10/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

10 mars 1999

PLASI NË PS!

LUFTA PËR KREUN E PARTISË DETYRON LIDERËT TË FILLOJNË FUSHATËN PLASI NË PS! Fillon dueli Majko-Nano; Majko në Shijak, Nano në Elbasan F 3

Bashkimi Europian: “Shqiptarët e Kosovës gabuan me Rambujenë”

Bashkimi Europian: “Shqiptarët e Kosovës gabuan me Rambujenë” Ministri i Jashtëm Gjerman Joshka Fisher: “Ka shumë rëndësi që liderët e UÇK-së ta nënshkruajnë marrëveshjen shumë shpejt, për të mos thënë sot ose nesër ...” F 4

Ekzekuton motrën në festën e 8 Marsit

Të hënën, në mbrëmje vonë, pasi kishin mbaruar darkën e festës së grave, vëllai ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar me tre plumba pas shpine motrën e tij 32 vjeçare, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë është larguar dhe ende nuk është kapur Nuk dihen ende motivet, por dyshohet të ketë qenë një hakmarrje për faktin se ajo nuk kishte pranuar ta merrte me vete në Gjermani, ku jetonte e punonte prej disa vitesh F 5

Ku janë ata që shkaktuan masakrën e Përmetit

F 6

Një fëmijë digjet i gjallë në kasolle

F 7

Serbia: Të arrestohet kryeministri i Kosovës Thaçi

F 9

Marsi muaj më i shtrenjtë: 1 kg spinaq 120 lekë

F 15

Njoftim për gazetashitësit e revistës “AKS”

Duke filluar nga dita e enjte 11 mars revista “AKS”, do të shitet e shoqëruar me një biletë Telebingoje e cila është falas. Në faqen e 59-të të çdo reviste “AKS” do të jetë një biletë telebingo. Në rast se gazetashitësit spekulojnë duke e shitur apo mbajtur për vete biletën e telebingos detyrohen që të paguajnë çmimin e plotë të revistës “AKS”. Pra nëse ke revistën të pashitur për q’e janë pa biletën e telebingos ngjitur me serinë e regjistruar nga redaksia gazetashitësi paguan çmimin e plotë të revistës prej 200 lekë. Me këtë rast redaksia sqaron lexuesit e saj se përveç fotove së revistës “AKS”, (shiko faqen 2) atyre u jepet falas edhe një biletë telebingo e shoqëruar me blerjen e një reviste.