23/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 mars 1999

Nisja dhe kthimi i Thaçit në Kosovë, barometër i serozitetit të Perëndimit

Andi Bejtja Kur lideri UÇK-së Hashim Thaçi do nisej për Rambuje, për të vënë firmën për projektin e paqes, të cilin Perëndimi e kërkonte me ngulm, ai u nis nga aeroporti i Prishtinës, rrethuar nga ushtarë të huaj dhe aeroplanë të NATO-s, duke i bërë ushtarët serbë të hanin thonjtë me dhëmbë nga inati. Por pas Rambujesë, ku firma e tij dhe e forcës që ai përfaqësonte ishte vendimtare, nuk u tregua i njëjti kujdes për të. Ai u la plotësisht “jetim” nga Komuniteti Ndërkombëtar, aq sa u detyrua të rrezikonte edhe jetën, në përpjekjet për të kaluar kufirin jugosllav, ku pritej të fliste me Shtabin e UÇK-së lidhur me marrëveshjen. Dhe për më tepër në kthim, ai nuk ishte thjesht lider i UÇK-së, por Kryeministri i ri i Kosovës, njeriu kryesor, çelësi i vërtetë i paqes për palën shqiptare. Kontrasti është me të vërtetë i dhimbshëm dhe tragjik. Në kohën kur Perëndimi, NATO dhe SHBA, po flasin për bombardimin e Serbisë dhe në një farë mënyre janë bërë një lloj pale me shqiptarët kundra ofensivës serbe, të lësh njerëzit kundra të paqes ta kalojë kufirin “me kokë e pilë” është therëse. Një nga shoqëruesit e Thaçit duke folur për shtypin e Tiranës tha se jeta e tyre teksa po kalonin kufirin ishte me të vërtetë në rrezik dhe se ishte një moment, që po të përplaseshin me patrullën serbe, ose do të vriteshin ata ose serbët. Si mundet Perëndimi ta lerë “çelësin” në dorë të një patrulle ushtarësh, aq më tepër kur dihet se Thaçi është dënuar nga autoritetet serbe me 10 vjet burgim? Çdo të ndodhte, p.sh. nëqoftëse Thaçi (largqoftë) do të kishte vdekur në përpjekje për të kaluar kufirin? Si do të justifikohej Perëndimi dhe NATO, selinë e së cilës Thaçi e vizitoi me atributet e një zyrtari të lartë dhe fundja fundit si mund të lihet kryeministri një vendi që është bërë jo pa pahir aleat i Perëndimit serish në mëshirën e fatit dhe të një patrulle serbe, që për hir të së vërtetës, duhet thënë se e ka me ligj të qëllojë mbi këdo që kalon kufirin ilegalisht? Ky detaj, për nisjen dhe kthimin e Thaçit në Kosovë është pasqyra e vërtetë ku Perëndimi shikon vetveten në Kosovë. Është diçka serioze, dhe jo serioze, është diçka midis bombardimit dhe jo bombardimit, diçka midis shkeljes së të drejtave të njeriut dhe interesave diplomatike që shkojnë në kah të kundërt, diçka midis vendosmërisë dhe jo vendosmërisë, diçka midis asaj që Perëndimi nuk e di as vetë. Dhe jo vetëm kaq. Të gjithë e dinin skenarin e Millosheviçit pas “Jo”-së-serbe në Rambuje: derisa të vendosë NATO, derisa rusët të mbarojnë vizitat në Beograd derisa të vrasim çfarë të vrasim. Burokracia oksidentale edhe njëherë, si në shumë raste të tjera, doli më e rëndësishme se jetët e njerëzve tjerë, doli më e rëndësishme se jetët e njerëzve të pafajshëm, aq sa të gjithë palët në konflikt, kudo në botë, është vendosur një rregull i pashkruar: po nuk u mbush kuota e gjakut, Perëndimi nuk i zbaton papajtime për të cilat flet për ditë.

HOLBRUK MBAN PENG KOSOVËN

200 shqiptarë masakrohen nga serbët në stadium NATO PRET FJALËN E TË DËRGUARIT AMERIKAN Ndërsa Hollbruk, pritej në orët e para të ditës së sotme që të mbërrinte në SHBA, në mesazhet që ai do të çonte në kancelaritë amerikane varej vendimi për të sulmuar apo jo menjëherë serbët. Gjendja është e tillë, saqë mund të vendoset menjëherë një ultimatum për shkak të qëndrimeve të Millosheviçit dhe mungesës së një arritjeje të marrëveshjes. Janë mbyllur në një stadium në Skënderaj dhe burimet thonë se qëllimi është që të vriten, ç’a nga ca. Megjithëse zyrat e shtetit amerikan po presin që Hollbruk të arrijë shumica e politikanëve dhe diplomatëve e kanë kritikuar misionin e tij të fundit në Beograd duke e konsideruar si të panevojshëm. Arsyeja është se Millosheviçi iu dha një shans

Fshatarët e Veriut i propozojnë Ministrisë së Mbrojtjes:

Na

Kirohel Zani, mister vandi ku strehohet

F 10

Dje Këshilli i Drejtues i RTVSH miratoi nëntë kandidatura për postin e drejtorit të përgjithshëm. Sot në finale do të votohet për një nga dy kandidaturat, në orën 17.00 dhe në prani të gazetarëve.

Na paguani të ruajmë kufirin

propozojnë Ministrisë së Mbrojtjes: F 13

Kosova mund të shkaktojë luftë Evropiane Ofensiva serbe synon ndarjen e Kosovës F 7-8,24