27/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

27 shkurt 1999

VRASËS ME PAGESE

Për 1 milion lekë hedh në erë dy shtëpi ARRESTOHET NJË 47-VJEÇAR QË KRYENTE KRIME ME POROSI F 2

Të gjithë në Kosovë, të gjithë askund

Frrok Çupi Në zyrë bë zilja e telefonit dhe dikush përgjigjet duke përmendur Kosovën; në zyrat e larta të shtetit dita fillon me “Kosovën”; edhe në zyrat e opozitës menjëherë pas kafesë flitet me zë për Kosovën; një helikopter vërtitet dy orë mbi kokat e pallateve të Tiranës “sepse do të niset për në Tropojë për Kosovën”. Në një sallë të mykur arti bëhen provat e fundit për një koncert me Kosovë. Një i ri i vetmuar natën telefonon Radion “Intervista” nga një kabinë në rrugë duke thënë se do të flinte jashtë për “enrigh vendlindja Kosovë”. Të gjithë janë drejtuar nga Kosova. PO KËTË KUSH MBETET? Këtu fëmijët u kthyen nga shkolla, sepse “dikush ka njoftuar për bombë”; një punonjëse e Akademisë së Shkencave ka hequr këpucët dhe përpiqet të kalojë lumin në mes të bulevardit të Tiranës; një shitës zarzavatesh i thërret më kot një polici pse dikush sapo i ka plaçkitur thesin me karrota; në dritaren e një pallati një vajzë, nervoze, i bën me gishta të dashurit të vet se nuk mund të dalë për shkak se nuk kishte ujë të ngrohtë për t’u larë; pensionistët kanë mbushur radhët për të tërhequr 20 dollarë për 15 ditë... Të gjithë të tjerët janë nisur drejt... Kosovës. CILËT JANË TË TJERËT? Ka kaq shumë vite që këtu në Shqipëri bëhet një zhurmë me emrin “Kosovë”. Kjo është herë zhurmë rapsodike, herë zhurmë në tren, herë zhurmë politike. Gjithnjë krijohet përshtypja sikur të gjithë janë nisur andej nga Kosova, duke krijuar keqkuptime tragjike. (Vijon në faqen 2)

Meta, sfidë në PS

Blendi Fevziu Komentet, akuzat dhe hamendjet e ditëve të fundit mbi zhvillimet në lidershipin e PS kanë marrë dje përgjigjen e parë zyrtare. Por ndryshe nga sa pritej, përgjigjja nuk ka ardhur as nga Sekretari i Përgjithshëm Majko, as nga Sekretari Koordinativ Ruçi dhe as nga ai i Organizatave Ligësi. Me një editorial në shtypin e përditshëm, Ilir Meta, Zv.Kryeministër dhe Kreu i FRESH ka marrë përsipër të sqarojë të ardhmen e PS dhe të fusë elektoratin “një milionësh” të partisë rozë në drejtimin e duhur. Jashtë kontekstit të shkrimit, ndërmarrja e Metës ka një vlerë të veçantë. Duke folur në emër të Partisë Socialiste dhe duke u përgjigjur për gjithë komentet e bëra mbi të, Meta merr përsipër publikisht rolin e liderit. Hamendjet që e përcaktojnë atë si njeriun më të fuqishëm në strukturat e Partisë Socialiste kanë tashmë edhe përgjigjen e tij pozitive. Socialistët gjenden në një situatë kaotike dhe këtë Meta nuk heziton ta pranojë. Mungesa e një lideri të mandatuar nga kongresi ka hapur shtegjet e shpresës për shumë individë dhe grupe, përplasja e të cilëve në kongresin e qershorit ka filluar të përgatitet që sot. Kësaj fryme i shërbejnë edhe lojrat me shtypit apo deklaratat kontradiktore, të cilat kanë krijuar një përshtjellim të plotë jo vetëm në PS, por edhe në qeverisje. Duke e ndjerë këtë boshllëk dhe mungesë autoriteti në lidershipin e PS, Meta ka marrë përsipër të pilotojë të ardhmen e partisë së më të madhe në vend. Jashtë simbolikës, Meta ka hedhur në shkrim një ide të guximshme. Ai ka bërë ndarjen e lidershipit të PS në të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm dhe ka përcaktuar se mbi ç’kritere mund të bëhet ky klasifikim. Mendimi se përgjegjshmëria ndaj atyre që zbatojnë statutin e partisë dhe institucioneve, ndërsa të papërgjegjshmit të tjerët, nuk ka nevojë për komente. Meta ka qenë i kujdesshëm për të mos përmendur emra, por nuk është vështirë të kujtosh se ata që janë kritikuar kohët e fundit nga partia për shkak të programit rozë janë disa nga figurat më të rëndësishme, përfshi Kryeministrin Majko. Ideja e një konflikti Majko - Meta është përmendur shpesh, por zhvillimet e ardhshme në PS mund t’i shndërrojnë hamendjet në një përplasje reale. Shkrimi i djeshëm është ftesa e parë që Meta i ka bërë gjithë partisë, por në radhë të parë Majkos për të respektuar rregullat e lojës. Rregulla, që duket se janë vendosur në prapaskenat e partisë rozë.

Shqipëria gati për të përballuar luftën me Serbinë

F 4

Kompania më e madhe amerikane e naftës, largohet nga Shqipëria

F 15

Po refuzove ushtrinë, ke dy vjet burg

F 17

Kineastët shqiptarë peng tek firma “2K”

F 19