Pranvera e vogël
NGA TEODOR KEKO
Të dielën në mbrëmje TVSH-ja (jo ajo drithëruese!) paraqiti para nesh bashkëbisedimin e kryeministrit tonë, zotit Nano, me gazetarin Fevziu. Ky emision do të kalonte në heshtje, si shumë të tjerë, po mos “thyente rregullat e lojës”, deri diku, Nano. I qetë, i emancipuar, korrekt, pa hequr dorë nga tekat e tij, Nano shpalosi atë, që Gollsuorhi e quajti dikur “Pranvera e vogël e Forsajtëve”. Për herë të parë ne pamë një kryeministër, i cili nuk foli me tone agresive dhe me shkumë në cepat e buzëve, por foli në mënyrë paqësore, si një administrator i caktuar me konsensus në bazë të një rotacioni. Fakti që ai është edhe kryetar partie dhe nuk foli si i tillë gjatë gjithë emisionit, tregon një shkallë të lartë emancipimi, të cilën Nano bën mirë t’ia kultivojë vetes në vazhdimësi.
Por më me interes për shqiptarët e lodhur ishte klima paqësore e kultivuar nga Nano dhe e pasuar edhe nga politikanët e tjerë. Kohët e fundit është e dukshme mungesa e britmave histerike, e kërcënimeve foshnjore dhe e artikulimit të budallallëqeve nga ana e kokave tona politike. Ndoshta faktori Kos ovë, ndoshta gjendja kritike në të cilën ndodhet vendi, ndoshta vështrimi realist i situatës në të cilën ndodhet Shqipëria, i ka bërë politikanët tanë më të qetë, më racionalë dhe më pak agresivë, gjë që vlen të përgëzohet. Kur politikanët kryesorë predikojnë qetësi, shenjat janë për një mot të mirë nesër.
Një tjetër moment pozitiv në bashkëbisedimin e Nanos ishte edhe shkalla e thjeshtësisë gjuhësore, si dhe e transparencës, me të cilën ai iu drejtua auditorit popull. Nga një Nano, që deri dje mezi merrrej vesh edhe nga linguistët deri në 10% të ligjëratës së tij, të dielën ne kishim një Nano më të kuptueshëm, që parashtron në mënyrë konkrete objektivat e qeverisë, të cilën e drejton dhe që caktoi limite konkrete për realizimin e këtyre objektivave. Në thelb, ai pranoi që nesër, kur të vijë kufiri i caktuar prej atij vete, ai të ridalë në tribunën publike dhe të tregojë se deri në ç’masë i ka mbajtur premtimet.
Duke qenë veç veç, që mund t’i bëhen Nanos, mund të pranohet se qetësia e tij, ndarja e administratës nga politika, transparenca dhe konkretësia e mendimeve janë si një pranverë e vogël në Shqipërinë e dërmuar, e cila duhet të jetë sa më gjatë, që të jetë e mundur. Pikërisht ky duhet të jetë edhe objektivi kryesor i Nanos. Do të ishte çmenduri të kërkohej prej tij një rritjekëmbje e shpejtë ekonomike e këtij vendi të shkallmuar, por është mbase logjike të kërkosh prej tij të bëhet ekonomike e këtij vendi të shkallmuar, por është mbase logjike të kërkosh prej tij të bëhet ambasador i paqes në vend! Më në fund ai hyri në këtë rrugë dhe tani, të gjithë ne t’a ndihmojmë që t’i qëndrojë kësaj linje.