RAMBUJEA GJYSMAKE
UÇK: “Asnjë vendim politik nuk mund të merret pa miratimin e Demacit. Do vazhdojmë luftën çlirimtare deri në fund”
QEVERIA SHQIPTARE: “Përgëzojmë delegacionin kosovar për arritjen në parim të marrëveshjes dhe mbështesim raundin e dytë”
BERISHA: “Grupi i Kontaktit i dha fitoren Millosheviçit”
Gjithshka mbi çka ndodhi dje në Rambuje, analiza nga analistët më të njohur të botës, qëndrimet e politikanëve shqiptarë, çfarë humbin dhe çfarë fitojnë shqiptarët
F 2-9
Shteti i përulur para krimit
Mentor Kikia
Jeta është bërë mall më pak i kushtueshëm në këtë vend. Madje më i lirë se një xhup tek tregu i “Gabit”, i cili dje është bërë shkak për vrasjen e tre njerëzve në Durrës. Ngjarja e ditëve të fundit, vrasja makabre e një studentjeje, atentati ndaj avokatit Koci, quan deri në ngritjen e avokatëve e gjykatësve në protestë. Vetë njerëzit e drejtësisë kanë bërë thirrje që krimi të ndëshkohet rëndë, pa ditur se kujt ia bëjnë këtë kërkesë. Pasi është ky segment i shtetit që duket se ka përgjegjësinë më të madhe për kriminalitetin që sot shëtisin rrugëve, ndoshta edhe për atë që qëlloi mbi Kocin. Megjithatë, pozitave është se shtresa të caktuara shoqërore, që janë më të “pozicionuara” se masa e gjerë e popullit, janë ndërgjegjësuar se krimi duhet ndëshkuar. Këtë gjë e ka bërë disa herë policia, institucionet i goditur nga krimi më shumë se çdo pjesë tjetër e shtetit, duke patur parasysh se janë me dhjetëra policë të vrarë. Pra që gjithë thënë, “të luftohet krimi”, dhe këtë e thonë edhe ata që duhet të në vërtetë ta luftojnë atë, pra drejtësia dhe policia. Por në këtë situatë në vend, policia shqiptare, pra Ministria e Rendit, më shumë se një strukturë shtetërore e destinuar për ruajtjen e rendit, duket të jetë një strukturë politike e partive që qeverisin, e që ndryshon saherë ndryshojnë raportet mes tyre. Për çdo kryeministër ajo ka qenë ministria e sherrit. Është më e vështira për t’u drejtuar në këtë kohë, por është më e lakmueshmja, gjë që ka bërë që përherë të mbushet me militantë. Transfuzioni i i herëpashershëm i kuadrove të saj, ka bërë që në vend të strukturave të mirëfillta antikrimi, të ngrihen shtojca të kësaj qeverie, përplasjet e të cilëve reflektohen për mrekulli në zyrat e kësaj ministrie. Partitë shqiptare, ndersa bëjnë pazare për ndarjen e vendeve në qeveri, kërkojnë të kenë edhe përfaqësuesit e tyre në këtë ministri. Kjo ka bërë që asnjëherë aty të mos konsolidohen strukturat e vërteta të luftës kundër krimit dhe pasojë krimi të jetë më i lehtë “qarku” në veprimet e tij. Qeveritë kanë ardhur e kanë ikur, kush më shpejt e kush më vonë, dhe bashkë me to edhe premtimet se rendi do të vendoset për aq e aq ditë. Ndërkohë askush nuk ka përcaktuar një nisi matëse, se kur mund të quhet i vendosur rendi, asnjë shqiptar s’mund të jetë dakord me shtetin e tij, kur nuk është i sigurtë në në mbrëmje do të kthehet gjallë në shtëpi, apo shtëpinë do ta gjejë ashtu siç e la në mëngjes.
GRUPI I KONTAKTIT SHPALLI ARRITJEN E MARRËVESHJES, NDËRKOHË QË FIRMAT MUND TË HIDHEN PAS DY JAVËSH. SHQIPTARËT DO TË KTHEHEN NË KOSOVË PËR TË SHQARUAR NJERËZIT E TYRE NDËRSA SERBËT TË REFLEKTOJNË...
Revista AKS fillon shportin e saj
Viza SHENGEN dhe dhurata të tjera për lexuesit fitues
Lexoni faqe 2