Ruçi kundër Majkos
Votimi i djeshëm çan në dysh grupin parlamentar të socialistëve. Fiton Meta. Faqe 3
PS, lufta ka filluar Lufta e klaneve në gjirin e PS-së për trashëgiminë e Nanos, pak nga pak po merr formë të plotë. Ndonëse ekzistojnë disa grupe që synojnë të rrëmbejnë atë që ka la Nano, lufta kryesore duket se po zhvillohet midis Majkos e njerëzve të tij dhe mbështetësve të ish-kryetarit Nano, në kohën që në hije ndodhet kërkuesve figurra e Metës, i cili ka një mbështetje të fortë ndërkombëtare. Pavarësisht nga bombat tymuese propagandistike që hidhen nga liderët e saj me qëllim për të minimizuar efektet negative në bazë, pretendentët dhe mbështetësit e tyre nuk po lënë të humbë asnjë rast për të fituar terren në dëm të palës kundërshtare. Kjo luftë, ndonëse e kamufluar, po zhvillohet në të gjitha frontet duke filluar që me spostime njerëzish në nivele të ndryshme të administratës shtetërore, me ndryshime kompe- kompen-cencash në favor të një dikasteri apo tjetri, me përpjekje për të tërhequr pjesën më të madhe të borës, me mbajtjen e qëndrimeve të kundërta përsa i përket problemeve të ndryshme, ku rasti më i prekshëm janë reagimet lidhur me falimin e dorëheqjes së ish-kryetarit Nano. Kështu, vetëm gjatë ditëve të fundit, kryeministri Majko, pas vizitave në disa qytete, ka mbledhur në selinë e PS-së krerët lokalë të saj. Ajo që të bën përshtypje lidhet me faktin se takimi i Majkos me drejtuesit periferikë bëhet fill pas gjallërimit të përkrahësve të ish-kryetarit, i cili ka paralajmëruar se betejën e tij për rikthimin do ta fillojë pikërisht nga baza e partisë. Po, pa u shuar akoma jehona e diskutimeve dhe komenteve përsa i përket kontakteve të kryeministrit me udhëheqësit e degëve, shpërthen një debat i ashpër në parlament ndërmjet atij që njihet si “dora e fortë” në PS z. Gramoz Ruçi dhe vetë Majkos. Duke pasur parasysh se diskutimi lind për një ligj jo fort të rëndësishëm, mendja ta do se debati Ruçi-Majko, më tepër mund të ketë qenë një provë force, një test për të parë sa mund t’i “mbajë kurrizin” kundërshtarit. Duke gjykuar vetëm nga reagimet që shoqëruan ikjen e Nanos, nuk ka qenë e vështirë për t’u kuptuar se sekretari koordinativ i PS-së, është ndoshta strumbullari i grupit që kërkon rikthimin e tij në krye të PS-së. Por, Majko, duke pasur dhe avantazhin e shfrytëzimit të pushtetit si kryeministër, nuk ka pse të mos pretendojë për futjen në dorë edhe të kreut të partisë. Me gjithë një pretendim të kreut të partisë. Mbajë tha kjo pretendim i tyre? E gjithë gjëja në rastin aktual, vetë PS, e kontrolluar nga kundërshtarët e tij do t’i rrezikonte seriozisht pozitat e kryeministrit. Por fitimtari i vërtetë i luftës së shpërthyer në PS sigurisht do të jetë Berisha, i cili duke ndezur shthullimet në PS, e shikon më të afërt rikthimin në pushtet. Prej rrymave e muskujve mes përkrahësve të Nanos dhe antiNanos e zhurmë, tashmë në parlament, ku Ruçi drejton me dorë e hekurt grupin socialist, ndërsa Majko dhe Meta po punojnë në nivele për fitore, pasi kanë në dorë pothuaj gjithçka, shtetin, partinë dhe Maten.
Ndeshja e grupimeve rivale në PS dje zbriti në sallën e parlamentit. Muskajt treguan se kryeministri është më i fortë se Nano