Plas bomba në ministrinë e Rendit: Ja kush është i lidhur me mafien — Faqe 7
Plas bomba në ministrinë e Rendit: Ja kush është i lidhur me mafien
Faqe 7
Koha nuk pret
Megjithëse kanë mbetur dhe rreth tri javë nga data e zgjedhjeve të pjesëshme lokale, të krijohet përshtypja se opozita nuk i ka ndezur të gjithë motorët për sprintin final para finishit të 21 qershorit. Në këtë mënyrë, forcimi i pozitave të opozitës në skenën politike nuk po pasqyrohet në fushatën elektorale të saj. Përveç një gjysmëmarëveshjeje ndërmjet DBSH dhe “Bashkimit për Demokraci”, kanë qenë vetëm mitingjet e PD, ndonjëherë edhe në bashkëpunim me aleatët apo edhe sindikatat, të vetmet aktivitete me karakter elektoral. Megjithatë, duke u nisur nga fakti që në kampin e të djathtëve “nuk janë kthjelluar ujërat” ndoshta për PD do të kishte qenë më vend një marrëveshje në fazën e balotazhit. Duke ndjekur zhvillimet politike të këtyre muajve të fundit, mund të thuhet se opozita ka rënë në kurthin e lojërave të kundërshtarit në pushtet. Kështu, duke u marrë me odisenë disamujore të “ndryshimeve” në qeveri, me kontrastet ndërmjet grupeve apo klaneve të caktuara në PS, duke komentuar fërkimet e socialistëve me aleatët e tyre minorë, opozita, për një kohë të gjatë, ka lënë disi pas dore defektet e qeverisjes së sotme, që duhet të përbëjnë argumentin kryesor të fushatës elektorale të saj. E njëjta gjë mund të thuhet edhe lidhur me manovrimet e fundit, PS-president lidhur me KQZ. Në këtë aspekt, ndoshta, jo pa qëllim, edhe emisioni “E diela debat” për dy javë rresht është kthyer në një lloj monologu duke injoruar pjesëmarrjen e opozitës. E keqja është se opozita nuk ka qenë në gjendje të përfitojë duke imponuar lojën e saj lidhur me zhvillimet në kampin kundërshtar, të pa këputur duke shërbyer si katalizator. Kështu, p.sh. opozita duke dënuar politiken ekonomike të qeverisë së koalicionit të majtë, nuk kishte pse nguronte të gjente gjuhë të përbashkët edhe me bazën e PS si shtresë e dëmtuar. Pavarësisht nga numri i bashkive apo komunave për të cilat do të konkurrohet, zgjedhjet e pjesëshme lokale të 21 qershorit kanë rëndësi në një aspekt tjetër. Këto zgjedhje do të jenë një test shumë domethënës, jo vetëm për qeverinë po edhe për vetë opozitën. Duke pasur parasysh situatën në vend, normalisht pritet që forcat e opozitës, në radhë të parë PD të kenë një ngritje të ndjeshme. Po, në rast se rezultatet e 21 qershorit nuk do të pasqyrojnë një gjë të tillë, atëherë kjo do të komprometonte dukshëm të ardhmen e opozitës duke bërë që koalicioni i majtë të qeverisë pa probleme. Të paktën zgjedhjet e parakohëshme do të bëheshin një objektiv më i largët.
GAVROSH LEVONJA
Tani Parlament fëmijësh, i përsëhëndet zni, Meidani
Lidra Meidani, gruaja e presidentit me 1 qershor do përshëndesë deputetët fëmijë në sallën e parlamentit
Presidenti, “i forti” i shtetit
Komisioni kushtetues shkruan nenet në Durrës
Edhe në draftin e ri, kreu i vendit, me kompetenca të gjera. “Mund të emërojë dhe shkarkojë edhe ministra”
Presidenti i Republikës, do të ketë kompetenca të gjera edhe në Kushtetutën e ardhshme. Sipas draftit që u hartua dje për kapitullin që i përket kryetarit të shtetit, ky institucion do të vazhdojë të jetë i fortë në drejtimin e shtetit. Dje komisioni kushtetues, u transferua në qytetin e Durrësit për të vazhduar hedhjen në letër të neneve të ligjit themelor të shtetit.
F 3
Zgjedhjet, politika i frikësohet rezultatit lokal, sondazhi i partive
F 4
Masa për parandalimin e konfliktit në Kosovë NATO në Shqipëri e Maqedoni
Masa për parandalimin e konfliktit në Kosovë
NATO në Shqipëri e Maqedoni
F 5
Burrel, po hetonin trafikun ilegal të ferrokromit Policët, vrasje me pagesë
Burrel, po hetonin trafikun ilegal të ferrokromit
Policët, vrasje me pagesë
F 6
Prokuroria mbyll hetimin për gazetaren e Radio Kontakt “Vokshi nuk nxiti revoltë”
Prokuroria mbyll hetimin për gazetaren e Radio Kontakt
“Vokshi nuk nxiti revoltë”
F 6
“Kandidatë” për Guines, njëri nga “10 vëllezërit” Kosovari në Tiranë, dhjetëra mashtrime
“Kandidatë” për Guines, njëri nga “10 vëllezërit”
Kosovari në Tiranë, dhjetëra mashtrime
F 6
Dje historia e rrallë, me 10 lekë fiton 10 milion Bingo bën me nënë jetimen
Dje historia e rrallë, me 10 lekë fiton 10 milion
Bingo bën me nënë jetimen
F 10
Edhe pesë muaj kohë për refugjatët shqiptarë Greqi, shtyhet legalizimi
Edhe pesë muaj kohë për refugjatët shqiptarë
Greqi, shtyhet legalizimi
F 11