21/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 mars 1999

Majko firmos për politikanët e pastrehë

Përfitojnë shtëpi Nano, Milo, Islami, Koci, Ullajni, Solis ... midis tyre dhe deputeti i PD, Leonard Demi F 3

NATO shpall “sulmin e menjëhershëm” mbi bazat serbe

Furtuna e Klintonit mbi Millosheviqin dhe serbët në pritje të shiut të bombave F 7-8

Bastet e humbura amerikane të Fatos Nanos

Skaneri i javës Bastet e humbura amerikane të Fatos Nanos Nga Diplomaticus F 9

Humor nga Filip Çakuli

“Kur të lodheni nga gazetа, më lexoni mua” “Kur të lodheni nga gazeta, më lexoni mua” F 24

Kush e ka dhënë lejen?!

Në përgjim telefonat e deputetëve Në burime të sigurta mësohet se janë vënë nën përgjim telefonat e politikanëve dhe disa deputetëve të parlamentit shqiptarë si Gramoz Ruçi, Fatos Nano, Bashkim Fino, Kico Blushi, Vladimër Bejzo, Ramazan Hasanaj, Spartak Ngjela, Arben Malaj, Zef Bushati, Vasil Melo, Nikollë Lesi, Kristo Goxhi, Pëllumb Shullazi dhe Ilir Meta. Ndofta mund të jenë përgjuar edhe emra të tjerë pa lejen e kryetarit të parlamentit. Nëse përfundimisht vërtetohet (gjë e cila është tepër e vështirë të deklarohet, pasi edhe në kohën e Gazidedes mohohej një gjë e tillë) një veprim i tillë atëhere kryeministrit Majko i duhet dhënë të drejtë në kërkesat e tij për bllokimin. Natyrisht që në këtë rast implikohen edhe qarqet e Presidencës shqiptare.

40 Mijë ZYRTARË TË KORRUPTUAR

Kontrolli i shtetit tregon raportin dramatik: 40 mijë zyrtarë të korruptuar. KONTROLLI I SHTETIT TREGON RAPORTIN DRAMATIK: 40 MIJË ZYRTARË TË KORRUPTUAR 1/3 e administratës shqiptare ka “ndyer duart”, duke i shkaktuar Shqipërisë një dëm prej 4.3 miliardë lekësh F 5

Historia e fabrikës që prodhonte raki për Byronë Politike

Speciale Historia e fabrikës që prodhonte raki për Byronë Politike Bodigardët dhe zyrtarët e lartë komunistë, ruanin vaskat e lisit, ku mbuhej vera z-vjeçare për shefat e tyre F 11

Kur nënvleftësohet Berisha...

Skandalet e pushtetarëve në kontrabandën e cigareve, naftës, kafesë, etj si dhe përçarja e socialistëve në prag të Kongresit ka bërë që elektorati pro koalicionit të hu-tohet dhe kësisoj po fiton terren opozita, e cila ndonëse nuk është ende kredibel, përsëri po vrapon drejt pushtetit. Berisha, pasi ka ndryshuar taktikën, (pa harruar synimin strategjik për rimarrjen e pushtetit) po rigru mbullon forcat për të filluar mitingjet e njëpasnjëshme. Edhe nesër mitingu i paralajmëruar në ora 17.00 nga media proberishiane mund të ketë mbi 80 mijë pjesëmarrës, çka do të thotë se ortak i PD-së mund të rrëzojë jo vetëm qeverinë e Majkos, porse mund të ço[j] vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme si e vetmja zgjidhje politike. Të bën përshtypje megallomania socialiste të cilët deklarojnë në ekstazë se “sa të jetë Berisha në opozitë pushtetin e kemi të garantuar...!” Natyrisht që Berisha mund ta ketë të vështirë, porse kar shtohet varfëria, krimi, pasiguria, kur nuk vijnë investimet e premtuara si dhe nuk shtohet asnjë vend pune, atëhere nuk është çudi që populli të votoj edhe ndryshe nga sa ka votuar me 29 Qershor. Të mos harrojmë se votimet në Shqipëri përherë kanë patur si rezultat:ose mazhorancë demokratike ose socialiste! Gjithashtu mësohet se qarqe brenda Koalicionit janë të interesuara që vendi të udhëhetohet drejt zgjedhjeve parlamentare, pasi shpresojnë se të paktën nga PS-ja mund të shkënojnë fjala vjen tek PAD, PSD, PBDNJ, PA. Porse nuk duhet harruar se në Shqipëri votohet në bllok: ose për PS, ose për PD-në. Të tjerëve ende nuk do t'ju vijë fati më shumë. Prm, pranvera e sivjetme mund të na sjellë një verë përvëluese mitingjesh dhe një vjeshtë të nxehtë elektorale. Dhe kjo vetëm për faj të qeverisjes së Koalicionit qeverinor dhe jo për meritë të Berishës.