10/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 janar 1999

Drejtësi me armë

Rexhep Qosja: “Drejtësia pa një forcë prapa, nuk realizohet lehtë” — Faqe 3 Rexhep Qosja: “Drejtësia pa një forcë prapa, nuk realizohet lehtë” Faqe 3

Pikëpyetjet e qeverisjes

NGA BLENDI FEVZIU Takimi Majko - Berisha duket sikur i ka fashitur zhvillimet emocionuese politike, në Tiranën e fillim vitit. Natyrisht, edhe analisti më optimist e ka të lehtë të kuptojë se kjo qetësi nuk do të zgjasë gjatë. Por më e mundshmja mbetet që në ditët e ardhshme, zhvillimet të zhvendosen nga përplasja e mazhorancës me opozitën, në kampin e vetë PS. Konferenca e pritshme e partisë më të madhe në vend, do të jetë evenimenti që mund të orientojë edhe zhvillimet e mëtejshme politike në vend. Pra, Qeveria Majko, përmirësimi i situatës politike, apo edhe zgjedhjet e par- parakohshme, do të varen në një mënyrë apo një tjetër nga rezultatet e konferencës së PS. Sinjalet kanë qenë vend ndërkohë në shtypin e përditshëm dhe gazeta “Koha Jonë” e komentonte këtë gjë dje. Nuk është sekret të thuhet tashmë se në PS padyshim që ekzistojnë disa grupime, por përplasja më e madhe do të jetë ajo midis Nanos dhe drejtuesve të rinj të ekzekutivit. Pas takimit Majko - Berisha, aksionet dhe personaliteti politik i Majkos dhe Metës është rritur. Kjo është një gjë e dukshme dhe më mirë se kudo, këtë e reflekton vetë sjellja e mëpasme e dy personazheve që drejtojnë shtetin. Por nëse nisur nga ky status i ri, Majko, Meta apo të dy bashkë do të synojnë të zënë në parti vendin e Nanos, situata komplikohet. Së pari rënimi i Nanos, me gjithë krizën morale të tij nuk është aspak i lehtë. Padiskutim shqiptarët ka ofruar plot shembuj të ngjashëm, në të cilët, një përplasje e kryetarit me sfidantë e tij ka nxjerrë gjithmonë fitues atë. Së dyti, raportet e forcave në parti mund të përmbysen dhe kështu kundërshtarët e Nanos dëshmojnë, edhe ekzekutivi merr një goditje frontale. Pra ai e humb kartën morale të qeverisjes dhe vetë PS duhet të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Së treti, nëse Nano rrëzohet, përsëri lindin probleme. Rrëzimi i Nanos do të konsumojë jo forca dhe energji, sa ideja se pas kësaj, Majko apo Meta do të dalin më të konsoliduar, është vetëm një iluzion. Për të rënë mobilizuar qeverinë, PS do të jetë e detyruar të hyjë në zgjedhje të reja. Kjo analizë e papasresh edhe më të vështirë parashikimin e konferencës së socialistëve, siç bën edhe më gri, të ardhmen politike të Shqipërisë.

Në pranverë pritet lufta

Kurset e mashtrimit

Si iu grabiten dollarët atyre që duan të mësojnë gjuhë të huaj Kuadri aktual ligjor stimulon abuzimet. Nuk ka në Shqipëri as Kembrixh dhe as Oksford Kurset e gjuhëve të huaja piramidat e reja të shqiptarëve. Me lekë ose me dollarë, mësuesit privatë apo qendrat që organizojnë këto kurse kanë lirinë t’u marrin paratë nxënësve të tyre pa u shqetësuar nëse u japin atë që reklamohet. Ndërsa prindërit që kanë paguar shtrenjtë anglishten a gjermanishten e fëmijëve të vet nuk kanë ku të ankohen kur këta në përfundim të kursit disamujore nuk fitojnë as njohuritë themelore. Faqe 15

Projektligji “Koçi” pret miratimin

Së shpejti në parlament problemi i gomoneve Problemi aq shumë i përfolur i klandestinëve shqiptarë në drejtim të brigjeve italiane ka detyruar ministrin e Rendit Publik, Petro Koçi që përveç impenjimit praktik të tij të hartojë edhe një projektligj modern dhe preciz. Projekti ka lidhje me disa parametra për mjetet e lundrimit si shpejtësia, fuqia e motorit, numri i njerëzve, mënyra e parkimit, ndriçimi, etj, të cilat nëse miratohen detyrojnë çdo njëri të licensuar të zbatojë kërkesat e ligjit, që tashmë mund të quhet ligji “Koçi”. Projekti, i cili kërkon të dhëna të shumta për të marrë licensën, është përkrahur dje edhe nga opozita italiane, e ftuara e Berishës. Pra, sipas matematikës së deputetit demokrat Vejsiu, i takon që edhe opozita shqiptare t’a përkrahë projektin “Koçi”, ndonëse po e sulmon për dorëheqje. Projekti, i cili mund të shpëtojë jetë njerëzish, pret miratimin e deputetëve, të cilët të mërkurën do t’a kalojnë me urgjencë e natyrisht me një farë opozence të pranueshme. I.M

Tankë serbe dje në rrugët e Kosovës Foto REUTERS

Si u zbulua agjenti i Ben Ladenit

Speciale Si u zbulua agjenti i Ben Ladenit Nga Pakistani njerëzit e CIA-s kanë njoftuar Tiranën faqe 9

Lushnja, shkatërruesja e ëndrrës ballshiote

Kupa e Republikës Lushnja, shkatërruesja e ëndrrës ballshiote Flamurtari, shpërthimi i madh në Vlorë faqe 22