22/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

22 janar 1999

Vlora kërkon Nanon

Ministri i Rendit Petro Koçi kritikon publikisht kryeministrin Pandeli Majko për ndërhyrje në emërimet në këtë dikaster

Greva pa afat, mësuesit pa rroga

Pezullohet mësimdhënia deri në një përgjigje pozitive nga qeveria Pas grevës një ditëshe nuk arrihen rezultate në favor të sindikatës Mësuesit janë hedhur sot në grevë pa afat. Federata Sindikale e Arsimit dhe Shkencës ka ndërmarrë kështu hapin vendimtar për të arritur realizimin e kërkesave të saj. Pas ndërprerjeve të punës me anë të grevës njëorëshe në 8 janar dhe asaj njëditore në 15 janar sindikatat kanë ndërmarrë pezullimin e mësimdhënies deri kur të marrin një përgjigje pozitive nga qeveria. Faqe 17

Mbrëmë parlamenti me votim të fshehtë zgjodhi Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTV Publik

Mbrëmë parlamenti me votim të fshehtë zgjodhi Anëtarë të Këshillit Drejtues të RTV Publik 1-Kastriot Çaushi 2-Jorgo Bulo 3-Alfred Dalipi 4-Guro Zeneli 5-Natasha Xhafka 6-Aferdita Onuzi 7-Arian Leka 8-Kristaq Laka 9-Mira Meksi 10-Zef Preçi 11-Vjollca Mecaj 12-Dorela Haxhiademi 13-Arqile Garo (ndërsa dy kandidatura të tjera janë të PD, por që nuk i ka paraqitur ende për miratim në parlament)

Foto G.SH.KULLAKU Fatos Nano gjatë fushatës së zgjedhjeve të 29 qershorit 1997 në të cilën i dha fitoren PS dhe koalicionit

Rreziku i keqkuptimit

Po ndodh para kohe. As vetë lideri i tërhequr nuk e mendonte një reagim të ngjashëm me atë të Vlorës. Por nuk ka ndodhur vetëm në kryeqytetin e revoltave. Fatos Nano mund të krenohët se e ka rinovuar partinë e tij deri në suqeritet. Dhe mitingu i djeshëm në Vlorë dukej si një protestë e ashpër kundër hipokrizisë. Sepse dje u kujtuan muajt e mijëra të rinjve vlonjatë vetëm se kundërshtuan regjimin e Berishës, i cili sot është njeriu që po e bën ligjin pa patur pushtet. Por jo vetëm për këtë Nano ka fituar të drejtën aty ku nuk hyn influenca e interesave ekonomike të paligjshme. Kryetari i PS demonstroi se është i gatshëm të japë dorëheqjen për të konkurruar nga i njëjti start me ata që donin ta largonin, duke deklaruar kështu se është për një politikë të pastër, ku të mos vendosin lojërat e vogla dhe politika e trarëve të doganave, por aftësitë e të gjithëve. Por ajo që po ndodh me bazën socialiste mund të krijojë edhe një herë rrezikun e keqkuptimit të ish kryetarit të PS. Ashtu siç ndodhi me mocionin ku u bashkuan një pjesë e atyre që tani e mallkojnë kryetarin, pasi ai i veshi me kostume serioze dhe u dha portofol qeveritari. Keqkuptimi i parë fillon tek ajo që Nano dëshiron të dëgjohet para se të përkrahet. Mbështetja intuitive që i jepet në këto momente, nuk mund të krijojë garanci që kjo që ndodhi nuk do të përsëritet, nëse Nano rikthehet në drejtimin e PS. Mesazhi i Nanos ishte antimiting dhe këtu fillon keqkuptimi. Por këtu fillon edhe problemi që ish kryetari i PS mund të ketë në fushatën e tij të themelimit të politikës. Do të jetë e vështirë të ndryshojë mentaliteti, ndërsa oferta e kundërshtarëve të tij është më e gatshme dhe më e bardhë, pasi shpërndajnë para dhe pushtet që prodhon para pa djersë. E gjithë kjo që po projekton lideri më i kërkuar i PS, duket si vështirësim i politikës. Dhe për shkak se deri tek ata që e mbështesin tani intuitivisht, do t’i duhet pa dyshim një mjet komunikimi i saktë. Që të realizojë qëllimin dhe për të ruajtur superioritetin e theksuar edhe për muaj që do të sjellin Kongresin, Nano do të duhet të krijojë marrëdhëniet me publikun, që nuk e kuptoi qëndreshmën e tij krijonte në momentin që ishte kryeministër dhe kryetar i PS. Natyrisht që në këtë pikë, ai, atëherë gaboi. Vetëm kështu ai nuk do të puset herën e votat mbështetëse të njerëzve që e keqkuptojnë dhe do të kristalizojë publikisht, në mënyrë precize të gjitha qëndrimet e tij. Që këto herë të votohen për të qënë ajo që ishte. Ndërsa duhej pranuar se Nano kur ishte në pushtet bashkë me bashkëpunëtorët e tij, e cila e ndihmoi dikur vëllezërit me para, jo vetëm nga duart e tij, por edhe të shquajve prej pushtetit autoritar të Berishës.