18/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

18 shkurt 1999

KURDËT SULMOJNË RAMBUJENË

QINDRA KURDË PROTESTOJNË PËRPARA KËSHTJELLËS PËR LIDERIN E TYRE, TEKSA SHQIPTARËT E SERBËT PO VENDOSIN FATIN E ARDHSHEM TË KOSOVËS F 12

Shqipëria, kaos në Rambuje

Konferenca e Rambujesë vazhdon normalisht. Kjo është fraza standard që përsëritet nga zëdhënësit e Ministrive të jashtme çdo ditë në ora 12.00 në Kryesytet me të rëndësishme të botës. Dhe që përbën angazhimin më të madh të Ministrive të Jashtme të tyre. Ky fakt i bërë publik nga shtypi që prej 12 ditësh duket se nuk ka ngjallur shumë jehonë në politikën shqiptare. Ashtu siç nuk ka ngjallur jehonë fakti që pjesa më e rëndësishme e politikës së botës është kthyer tashmë nga Rambujeja dhe këshjell[a] mesjetare franceze është bërë arena e politikës së lartë. Prania e Shirakut, vajtje - ardhjet e Ollbrajt, Kuk, Vedrin, Dini, duket se përcillen në ambientet shqiptare me të njëjtin emocion që mund të përcillet një konferencë e rëndësishme për paqen në Lindjen e Mesme apo në Angola. Njoftimet e edicioneve të lajmeve që huazojnë pamjet e Euroruzit apo RAI, mungesa e manifestimeve mbështetëse politike dhe mbi të gjitha mungesa e angazhimit real të politikës, të ngjall një ndjenjë të keqe. Thuajse në Francë nuk diskutohet edhe e ardhmja e Shqipërisë, por diçka që nuk ka asnjë lidhje me të. Meidani nuk është parë asnjë ditë në ekranin e TV, nuk ka drejtuar asnjë mesazh solidariteti dhe mbi të gjitha, nuk i ka bërë asnjë apel forcave politike të jenë më të vëmendshme ndaj zhvillimeve atje. Që prej më shumë se një javë në Paris është instaluar Presidenti Jugosllav Milutinoviç, ka qenë për një vizitë Z. Kryeministri Drashkoviç dhe që andej ka kaluar në Romë. Beogradi po lëviz me të gjitha kanalet e tij diplomatike, ndërsa ekzekutivi shqiptar ngjan rrëmujë. Duke revokuar një situatë identike me atë të Konferencës së Versajës së 1919, në Paris kanë mbërritur si atëherë dy ose tre dërgata që përfaqësojnë qeverinë shqiptare dhe asnjë prej tyre nuk ka lidhje me tjetrën. Ministri i Jashtëm ka dërguar tjetrën. Ministri i Jashtëm ka dërguar Zv.Ministrin, Xhufi. Kryeministri ka dërguar Nënkryetarin e SHIK, Kadë-[?]na dhe Këshilltarin Juridik Isaraj ndërsa Ministria e Brendëshme Këshilltarin Bare. Ky përfaqësim i çuditshëm i Shqipërisë rreth Kështjellës ku vendoset lufta apo paqa në Ballkan, ka krijuar jo pak reagime dhe mëri tek delegacioni kosovar. Ata ndihen kësaj here pa mbështetje dhe mbështetja që ata presin është diçka më shumë se sa raportimet e pak gazetarëve që kanë shkuar atje me shpenzimet e tyre, disa emisione tek TV Shqiptar dhe mesazhi i Kryeministrit në manifestimin e ditës së shtunë. Shqipëria nuk është pjesëtare e Konferencës së Rambujesë, por në takimin e atjeshëm vendoset fati i Kosovës dhe fati i saj.