Nuk ka zgjidhje tjetër për një stabilitet të gjatë politik dhe ekonomik
Bashkimi bën fuqinë
NGA GAVROSH LEVONJA
Dje u mësua se Millosheviç bën ndryshime esenciale në qeveri duke futur në kabinet edhe kundërshtarët e tij politikë, përfshirë edhe Vuk Drashkoviçin, të cilin me 1993 e kishte futur në burg. Këtu nuk është fjala për të diskutuar rreth efekteve që mund të ketë një hap i tillë përsa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë, kryesisht neutralizimit të veprimeve të faktorit ndërkombëtar apo për situatën e brendshme në Jugosllavi. Ajo që ka rëndësi në këtë aspekt, lidhet me momentin në të cilin Millosheviçi e ndërmori një hap të tillë. Dihet që Jugosllavia e sotme, veçanërisht Serbia, si pasojë e vijës politike të ndjekur që nga fillimi i viteve 90-të ka përjetuar mbi vete antipatinë e faktorit ndërkombëtar dhe mbi të gjitha po vuan pasojat e një izolimi të gjithanshëm. Kështu, Jugosllavia, dikur, vendi më i afërt se çdo vend tjetër i Lindjes, me perëndimin, tashmë i ka të mbyllura të gjitha urat që e lidhin me institucionet perëndimore. Veç këtyre Serbia, ndodhet e ekspozuar edhe para rrezikut të një reagimi të NATO-s si ndëshkim për vijën politike të ndjekur në Kosovë e ngjashme kjo me atë e ndjekur pak vite më parë në Bosnje dhe Bosnjë të tjera të hapësirës së ish-Jugosllavisë. Po në një gjendje shumë më pak të lakmueshme ndodhet aktualisht Shqipëria. Vend që akoma nuk e ka marrë veten nga pasojat e rënda që shkaktoi kaosi i dy viteve më parë pas shpërbërjes totale të shtetit. Konkretisht, duke filluar nga ekonomia, rendi apo probleme të tjera me rëndësi jetike, vendi ynë ndodhet përballë sfidash të cilat nuk mund të zgjidhen në asnjë mënyrë pa një bashkëpunim të pozitës me opozitën duke e angazhuar këtë në mënyrë të gjithë potenciale e saj në shërbim të vendit. Nëse deri pak më parë, vendi u zhyti në një gjendje të pashpresë, kjo ishte dhe si rrjedhim i një lufte të principit dhe absurdës ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Madje ky ka qenë ndoshta faktori kryesor që zhyti vendin në kaosin e dy viteve më parë apo që krijoi precedent in e trishtueshëm të 14 shtatorit të vitit të kaluar. Duke pasur parasysh momentin kritik në të cilin ndodhet vendi si dhe zhvillimet në Kosovë, bashkëpunimi pozitë-opozitë është imediat. Takimi Majko-Berisha i një muaji më parë në të vërtetë ngjalli një farë shprese për instalimin e dialogut pozitë-opozitë. Po duket se politika shqiptare akoma nuk është ngritur në nivel të tillë që politikamën të jetë gjënë më të përbashkët duke qenë në logorë të kundërta. Po, siç ka treguar çdo eksperiencë, mënyra më e mirë për bashkimin një bashkëpunim të tillë, mbetet bashkimi i energjive të tyre në një qeveri të përbashkët. Kjo, pasi kështu, e prekën do të mundësohej zgjedhja e një zgjidhjeje e cila do të nxirrte vendin nga balta.
Berisha drejt pushtetit
Lideri i PD Berisha duke u intervistuar dje nga gazetarët. Foto LEONARD FILOPATI
Qeveria, konfliktet nuk kanë të sosur
Kabineti qeveritar rrëmujë. Mungon edhe një Sekretar i Përgjithshëm
Qeveria, konfliktet nuk kanë të sosur
Janë deklaruar sherret Majko-Meta, Majko-Koçi, Meta-Angjeli, Meta-Koçi, Meta-Bufi, Milo-Meta-Lakror(i), Majko-Meksi
Faqe 32
Qeveria është e përçarë. Aktualisht, askush nga ministrat nuk është në gjendje që të bëjë të mundur bashkërendimin e punës së tyre, duke shkaktuar kështu një varg konfliktesh, të cilat tashmë janë bërë mëse aktuale. Vetë kryeministri Majko ka pasur një konflikt me zëvendësin e vet Metën.
Jemi të gatshëm të përballojmë luftën
Politikë
Jemi të gatshëm të përballojmë luftën
Deklaratë e partive parlamentare të Republikës së Shqipërisë
faqe 5
Ministri Koçi - raprezalje në polici
“Jam i vendosur që të vendos rendin, paçka se dikush kërkon që unë të dështoj...”
Mbrëmë ministri i Rendit Publik shkarkoi nga detyra pesë oficerë policie në Rinas si dhe tre shefa karrikullimi rrugor në disa rrethe. Gjithashtu mësohet se ai brenda pak ditësh do të bëjë disa lëvizje të drejtorëve të policisë, ndonëse këto vetëm i propozon, kurse emërimet i bën Majko. Mend ohet për dy drejtorë policie në Veri dhe tre në Jug. Gjatë këtyre ditëve ai vetë ka inspektuar komisariatet policie nëpër rrethe, duke parë problemet dhe shqetësimet që kanë banorët.
Policia këto ditë është vënë në qendër të kritikave nga një pjesë e stafit qeveritar, kritika të bëra ndoshta edhe për interesa meskine për të emëruar njerëz të tyre në pikat kyçe të kontrabandës. Koçi thotë për “KJ” se jam i vendosur që të rregulloj plotësisht rendin, paçka se dikush kërkon që unë të dështoj. Nuk tërhiqem para problemeve që kanë lindur”.
Mbrëmë Millosheviçi fut opozitën në pushtet për të masakruar Kosovën, ndërsa në Shqipëri mbetet bashkimi i forcave për bashkëqeverisje
GAZETA KOHA JONË
Ju uron gjithë besimtarëve muslimanë gëzuar festën e Bajramit