve të policëve të Ballshit. Ishte pikërisht Gjykata e Lushnjes ajo që dha dënimin për vrasjen e policëve, ngjarje kjo e ndodhur afro 6 muaj më parë e që tronditi mjaft opinionin e vendit. Gjykimi i tyre u zhvillua në qytetin e Lushnjes për disa ditë me radhë dhe ditën e dielë u mor vendimi për dënimin e tyre. F 11

Meidani: PD mbetet jashtë

Demokratët, asnjë anëtar në komisionin e zgjedhjeve F 3

Stuhi në polici, ikin 10 shefa

Shërbimi sekret djeg komisariatet në rrethe F 6

Gjirokastër, 59 vjet burg

Pretenca për bandën që grabiste refugjatët F 9

Vlorë, italianët kundër skafeve

Mision antiklandestin, instalohen suprmjet[e?] F 13

Në listë ata që morën miliona

Hetimet për njerëzit që mësonin Vehbi Alimucën F 9

Ekskluzive/Ramiz Alia për herë të parë tregon sekretet e viteve të vështira