06/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

6 shkurt 1999

Pragu i paqes

NGA FRROK ÇUPI Sot, në një përpjekje franceze (Rambuje), fillon takimi i Paqes mes shqiptarëve dhe serbëve. Shumëkush e përjeton këtë si një ngjarje të zakonshme politike, pa mundur të arrijë në majat e saj si ngjarja e parë e paqes në Ballkan. Në kohën kur shtetet që përbënin Jugosllavinë u grindën, luftuan dhe u ndanë mes tyre, asnjë nga “analistët e shquar” nuk mund të mendonte se në Jugun ballkanik qëndronte “kutia e paqes”, dhe kjo ndodhej në duar të shqiptarëve dhe serbëve. Tani erdhi koha që Ballkani të qetësohet, duke i dhënë fund grindjeve shekullore mes shqiptarëve dhe serbëve. Edhe në këtë moment kur në Paris po zbresin aeroplanet e delegacioneve për në Rambuje, diku në sfond ndodhen disa njerëz primitivë nacionalistë ekstremë ose grindavecë të përjetshëm, që shajnë dhe ulenjinë kundër idesë së Paqes. Por megjithatë, si për sfidë të tyre dhe të viteve mesjetare, sot në shtetin e Francës po vendoset guri i parë i Perëndisë Paqë mes shqiptarëve dhe serbëve. Fjalë u qofshim atyre njerëzve që dhanë jetën, duke menduar se jeta e dhënë do të krijonte paqen. Por për fatin mirë të gjallëve, në horizontet e Europës po duket ylli i paqes pa gjak. Ja se si po shfaqet kjo pamje: Nga pala shqiptare janë nisur drejt Frances, vëllezërit-armiq, të cilët bënë pjesë në krahët më të skajshëm të politikës së Kosovës- UÇK Qosja, deri tek një analist i zakonshëm me emrin Shala. Agjencitë botërore, mes palës shqiptare, përmendin tre emra: Rugova i moderuar, Demaci ekstrem i humbur dhe Surroi i zgjedhur i Amerikës. Të gjithë do të përbëjnë ekipin. Po përvijohet politika e nesërme: Kush mbeti në rrugë, le të merret me punët e tij. Nga pala serbe kërkohet të marrë pjesë vetë Presidenti Millosheviç, që është quajtur “e keqja e domosdoshme e Jugosllavisë”. Deri tani Parlamenti i Jugosllavisë ka vendosur për pjesëmarrjen në Rambuje, por ende nuk ka lejuar që në lejunin e përfaqësuesve të UÇK që të ngjiten në bordën e avionit ushtarak francez, në aeroportin e Prishtinës. (Vijon në faqen 1)

Majko në krah të Klintonit

Kryeministri shqiptar Pandeli Majko duke u takuar me presidentin e SHBA Bill Klinton Foto REUTERS

AMC ka vjedhur shtetin

Do të paditet penalisht drejtori i përgjithshëm Genc Hamzuraj Kontrolli i Lartë i Shtetit gjen shkelje të rënda në ndërmarrjen shtetërore Faqe 15 Shoqëria Anonime “Albanian Mobile Communication”, AMC, “i nënshtrohet” imtësisht Kontrollit të Lartë të Shtetit. Një ndër shoqëritë më të mëdha të vendit, AMC, dje ka marrë në dorë relacionin përfundimtar të Kontrollit të Shtetit. Kjo shoqëri megjithëse është krijuar nga shteti, ka treguar se është po aq “e aftë” në menaxhimin e saj sa edhe vetë shteti.

Shkarkimet, akuzohet Petro Koçi

POLICI Shkarkimet, akuzohet Petro Koçi Ceka mbledh krerët e rendit faqe 2

PD: Mund të hyjmë në parlament

POLITIKË PD: Mund të hyjmë në parlament Do mblidhet grupi parlamentar faqe 4

Sher për kryetarin e KPD

PS përplasje mes klaneve Sher për kryetarin e KPD Mendime të ndryshme për kongresin faqe 4

Vajza peng tre ditë, përdhunohet nga tre të rinj

ARREST Vajza peng tre ditë, përdhunohet nga tre të rinj 18 vjeçarja rrëmbehet në rrugën e Elbasanit faqe 8

Këngëtari i Rolling Stones me 7000 të dashura

KULTURË Këngëtari i Rolling Stones me 7000 të dashura Së fundi pret një fëmijë me një braziliane faqe 26