MAQEDONIA, SERBIA E DYTE
Shkupi zbon 30 mijë kosovarë për në Korçë
Policia maqedonase vret një shqiptar kosovarët: “Ramë nga shiu në breshër”
Nga Nikollë Lesi Ajo çka bëri shteti maqedon ndaj kosovarëve, duke i lënë në kufi pa bukë, duke i keqtrajtuar deri në vdekje të disa shqiptarëve i dha një mësim të mirë edhe politikës shqiptare të Tiranës, e cila i ka hapur dyert Maqedonisë sa herë ajo ndjehej keq me Greqinë. Ndërsa këto ditë shteti maqedon, i ngritur në këmbë falë SHBA dhe tolerancës shqiptare, tregoi se mbetet aleat i Serbisë, bile me veprimet e saj u tregua një “Serb i dytë”. Mbrëmë, me urgjencë, dy ministra të jashtëm, ai grek Papandreu, dhe ai maqedonas Dimitrov erdhën bashkërisht me të njëjtin avion drejt e në Tiranë. Çudia diplomatike mbetet tek ajo se deri para disa muajsh Maqedonia ankohej ndaj Greqisë, bile disa herë u bëhej tek politika shqiptare për ta ndihmuar në raport me Greqinë, e cila ka ende pretendime ndaj shtetit maqedon të ngritur falë shqiptarëve. Nëse qeveritë shqiptare si të kohës së Berishës, por edhe ato të sotme e kanë ndihmuar Maqedoninë për të dalë në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, mendoj se janë nisur nga dëshira për marrëdhënie miqësore dhe jo shumë nga interesi ekonomik që mund të sjellë tregu maqedonas. Por politika zyrtare maqedonase në momentin më të vështirë të shqiptarëve u tregua mosmirënjohëse, bile jo vetëm kaq por kaloi në anën e Serbisë me veprimet e saja. Politika shqiptare nuk duhet t’i harrojë sjelljet maqedonase në mënyrë që të thyejë reston kur Maqedonia të ndodhet në një moment delikat. Tashmë të gjithë e dimë se shteti maqedon qëndron në këmbë falë shqiptarëve që jetojnë në tokat e tyre në shtetin që mban ende emrin Maqedoni. Nëse politika zyrtare maqedonase nuk do të ndryshojë, sipas të dhënave sekrete, mendohet se Maqedonia do të bëjë brenda 48 orëve, nëse duan shqiptarët e atjeshëm. Këtu gjej e la të nënkuptohet edhe kryeministri shqiptar Majko ministrit të jashtëm maqedonas, i cili mbrëmë erdhi me “mikun historik”(!) grek Papandreu. Nëse Maqedonia nuk ndryshon kursin premisat janë që Tiranës t’i bashkëngjiten edhe dy republika fqinje: Republika e Kosovës dhe Republika e Tetovës.