26/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

26 mars 1999

20 MIJË SHQIPTARË PARA TANKEVE SERBE

Serbët në prag të masakrës më të madhe të shekullit Në fshatin Qirez forcat serbe kanë marrë peng duke rrethuar me tanke 20 mijë shqiptarë të cilët i kanë nisur në drejtim të Skënderajt. Nga momenti në moment pritet që ata të ekzekutohen nga forcat duke përsëritur kështu një masakër tjetër si ajo e Srebrenicës. Duke quajtur shqiptarët si shkaktarë të bombardimeve të NATO-s, forcat serbe po hakmerren në mënyra nga më të ndryshmet kundër civilëve shqiptarë. Këto ditë ushtarake serbë, me ose pa uniformë kanë hyrë dhunshëm nëpër banesat e shqiptarëve, nëpër qytete të ndryshme duke keqtrajtuar, rrëmbyer e deri masakruar familje të tëra shqiptare. Një lajm që mbërriti në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga Agjencia “Kosova Press”, njoftonte për një ngjarje tepër tronditëse. NATO: “Paqe në Kosovë, ose Serbia shkatërrohet” Shqipëria jep energji për ndriçimin e Kosovës Serbët sulmojnë postën kufitare shqiptare, plagoset komandanti. Qëllohet me murtaja nga serbët shtëpia e lindjes së Berishës Kosova përçan PD-në: “Kush do Kosovën hyn në Parlament”?

Klinton, të lumtë palla

Formohet shoqata e grave “Bill Klinton” Femrat shqiptare: Pasi sulmoi Serbinë është i falur për gjithë mëkatet Ia kanë falur mëkatet përfundimisht edhe në Shqipëri Bill Klintonit. Një grup femrash nga Vlora ndërsa deri dje solidarizoheshin me kauzën e Monika Levinskit, papritur kanë ndryshuar kurs. Ca më tepër ato janë bashkuar me “kundërshtarin” e Levinskit. Sapo Klinton shprehu mbështetjen e tij për sulmet e NATO-s, gratë vlonjate dolën nga dilema për emrin e shoqatës që po ndërtonin. E pagëzuan menjëherë “Bill Klinton”. Paraditen e së enjtes, një grup grash intelektuale nga Vlora, mjeke, mësuese, ekonomiste hodhën tek dëshmitarët ngjalë dymitë mbi lëvizjen feministe që kishte nisur prej kohësh, kur dolën nga mbledhja më e fundit dhe thirrën me të madhe emrin që i vu në shoqatë. Protagonistja e kësaj nisme, është drejtorja e spitalit, gjinekologia Marika Çakërri. Ndërkaq në Vlorë burrat nuk janë ndër jerë shumë mirë dje. Ata mendonin se gratë padyshim kanë vlerësuar edhe gjëra që i takojnë zanatit, përpos diplomacisë, tek Bill Klinton. Këto e konfirmoi më hapur një studente vlonjate, e cila sapo mori vesh tha pa telif: “të lumtë palla Klinton”. Ndërkaq, Çakërri ka treguar se janë shumë arsye që i çuan në formimin e kësaj shoqate, dhe kryesisht në emërtimin e këtillë. Dhe ajo përmend dy më kryesoret. Shkak i parë është vlerësimi për presidentin amerikan, që luftoi në rol vendimtar dhe mbështeti sulmet e NATO-s në mbështetje të të drejtave të kosovarëve. Kjo gjë bëri dhe emocionoi të gjitha gratë e shqiptarëve të ndershëm. Ndoshta ishin thirrjet e shumë grave nga Vlora dhe thonin në bisedat e tyre dje paradite: “Bravo Klinton”, “Jetë të gjatë Klinton”, që ne na çuan në një një vendim të tillë. “Një arsye tjetër - vijon - Çakërri është dhe zgjedja e dorës që gruas vlonjate për ndihmë diplomatike të shqipar që të bëjë diçka për këtë qytet vlonjat për çështjen e kosovarëve. Gratë shpresojnë se problemet që ka Vlora, rritja e krimit, do të marrin rrugë me interesimin e presidentit amerikan. Pas kësaj mbledhje që është bërë në ambientet e drejtorisë së spitalit në pritje të legalizimit në gjykatën e rrethit, ky grup nismëtar intelektualësh i nisi presidentit Klinton dhe ambasadës Amerikane në Tiranë lajmjin për formimin e kësaj shoqate, e cila do të shtrihet në të gjithë qytetin dhe rrethet e tij. “Jemi të sigurt se me autoritetin tuaj ju do të mbështesni deri në fund planin e sulmit të NATO-s mbi Serbinë duke shuar kështu flakët e luftës në Ballkan”. Po kjo është sa për neçhe. Gratë tamam tani bëhen më të guximshme. “Ne shpresojmë se në një moment të përshtatshëm ju z. Klinton që ne ju konsiderojmë si diplomatin më të madh të botës do të ktheni vështrimin nga Vlora që është ndëshkuar rëndë në ngjarjet e ’97”. Letra është nisur prej drejt Shetpës së Bardhë. Shoqata “Bill Klinton” është e 25 në qytetin port e inkuadruar në grupimin e shoqatave “Vatra e gruas vlonjate” me presidente Vera Lesko.