Marrëveshja e pranuar
Koment i ynë
Kosova pret pas-Rambujenë
Vladimir Prela
Tashmë topi ndodhet përfundimisht në anën tjetër të fushës. Kronika është e vështirë të bëhet, pasi ndryshon me orë. Një gjë është e sigurtë: shqiptarët bënë atë që duhet të bënin për të respektuar një tryezë dialogu, një zgjidhje paqësore të krizës dhe shmangien e një tragjedie edhe më të gjerë njerëzore. Tashti duket si absurde të presësh apo të shpresosh ndonjë gjë nga pala serbe. Duhet pasur, kujdes vetëm për ndonjë pabesi. Shpresa, mbështetja dhe zgjidhja pritet nga diplomacia ndërkombëtare, vendosmëria amerikane dhe efikasiteti i NATO-s.
Marrëveshja për Paqe dhe Vetëqeverisje të Kosovës, (Varianti Rambuje), është një prodhim tipik i diplomacisë Perëndimore. Frymëzohet nga Dayton-i, por në asnjë mënyrë nuk e kopjon atë. Kjo Marrëveshje synon qartësimin e paqëtimit, kërkon të verë në praktikë të drejtën e kombeve për t’u vetëqeverisur dhe në një kuptim tjetër, përgatit edhe vetëvendosjen. Në këtë aspekt Marrëveshja përvijon një Republikë të re në Federatën e mbetur të Jugosllavisë titiste.
(vijon në faqen 10)
PRANGA 13 DOGANIERËVE E POLICËVE. JA SI FUNKSIONON RRJETI I TRAFIKANTËVE SHQIPTARË
Politika
— Nano vazhdon kontaktet me bazën, shpallet “mocioni 2”
Majko: Metropol Tiranë-Durrës-Elbasan
F 2
— Dueli Nano-Majko përçan koalicionin qeveritar
F 3
Kosova
— Rambujeja pezull: Serbët kërkojnë 20 faqe ndryshime të tekstit të marrëveshjes
— Intervista me anëtarët e delegacionit shqiptar: Rugova, Qosja, Krasniqi, Shala dhe Surroi
“Shqiptarët e bënë hapin e madh, tani mbetet që SHBA dhe Evropa t’ua bëjnë të qartë serbëve se çfarë mund t’i gjejë”
F 8-9
Informacioni
— Prokurorët e Tiranës në Egjipt: Hetime për terroristët shqiptarë
F 11