Bujar Bukoshi ka folur edhe dje si Kryeministër i Kosovës, ndërsa Thaçi me telefon përmes ekranit shtetëror ka bërë thirrje për një “bashkim të gjithë faktorit politik e ushtarak shqiptar, përballë agresionit serb”.
Qeveria dhe institucionet shqiptare deklaruan se njohin Alush Thacin si kryetarin e qeverisë së shqiptarëve të Kosovës, ndërsa opozita vazhdon të presë Bukoshin si përfaqësuesin e tyre. Shqipëria në hall për pajtimin e “dy qeverive”. F 7
DEPUTETËT QEVERISË: KU SHKOJNË NDIHMAT
Për kosovarët harxhohen 2.5 milion dollarë në një ditë
. DEPUTETËT QEVERISË: KU SHKOJNË NDIHMAT. Raporti i Komisionit: Në 10 vjetë hanë vetëm 3. F 5
Bashkimi Evropian: Shqipërisë i duhen 200 milion dollarë në muaj për kosovarët. F 23
Shqipëria bën “lutje”: Na pranoni shpejt në BE. Evropa: Nuk mund të ngutemi. F 8
KE thërret presidentët: Meidani e Gligorov ballë për ballë në Stasburg. F 8
Vlorë: Banda me maska sulmojnë spitalin për të grabitur paratë e rrogave të personelit. F 20
Sport: Trajneri i Kombëtares Hafizi: Kam frikë se nuk do të luajmë më në Shqipëri. F 27
Një rekrut i UÇK-së, dje në qytetin e Durrësit, i cili sapo ka ardhur nga SHBA. foto REUTERS
Ministri i Rendit firmos natën. Ikën komisari i Vlorës
Pezullohet nga detyra Sokol Koçiu
. Ministri i Rendit firmos natën. Ikën komisari i Vlorës.
I ajm rrufe nga Ministria e Rendit Publik. Është pezulluar mbrëmë vonë nga detyra Drejtori i Policisë së Prefekturës Vlorë, Sokol Koçiu. Komisarishumë i përfolur që u përlesh me skafistët tashmë duhet të lërë Vlorën. Ende nuk dihet shkaku për këtë pezullim, por sipas njoftimit të Ministrisë së Rendit, ai është pezulluar thjeshtë për shyerje të disiplinës në punë. Në fakt pas ngjarjeve tëtorin e kaluar, kur komisari i policisë së Vlorës, është marrë peng nga një grup skafistësh (dhe më pas është lëshuar në këmbim të lirimit të skafeve) është përfolur për një largim nga detyra të Koçiut. Por deri tani kjo gjë nuk ka ndodhur. Në vend të saj është komunikuar një pezullim për kryepolicin e qytetit bregdetar. Por në orët e vona të së djeshmes, kur celulari i Koçiut ishte i padisponueshëm, njerëzit e komisariatit të Vlorës, ende nuk ishin në dijeni të faktit se kishin mbetur pa “kokë”. Megjithatë mbetet ende enigëm vendimi i papritur i ministrit Petro Koçi. Komisar Koçiu shprehte betuar se do t’i ndalte skafet, por pas betejës së parë që ai pati me skafistët, të cilën e humbi rëndë, ngjarjet mordhën ndryshe dhe tashmë çështja “skafe” nuk është në rendin e ditës.