14/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

14 janar 1999

Qeveria pa humor

Ndonëse Majko mbetet i panërlyer në kontrabandë, përsëri nuk po drejton me dorë të hekurt Faqe 4 Divergjenca në Qeveri, përplasje në PS, shtimi i të pakënaqurve nga radhët socialiste po sjellin një ndeshje finale në Kryesi

Maskat po shtohen çdo ditë

Brenda pak ditësh 5 grabitje në rrugën Gjirokastër-Kakavijë, 4 grabitje në rrugën Tiranë-Lezhë, 3 në rrugën Lushnjë-Berat dhe 6 në rrugën Milot-Peshkopi Dy persona të armatosur dhe me maska ndaluan në rrugën e Kakavijës afër mesnatës së kaluar autobuzin e punëtorëve të “Fresh compani”, duke terrorizuar pasagjerët dhe plagosur shoferin. Sipas presidentit të kësaj firme, Kosta Bezhani, ngjarja ka ndodhur vetëm 30 minuta para mesnatës së kaluar në afërsi të fshatit Haskovë, rreth 10 km në jug të Gjirokastrës dhe ka qenë vetëm guximi i shoferit që ka shpëtuar rr. terenot nga keqtrajtimi dhe grabitja e maskave. Një nga punëtorët i pranishëm në ngjarje, deklaroi se dy persona me maska që ngroheshin pranë një zjarri të vogël ndanë rrugës kombëtare, i dolën përpara autobusit dhe nën kërcënimin e armëve filluan të grabisin punëtorët. “Drejtuesi i automjetit i kap automatikun njërit prej grabitësve, por pas kësaj një breshëri plumbash u derdh mbi të, duke e plagosur në njërën dorë dhe në këmbë”-tha dëshmitari. Po mbrëmë pikërisht në këtë vend, mësohet nga burime të policisë, persona të armatosur kanë qëlluar mbi një autoveturë, duke plagosur një shtetas, identiteti i së cilës nuk është bërë akoma i ditur. Ditët e fundit megjithë masat e marra nga policia për kontrollin e rrugës nacionale Gjirokaster - Kakavijë janë regjistruar të paktën 5 raste grabitjesh në këtë segment rrugor. Këto ditë është rritur përsëri numri i grabitjeve dhe i vrasjeve në rrugët nacionale të të gjithë vendit, duke rikthyer terrorin psikologjik, aq sa njerëzit nuk guxojnë të udhëtojnë sapo errësohet. A. BREGU

Karikaturë nga Medi Belortaja

Rendi, “thembra e Akilit”

Rendi dhe siguria vazhdimisht kanë qenë pika e dobët e të gjithë ekipeve që kanë qeverisur vendin dhe pas ngjarjeve të vitit 1997. Fillimisht, do të ishte gabim të injorohej fakti që shumica e shqiptarëve tashmë janë të armatosur, gjë që e rrit dukshëm probabilitetin e kryerjes së krimeve. Megjithatë, mungesa akoma e një rendi në nivele të pranueshme më shumë ka të bëjë me faktorë të tjerë, sidomos ato me prejardhje ekonomiko-sociale. Rënimi i vazhdueshëm ekonomik i shumicës së shqiptarëve, vështirësisë për të përballuar një jetesë në kufijtë e minimumit, pamundësia për të siguruar një burim jetese në rrugë të ndershme e ligjore janë shkaku kryesor që shtyjnë një pjesë të mirë të njerëzve të papunë të kërkojnë mundësi nëpërmjet krimit. Në këtë aspekt, nuk mund të përjashtohet ndikimi i shembullit paligjshme duke abuzuar me funksionet e tyre, duke mos njohur të bëjnë dhe aleanca me botën e krimit. Në shumicën e rasteve është pikërisht kjo klasë pushtetarësh që duke u ndodhur në krahun e krimit, është e interesuar që vendi të notojë në kaos dhe nëpërmjet presionesh e formash të tjera ndërhyrjeje saboton punën e policisë. Megjithatë, falë përkushtimit dhe punës së njerëzve të ndershëm me uniformë, nuk kanë munguar edhe arrestimet. Por, njerëz të tillë, që nuk janë të pakët në radhët e policisë, zakonisht bëhen objekt i një lufte të ashpër nga disa pushtetarë të pamoralshëm që luajnë të gjitha kartat për të uzurpuar postet drejtuese apo ato ku “del diçka” me njerëzit e tyre edhe në strukturat e rendit. Natyrisht nuk duhet harruar “përkrahja” morale që i jep krimit opinioni me mingje të përhershme si dhe ombrellën që iu krijohet banditëve me tesera të PD-së, të cilët ndahen nga policia, e cila drejtohet në shumë raste nga bashkëpunëtorë të krimit dhe të kontrabandës. Në këtë mënyrë, janë lënë në harresë profesionistët e vërtetë të kësaj fushe, gjë që nuk ka si të mos pasqyrohet në mungesën e eficencës në luftën kundër krimit. Me këtë shpjegohet dhe fakti që megjithë ndryshimet e vazhdueshme në nivele të ndryshme të hierarkisë së Rendit Publik, nuk është vënë re ndonjë ndryshim i dukshëm përsa i përket forcës zbuluese dhe goditëse kundër krimit. Shembulli më i qartë i megjithëse i dhimbshëm është ai me shtylat e tensionit ku deri më sot nuk është zbuluar edhe një individ apo grup që bën këtë krim të shëmtuar. Ndryshimet pa vend në polici kanë dhënë një të keqe tjetër. Duke u ndodhur nën pështjellën e përkohshmërisë, njerëzit e rendit nuk kanë si të mobilizohen dhe më keq akoma, ka shumë gjasa për të mos i bërë ballë tundimit të korrupsionit etj. Duke pasur parasysh ndikimin e rendit në të gjithë sektorët e jetës së vendit, të qenët e tij në nivele të tanishëm, do të jetë një nga faktorët vendimtarë që do të çojë në rënien edhe të qeverisë së tanishme.

“Mirëkuptim” Pozitë-Opozitë