08/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 janar 1999

PD: Të ikë Koçi

Opozita insiston në largimin e ministrit të Rendit. Majko nuk pranon shkarkimin Minarolli: “Nuk mund të pranojmë arrestimin e anëtarëve të partisë” Faqe 5

Shqipëria në pragluftë me Serbinë

Dy ditë më parë, kryekomandanti i forcave të NATO-s, Klark bëntë publ[k?] paralajmërimin briskues se “Kosova po shkon drejt fillimit të luftës së plotë civile brenda disa javësh”. Gjithashtu edhe në takimin e fundit të Këshillit të Atlantikut iu kushtua rëndësi faktit se pavarësisht nga marrëveshja Holbruk-Millosheviç, mundësia e shpërthimit të një konflikti në Kosovë, më të përgjakshem se ai i vitit të kaluar po afrohet me shpejtësi. Me të vërtetë, zhvillimet e fundit në Kosovë po tregojnë se të dyja palët po e shfrytëzojnë qetësinë relative të krijuar falë marrëveshjes së arritur tre muaj më parë, për të mbushur mirë armët për atë që më përmirësuar mirë e më shumë atë që mund të jetë një lajme hesapesi përfundimtare. Kjo ka bërë që edhe verifikuesit e OSBE-së, jo vetëm që nuk do të jenë në gjendje të kryejnë misionin e tyre, por të ndjehen edhe të rrezikuar. Situata alarmante në Kosovë është dhe shkaku që ka vënë në lëvizje diplomacinë ndërkombëtare në përpjekje për të parandaluar shpërthimin e padëshirueshëm, por që duket fare i afërt. Kështu, ndërsa kreu i OSBE-së, me vizitën në Tiranë, fillon nesër një turne në kryeqytetet e pjesës në krizë, ndërsa Solana viziton trupat e NATO-s në Maqedoni, në kryeqendrën e Kosovës është duke përsëri Kristofer Hill, pas një pauze pushimi. Siguish, në kuadër të këtyre përpjekjeve është dhe ardhja në Tiranë e figurave të tilla me peshë në skenën politike kosovare, si Demaci e Qosja. Duke mos vënë në dyshim vlerat e sugjerimeve të politikanëve të Tiranës që “shqiptarët e Kosovës të flasin me një gjuhë”, do të ishte qenë mirë që krahas kësaj, Demaci, Qosja apo ndonjë tjetër, të merrnin nga Tirana edhe këshilla e opcione për mundësinë e ndalimit të konfliktit që tashmë është i afërt. Nga ana tjetër vetë Shqipëria duke e papërgatitur për të përballuar pasojat e një konflikti, i cili të paktën sipas parashikimeve parashikohet shumë më i egër. Vera e kaluar tregoi pafuqinë e strukturave të shtetit për të përballuar fluksin e disa mijëra refugjatëve. Duke qenë se fjala për një “qerim final hesapesi” nuk përjashtohet edhe ndonjë aksion i armatosur jugosllav në zonën verilindore për të zbuluar bazat e pretenduara të UÇK-së. Duke pasur parasysh se qeveria shqiptare nuk e ka akoma nën kontroll këtë pjesë të vendit, vështirë se mund të parashikohet përmirësimi i situatës. Ndodhta ky ka qenë një nga shkaqet që trupat e NATO-s prejrenuan Maqedoninë dhe jo Shqipërinë. Shqipëria duhet të armatoset për të përballuar çështjen kombëtare. Dhe armatosje i thonë kur blenë apo merr dhuratë armë të prodhimit të fundit. Të kujtojmë tani sa pa filluar lufta, ndonëse asnjë nuk e dëshiron që Shqipëria e përfshirë në kasaphanën që po vjen.

“Thimio Kondi, ministri më i paaftë që njeh Shqipëria që nga koha e qeverisë Noli”

Operacion i madh policor

Mbrëmë vonë në Lezhë Forca të shumta policore të komisariatit të Lezhës, mbrëmë, ushtruan kontroll në disa pika, ku mendohej se ishin bazat e kontrabandës në rreth. Repartet e ndërhyrjes së shpejtë si dhe pjesëtarë të policisë kriminale ndaluan dhe kontrolluan të gjitha automjetet në hyrjen e Lezhës, portin e Shëngjinit si dhe rrugën nacionale Lezhë-Shkodër. Gjithashtu lokalet që mendohej se mund të ishin vatra të armatëmbajtjes pa leje iu nënshtruan verifikimit policor. Urdhëri i shefit të komisariatit të policisë Paulin Sterkaj ishte i prerë: “Të gjelohët fizikisht mbi çdo njeri që kapet me maska apo që kundërshton policinë me armë”. Prezenca e forcave policore, thanë burime policore nga Lezha, do të jetë gjatë ditëve në vazhdim në Tale, Torovicë dhe Zadrimë, sidomos për eliminimin e një bande që shëtit në zonën në kufi me Shkodrën. Që mbrëmë, nga kontrolli në Lezhë janë shoqëruar në komisariatin e policisë disa persona si dhe janë bllokuar mbi 11 automjete. Autoriteti i policisë po vjen në rritje, sidomos pas kritikave të fundit në media si dhe urdhërit të prerë të ministrit të Rendit Publik Petro Koçi që “cili nuk zbaton ligjet dhe urdhërat për një rend publik të garantuar do të pushohet”. Gjithashtu po dje deputetët Pema, Marku, Hasani dhe Lesi kontaktuan me banorë të qytetit të Shëngjinit si dhe të Bregut të Matit për kërkesat e tyre në raport me policinë. Probleme kishte në lidhje me qarkullimin rrugor, pasi prezenca e tij nuk ndjehet sa duhet, aq sa në Shëngjin, banorët u ankua[n] se policia rrugore nuk është parë që prej një muaji. Gjithsesi mbrëmë qytetarët shkuan forcën e shtetit ndaj elementit negativ të shoqërisë.