Skandal në gjykatë: një gjykatëse rrihet në sallë
SKANDAL NË GJYKATË
NJË GJYKATËSE RRIHET NË SALLË
Ndihmës gjykatësi e qëllon me shpulla dhe e rrëzon përdhe
F 7
“Rambujeja është korrigjim i Konferencës së Londrës. Jam kundër fushatës anti-Demaç”
Ekskluzivisht për “KJ”, Rexhep Qosja
F 3
Njerëzit nuk kanë besim që Nano mund të bëhet kryetari i PS.
Reagime nga deputetë dhe qytetarë
F 4
Ministrit nuk i binden vartësit
Ministria e rendit në kaos total
Janë të njohura përpjekjet serioze dhe të sinqerta të ministrit të Rendit Publik Petro Koçi për rivendosjen e rendit në të gjithë territorin e Republikës, ndonëse dëshirës së tij të mirë i janë kundërvënë kryeministri Majko, zv.kryeministri Meta, zv.ministri Yzeiri dhe tani së fundi edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë, i komanduar, Veli Myftari. I rrethuar nga një zjarr i tillë përvelues ministrit i mbetet një këmbëngulje titanike për të sfiduar krimin, por edhe kundërshtarët e fortë politikë, aq më tepër që së fundi ministri Koçi mund të propozohet edhe për kryetar i PS-së në kongresin e socialistëve.
Ministri Koçi me zëvendësin e tij të vetëm nuk fle, pasi nuk ka besim se e quan njeri të Berishës, me zv.kryeministrin Meta nuk pranon të takohet, ndërsa me Veli Myftarin, drejtor i Përgjithshëm i Policisë, emëruar pa dëshirën e tij, nuk komunikon lirshëm pasi edhe ky e ndjen veten “ministër de facto”, kështu që Petro Koçi ka nevojë për ndihmën e sinqertë të parlamentarëve dhe të vetë Presidentit Meidani. Në qoftëse socialistët duan të rivendosin përfundimisht rendin dhe të justifikojnë besimin e votave të 29 Qershorit, patjetër që duhet të mbështesin ministrin aktual, që u kritikua në mbledhjen e Vjenës nga “Grupi i Miqve të Shqipërisë”. Nëse ministri deklaron përditë se nuk mund të punojë me zv.ministrin, atëherë përse kryeministri dhe kryesia e PS-së nuk ia plotëson dëshirën, nëse ai troket në zyrën e Majkos për drejtorin e Përgjithshëm, se nuk e njoh dhe nuk jam i sigurt në aftësitë e tij, përse kryeministri apo dikush pas tij, e detyrojnë për konflikt ministrin e papërlyer Koçi?! Mos ndoshta ka një strategji për ta deziluzionuar apo po përgatit “kurbanin” e tij, duke emëruar një njeri të klanit të tyre? Si mundet të funksionojë si një e tërë policia, kur zv.ministri ndjehet “ministër” dhe drejtori i Përgjithshëm i policisë fryhet sikur të ishte epror i ministrit. Nëse ja ke besuar politikisht rendin ministrit, atij jepi të gjitha kompetencat ligjore që të mos justifikohet nesër se “çfarë të bëja unë, kur publikisht kam deklaruar se të gjitha emërimet janë jashtë dëshirës time”. Ministrit ose jep kompetenca, ose mos luaj me të për t’i djegur karrierën politike. Ndonëse i rrethuar nga “miq-kundërshtarë”, ministri Koçi ka mundur të bëjë një reformë jo politike dhe të mbajë një rend disi të stabilizuar, por sfidat mund t’i shfaqen papritur gjatë muajve mars-prill, para se të trokasin kongresi socialist në qershor, ku Koçi mbetet një kandidaturë serioze që rrezikon Majkon, Metën dhe Islamin.
Nikollë Lesi
Atje ku njerëzit bashkëjetojnë me luftën
Speciale
Nga e dërguara jonë në Veri
Anila Basha
“Për Kosovën do të luftojmë të gjithë. Ne nuk i kemi falur gjakun njëri-tjetrit, e jo më t’ia falim serbit”
“Pse kërkon Amerika t’ia mbledhë armët UÇK-së? Apo që t’ia shesë prapë pas dy vjetësh”
F 12-13