Nga baza e Kukësit kundërajrorët e shkatërrojnë 12 sekonda pas lëshimit
. RAKETË SERBE MBI KUKËS NATO E ASGJESON NË AJËR. Serbët lëshojnë një raketë “Tokë-ajër” kundër Shqipërisë. F 4
Dy helikopterë APACHE duke u ulur dje në bazën e NATO-s në Rinas. foto REUTERS
Nano në vend të Gjinushit, Majko në ish-karriken e Nanos në PS, Meta në krye të Ekzekutivit
Mund të ndodhë edhe kështu
. Nano në vend të Gjinushit, Majko në ish-karriken e Nanos në PS, Meta në krye të Ekzekutivit. Burime të cilat ende nuk duan të identifikohen për momentin kanë deklaruar se Fatos Nanos mund t’i ofrohet posti i kryetarit të Kuvendit Popullor, ndërsa Gjinushi të ulet në karriken e Milos. Kryeministri aktual Majko të ngjitet me lart në PS, në detyrën e kryetarit të PS-së pas një sprove të vështirë e të suksesshme në ekzekutiv, duke ia lënë vendin e kreut të qeverisë Ilir Metës. Në të gjitha këto lëvizje të mundshme, nuk do të preket formula e Koalicionit, por vihet në dukje se Prec Zogaj ose Limoz Disha mund të zënë vendin e Edi Ramës, ministri Koci humbet postin për të kaluar në të Arsimit, Ylli Bufi përfundimisht largohet për t’i lënë vendin Malajt, deputeti Jupe kalon në vendin e Uiqnit, ndërsa deputeti Ndrec Pema shkel në zyrën e Ministrisë së Punës në vend të Kadri Rrapit. Ministri Angjeli mund të mos e humbasë postin, kurse Islami ringjitet në postin e zv. kryeministrit. Në vend të Thimo Kondit janë të kandidatura: deputeti beratas Hazisi, deputeti durrsak Braho ose deputetja tiranase Çaka. Në vend të ministrit të Bujqësisë mund të vijë socialisti Zyhdi Pepa ose socialdemokrati Aliko. Në SHIK rrëmbehet Fatos Klosi, paçka se Ceka kërkon të vendosë një njeri nga PAD. Kjo është formula që mund të gjejë zbatim, nëse ikën Gjinushi dhe ngjitet Nano në krye të legjislativit, i cili është i dominuar nga PS-ja. Kështu një lëvizje e vogël do të ringjallë e madhe e madhe [pjesë e prerë/paqartë].
APACHE të pajisur me armë radioaktive
. Helikopterët Apache dje për herë të parë janë ulur në bazën ushtarake të NATO-s në Rinas. Helikopterët Apache janë të armatosur me municion me uranium radioaktiv për një sulm ndaj ushtrisë serbe. Ndërsa pritet që helikopterët e famshëm të nisen me mision antitank në Kosovë, një stacion televiziv gjerman, ARD, njofton të mërkurën se përveç “meritave” të tjera, këto mjete kanë edhe armë radioaktive. Predhat me uranium të depertuar tankun dhe fërkimi brenda bën që predha të hapet e të lëshojë re me uranium radioaktiv. SHBA e përdorën për herë të parë këtë lloj municioni gjatë luftës së Gjirit me Irakun.
Kosovarët e Kukësit do të dërgohen në rrethet e Jugut. Por ata refuzojnë: “Do qëndrojmë këtu” — faqe 5. Mali i Zi në prag të grushtit të shtetit. Ushtria përgatitet të marrë kontrollin — faqe 7. Presidenti Meidani: “Na shënoni edhe neve në NATO” — faqe 10. Promemoria e gazetarit serb për Milosheviçin. Ja çfarë i ka shkruar Presidentit para vrasjes Curuvija — faqe 15. Nano bën autopsinë e PS në një revistë minoritare greke: “E kam të sigurtë postin e kryetarit” — faqe 11. Mançester Junaitid dhe Bajerni i Mynihut finalistë të Kupës së Kampionëve në Barcelonë — faqe 25.