Koha Jonë
23 maj 1998
Policia, vend biznesi
Do ia tregoj vetëm Nanos: Emërimet bëhen sipas klaneve të caktuara. Faqe 10
Do ia tregoj vetëm Nanos: Emërimet bëhen sipas klaneve të caktuara
Faqe 10
Sfida e punës
Duke pasur parasysh gjendjen në të cilën ndodhej vendi një vit më parë nuk mund të mohohen rezultatet pozitive të arritura nga qeveria e koalicionit të majtë.
Përveç rritjes së koeficientit të sigurisë, pavarësisht se në një shkallë jo të lartë, di[?]ka ka lëvizur edhe në sektorin ekonomik. Krahas këtyre mund të radhiten edhe disa hapa modeste në luftën kundër disa fenomeneve negative të viteve të fundit si p.sh. kontrabandës, megjithëse në disa aspekte kjo vazhdon të jetë fitimtare mbi shtetin. Vetë marrëveshjet e nënshkruara me institucionet të ndryshme ndërkombëtare, si dhe mbështetja e vazhdueshme që po jepet nga jashtë për rimëkëmbjen e ushtrisë dhe sidomos në forcimin e dispozitivit të policisë flet për një farë besimi të bashkësisë ndërkombëtare tek qeveria e sotme po edhe në efikasitetin e masave të saj. Po disi më ndryshe qëndron puna me shqiptarët. Pavarësisht nga faktet pozitive të përmendura më sipër pjesa më e madhe e popullsisë vazhdon të ndodhet në rrjedhën e rënies që filloi mëse një vit më parë, në momentin e shembjes së piramidave financiare. Deri tani, nga gjithë ato shifra marramendëse që përmendën në njoftimet zyrtare, nga skenat me nënshkrime marrëveshjesh dhe më kryesorja, lajmet e gëzueshme për fillim punimesh në fronte të ndryshme, njerëzit nuk kanë prekur gjë me dorë. Madje në këtë aspekt nuk mungojnë edhe vonesat për motive jo bindëse. Kështu, premtimet e kryeministrit Nano, për hapjen e 300 mijë vendeve të punës, gjatë një periudhe katërvjeçare, tashmë duhen më parë utopisë se realitetit. Madje po të kihet parasysh asfiksimi i një pjesë të biznesit të vogël, shifrat e papunësisë janë thelluar më tej. Por, përpjekjet për krijimin sa më parë të fronteve të punës përbëjnë sfidën kryesore për vetë Nanon, mbi të gjitha përsa i përket vetë rikthimit të vendit në normalitet. Manovrimet financiare për të ruajtur ekuilibrat e ndryshme apo për të realizuar parametrat e kërkuara nga bota, në mungesë të një aktiviteti ekonomik të mirëfilltë, vetëm sa do të zgjasin agoninë. Në pjesën më të madhe, sëmundjet nga të cilat po vuan aktualisht shoqëria shqiptare lidhen vetëm me mungesën e qeveria shqiptare lidhën vetëm me mungesën e punës. Rrjedhimisht, në përpjekjet për të siguruar mbijetesën, njerëzit janë të detyruar t'u drejtohen aktiviteteve ilegale. Në kushte të tilla, përpjekjet për t'i u shmangur detyrimeve, krimi i rrugës, kontrabanda në shkallë të gjerë, korrupsioni i zyrtarëve të ndryshëm jo vetëm janë një dukuri normale po edhe e ligjshme. Ndosha dhe vetë shteti duke qënë i ndërgjegjshëm për këtë është i shtrënguar të mbyllë sytë në shumë raste.
Meidani, në Shkodër për mesazhin e Papës
Faqe 3
Çifti presidencial Meidani gjatë në audiencë me Atin e Shenjtë
Akuzë për Gjebrenë: Xhelozi për gruan
Dyshon se ka ndërmjetësuar për raporte me italianë
F 6
Klandestinët, skafet në burg
Alarm edhe nga Italia: në verë dyndje largimesh
F 7
Zogu: Të pajtohemi në Jordani
Ftesa e Lekës në selitë e të gjitha partive shqiptare
F 2
Islami, glabërruesi i kompetencave
Do drejtojë edhe Komisionin Antikorrupsion
F 4
Hetim mbi Silva e Cenaj
Pas VEFA-s në sitë të gjitha firmat rentiere
F 6
PS në Internacionalen Socialiste
Në takimin e Oslos partia e Fatos Nanos bën hapin e madh. Vendimi i pranimit në qershorin e '99 në Paris
Do marrim pjesë në të gjitha takimet e IS
Die, gjatë një konference për shtyp, Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë Maqo Lakrori tha se brenda gjysmës së dytë të vitit 1999, PSSH do të aderojë në IS, pas kërkesës që u bë nga ana e kësaj partie tek Presideni dhe Sekretari i Përgjithshëm i IS. Në takimin e përbashkët me delegacionet e PSSH dhe PSDSH që u zhvillua në Oslo të Norvegjisë në datat 18-19 maj, Sekretari i Përgjithshëm i IS, Luis Ayala, ndër të tjera tha se “tani e tutje PSSH do të marrë pjesë në të gjitha takimet e IS”. F 3