Kreditorët: Duam paratë!
Përfaqësuesit e kreditorëve: Të fillohet menjëherë kthimi i parave të mbetura
Faqe 4
Nano: Stacioni i parë i rikthimit
Pas një pauze pak a shumë të gjatë, sot, ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano, rikthehet në sallën e parlamentit.
Në një shikim të parë ky fakt nuk përbën ndonjë eveniment të rëndësishëm, për më tepër që Nano sot nuk ndodhet në podium, por i ulur në sallë, si një deputet i thjeshtë, që më vonë të riciklojë pothuaj tërë stafın drejtues të PS-së dhe qeverisjes. Megjithatë, duke pasur parasysh kalendarin e ngjarjeve politike në vend, në radhë të parë në gjirin e PS-së, ky rikthim i njeriut që drejtoi grupimin kryesor të krahut të majtë, mund të personifikojë fillimin e betejës së tij vendimtare për të rifituar terrenin që vetë e lëshoi pak kohë më parë. Në fakt Nano i deziluzionuar nga forumet e partisë së tij përsa i përket sfidës së reformimit, gjë që përbënte dhe një nga shkaqet kryesore të dorëheqjes së tij, kishte paralajmëruar se “pas kësaj do të synonte të fitonte konsensusin e bazës së partisë”. Mirëpo, do të ishte gabim të mendohej që një politikan i tipit të Nanos do ta realizonte këtë nëpërmjet takimeve e mitingjeve në qytete e fshatra apo duke qëndruar “gj’u më gj’u me popullin”. Ish-kryetari socialist, në të vërtetë ka treguar se nuk i honeps forma dhe mjete politike të tilla në bazë të të cilave është populizmi apo militantizmi fanatik. Ai gjithmonë ka preferuar t’i zhvillojë betejat politike në tryeza e institucione duke u përmbajtur linjës së normalpolitikës me respektimin e përpiktë të rregullave të lojës demokratike. Ndryshe jo më kot ka zgjedhur parlamentin, institucionin më të rëndësishëm. Duke u ulur sot në sallën e parlamentit, Nano, në radhë të parë duket se do të zhvlerësojë përfundimisht të gjitha hipotezat dhe supozimet lidhur me një largim përfundimtar të tij nga jeta politike. Nga ana tjetër ai mund të ketë zgjedhur parlamentin si stacionin e tij të parë të marshimit që shpreson ta ngjis të një herë në krye të partisë pasi këtu e ndjen veten më të çliruar nga atmosfera mbytëse e forumeve të PS, nga makinacionet e klaneve të ndryshëm në gjirin e saj. Për më tepër, nga zyrat e PS-së vijnë lajme që tregojnë se krerët e këtyre klaneve kanë hartuar plane e përgatitur platforma të ndryshme që të “qerojnë hesapet” me grupat kundërshtare dhe sidomos të nxjerrin përfundimisht jashtë loje njeriun tentojnë t’i jepte një fryrë të re kësaj formacioni politik mbi të cilin rëndonin shirat e “mëkatet” e të kaluarës. Nuk është çudi që duke parë ish-kryetarin socialist në sallën e parlamentit, kundërshtarët e tij mund të jenë të detyruar të ndryshojnë planlet e tyre, ndonëse shumica e socialistëve ditën e krizë dojë që të përfitojnë ndonjë ngritje tranë të doganave nga pushtetmbajtësit, ndërsa natën shikojnë dhe luten se “jemi me ju zot kryetar”. Nëse Nano kaq radhë nuk e vë në ndarje dhe seleksionim të saktë për një staf njerëzish seriozë dhe me autoritet publik, atëherë kot që mbështetet nga grupat, ndonëse artikullojnë zëra se Majko dhe Nano po shkojnë drejt mirëkuptimit, por gjithsesi me Nanon kryetar dhe me Majkon kryeministër.
UÇK nuk është një zë i vetëm
Këshilltari politik i Presidentit Meidani, Preç Zogaj, flet për zhvillimet më të fundit në Kosovë
. “Tirana ndihmon, këshillon, sugjeron por nuk imponon. Kosova nuk është çështje e rivalitetit midis Shqipërisë dhe Serbisë siç kërkon ta paraqesë Beogradi”. Tirana zyrtare nuk ka mohuar se ka komunikuar publikisht me krahun politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por nga ana tjetër nuk pranon se e ka komanduar atë. Preç Zogaj, Këshilltar Politik i Presidentit Meidani, ka shpjeguar dje për “KJ” rolin e Shqipërisë në zgjidhjen e çështjes kosovare dhe qëndrimin e Presidencës gjatë tratativave me liderët politikë të Kosovës. Faqe 7
Zv.kryeministri Ilir Meta duke u këshilluar nga Janullatosi. Foto Leonard Filopati