NGA FRROK ÇUPI
Përtytpimi më i afërt për ballkanasit, cilët do qofshin këta (duke bërë ndonjë përjashtim për Grecinë), është ky: Disa qytete të vjetër perandorake ose komuniste, të mëdhenj sa malet dhe të zgavërt sa dinosaurët, nëpër të cilat lëvizin krijesat më të vogla që quhen njerëz. Plus këtyre gjigandëve të boshatisur për shkak se njerëzit dukem mizerakë, janë disa qytete të rinj të stilit të Bombeit, plot pellgje uji të pistë, baltë, teneqe dhe plastmas. Si në llojin e parë të qyteteve, ashtu edhe në llojin e dytë ‘qytetar’, ballkanasit duket se lëvizin krejt njëtrajtshëm, lart e poshtë, duke bërë ‘punën e tyre’ më të preferuar. Ata janë kthyer vetëm në tregtarë. Shesim....shesim...shesim. ‘Ej, ejani këtu, ne ballkanasit shesim...luftë’. Kështu tu duket se thërrasin ballkanikët nëpër të gjitha skut(at) e qyteteve dhe në të fshehtat e trurit të Botës Perëndimore, duke mbajtur të vetmin mall të tyre të shitshëm.
(Vijon në faqe 4)
Kosova zbeh klandestinët
NGA BLENDI FEVZI
Majko ka zbritur dy ditë më parë për të tretën herë në tokën italiane. Deklarata e tij e hershme, se Roma është një partner i privilegjuar strategjik, duket se nuk ka pasur novojë për një mbrojtje më dinjitoze. Dhe çuditërisht, vizita më e vështirë në protokollin kryeministror ka kaluar me më pak probleme se sa pritej. Majko zbarkoi në Itali në një moment aspak të favorshëm për të. Disa vrasje rresht në Milano, që mbanë autorësinë e mafies shqiptare atje, kanë krijuar një klimë tensioni dhe mëri. Jo vetëm media, por edhe politika është bashkuar kësaj here me korin e ekstremistëve të cilët e shohin emigracionin klandestin dhe atë shqiptar në përgjithësi si burimin e fatkeqësive të tyre. Kjo klimë e padëshiruar dhe inatçore, pritej të shoqëronte gjithë vizitën e delegacionit shqiptar, madje edhe të kërçenonte marrëdhëniet deri tani të mira mes dy vendeve. Por kur pritej që Roma zyrtare të kërkiste dhembët dhe të kërkonte nga Shqipëria masa më të ashpra në bllokimin e klandestinëve, situata ka ndryshuar. Majko zbriti në aeroportin e Romës me ligjin mbi sekuestrimin e skafëve në dorë dhe ky u përdor si dëshmi e vullnetit të mirë të Qeverisë Shqiptare. Ai kërkoi ndihmën italiane për zbatimin e ligjit dhe pa pasur nevojë të kërkojë falje për kriminalitetin, si në Greqi, e mbylli këtë kapitull të rëndë me kosto të papërfillshme. Por karta e artë në dorën e Majkos nuk ishte këtë herë as mosha e tij e re dhe as vendimi italian për të mbështetur Shqipërinë me çdo kosto. Majko mbante në dosjen e tij deklaratën e hapur të Ministrit të Jashtëm Jugosllav dhe kërcënimin e tij serioz për mundësinë e një lufte. Me lukuni e një Kryeministri 30 vjeçar vendi i të cilit kërcënohet nga flakët e luftës, Majko u përgjigj po aq fort. Ai deklaroi se Shqipëria është e vendosur të mbrojë territorin e saj dhe nuk harroi t’i tregojë Romës se një sulm ndaj Shqipërisë, do të thotë “T’i heqësh siguresën bombës që quhet Ballkan”. Jashtë kostos që Europa do të kishte në një rast si ky, ai i kujtoi D’Alemës se disa qindra mijëra refugjatë shqiptarë do të shtonin në këtë rast kontigjentet akualisht problematike për Italinë.
Majko e kaloi kështu situatën e rëndë e krijuar nga kriminaliteti shqiptar duke e zhvendosur bisedën në zona, ku Shqipëria është ndjeshmërisht e favorizuar.
Dje gjenden 45 kosovarë nga fshati Raçak të vrarë brenda ditës nga forcat serbe
Foto REUTERS
Dje gjenden 45 kosovarë nga fshati Raçak të vrarë brenda ditës nga forcat serbe. Foto REUTERS
Radiotelevizionet shfrytëzojnë gazetat
Si pasojë e leximit të gazetave pa leje tirazhi ka rënë në mënyrë të ndjeshme
Botuesit e shtypit: Nuk do t’i lemë më të na vjedhin punën
Faqe 32
Paska qenë shumë e lehtë për të mbajtur një radio ose televizion privat me informacione. Pronaret e mediave të reja elektronike kanë gjetur një zgjidhje që pavarësisht nga teknologjia, dhe mënyra ngjan tipike me shumë dukuri të tjera që po ndodhin këto kohë në vend. Të jetosh në kurriz të tjetrit. Nuk kishte pse të mos e bënin dhe media elektronike kur e kanë edhe praktikisht shumë të lehtë.
Rendi, hala në fytin e qeverisë
POLICI
Rendi, hala në fytin e qeverisë
Koçi kërkon të vazhdojë reformën
faqe 3
Nga Kevin Kostner te Ledi Dajana
Kulturë
Nga Kevin Kostner te Ledi Dajana
Kur dashurohen artistët humbasin mendjen
faqe 26
Teuta dhe Vllaznia, kualifikimi plot gola
Sport - Futboll
Teuta dhe Vllaznia, kualifikimi plot gola
Shqiponja nga kategoria e dytë në çerekfinale
faqe 21
Sugjerim i Berluskonit
PD: Nëse ai kërkon të kthehemi në parlament do ta mendojmë
“Deklarim që duhet të merret në konsideratë”, ky ka qenë reagimi që vjen nga Partia Demokratike për kërkesën e Berluskonit që PD të hyjë në parlament.
Megjithatë demokratët duket se kanë dyshimet e tyre rreth këtij deklarimi të Berluskonit. Sipas Ylli Vejsiu, këtë fakt e ka bërë publik vetëm ajo që ai e quan media e majtë dhe kryeministria shqiptare. “Zakonisht partitë e huaja, si të majta dhe të djathta e kanë bërë këtë kërkesë dhe kjo nuk është për t’u çuditur.
Faqe 7