07/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

7 mars 1999

VALLË DYSHE NANO-META

Dy kundërshtarët e vjetër bashkohen për të sfiduar Majkon Dje, ndryshe nga sa pritej në mbledhjen e lartë të socialistëve, Meta, kundërshtari kryesor i Nanos, bëri një lëvizje që e çorientoi shumicën e anëtarëve të KPD. Zëvendëskryeministri, ndonëse mund të sulmonte ish-kryetarin Nano, (pasi pozitat e këtij të fundit nuk janë si dikur), gjeti një mënyrë moderne për t’i ofruar bashkëpunim për hir të mos shkatërrimit total të PS-së. Ndryshe nga Servet Pellumbi, i cili e sulmoi me të gjitha armët tymuese Nanon, Meta, sipas analistëve bëri lëvizje të papritur: Vuri në dukje të metat e Nanos, porse la të kuptohej se ai mbetej një politikan që PS-ja ia ka nevojën, nëse ish-lideri kërkon konsensus dhe nuk tregon muskujt për duel. Nga ana tjetër kryeministri, që gëzon ende forcë pushteti, hodhi shigjeta ndaj ish mikut të tij, falë të cilit ngjiti shkallët e larta të pushtetit. Majko i rrethuar nga moria e biletave të avonëve Tiranë-Washington dhe Tiranë-Ankara la të kuptohej se do të luante vetëm për postin e kryetarit të PS-së në qershor, ndonëse nën buzë mund të kenë qeshur Kastriot Islami, pretendent presidencial, Servet Pellumbi, njeriu anti-Nano, Namik Dokle, njeriu që mund të vijë në krye të PS-së si pasojë e kompromisëve të klanëve në PS, por edhe Koçi i Rendit Publik, i cili mendon se mund të konkurrojë mes “ujqërve” të politikës, ndonëse nuk ka larguar “ujqërit” nga rendi. Pra, pas fjalës së Majkos udhia e kandidaturave për kryetar të PS-së janë munduar të përcaktojnë aleancat e ardhshme. Ish-kryetari Nano mendoh et se mund të ketë pro tij mbi 30 % të delegatëve të Kongresit, kështu që një aleancë e momentit apo e përcaktuar mund të çojë në rizgjedhjen e tij në krye të PS-së. Nuk dihet cili do të jetë partneri Majko apo Meta? Majko ende po sulmon bashkë me ekzekutivin, ndërsa zv.kryeministri, pas ftohjes me Majkon mund të pranojë ofertën e Nanos që njëri të mbajë partinë dhe tjetri qeverinë, por ish-lideri socialist pretendon të mos kthehet të paktën për një periudhë pesëvjeçare në krye të qeverisë, kështu që shanset e lidhjes Nano-Meta janë të sigurta për një fitore të Nanos në Qershor. Lidhja e re ka ftohur marrëdhëniet e Pellumbit me Metën si dhe të Islamit me zv.kryeministrin, megjithëse politika duke qenë pragmatistë mund të çojë edhe tek dyshja Majko-Meta, nëse nuk mirëkuptohet sinjali i hedhur dje në mbledhje nga zv.kryeministri aktual, çka do të thotë një dështim i Nanos përballë kaq shumë kundërshtarëve, të cilët kanë pushtet dhe paksa elektorat me vete. Gjithsesi mbetet për të parë evoluimin e lidhjeve mes klanëve, që dje morën një farë ravijëzimi, porse asgjë nuk mund të quhet se ka marrë udhë, pasi klanet kanë harruar Meidanin dhe Gjinushin, të cilët po luajnë shumë fijë për mosrikthimin e Nanos në politikë.

Zbulohet ditari i kriminelit të Beratit

Nano i rrethuar nga dashuria e çiftit Meta

Policia zbulon dorëshkrimet e kriminelit të Beratit, të shkruajtura në shqip dhe anglisht: “... i vetmi mik i ngushtë që kam është arma, dhe unë me të do të vdes...”. Polovina, një vrasës i lindur kishte vetëm disa javë që kishte rekrutuar dy vëllezërit binjakë. Ai ishte shembulli më tipik i një krimineli. Partizan i filmave horror, racist dhe profesionist në vrasje. Të gjithë viktimat i kishte qëlluar në kokë. Në qytetin e armës kishte shënuar 13 pika, të cilat mund të personifikojnë numrin e viktimave të tij. F 5

Nano rikonfirmohet me vota në KPD F 3 Policia në analizë: Kush e ka fajin për Beratin F 6 Ultimatum shkodranëve, do t’u presim ujin: Pagujani vetëm 10 përqind F 7 Skaneri i javës NATO nuk banon në Rambuje Nga Diplomaticus F 9 Hetíme Natalia Ceas për bashkëpunim me kontrabandistët F 17 Humor nga Filip Çakuli “Kur të lodheni nga gazeta më lexoni mua” F 15