Pas datës 29 maj humbasin mandatin deputetët: Berisha, Pollo, Gjana, Dajçi, Memia, Meksi etj. Përfitojnë: Shehu, Xhaferri, Demi, Topalli, Arbnori etj.
F 4-5
Të fshehur pas Berishës
Mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar të PD-së e zhvilluar dy ditë më parë largoi çdo iluzion për një rikthim të shpejtë të PD-së në Parlament.
Në këtë mënyrë, lideri demokrat, Berisha arriti të shuajë pa shumë vështirësi atë pak “zëra rebelë” që kërkonin rikthimin e partisë më të madhe të opozitës në Parlament. Sigurisht Berisha ka arsyet e veta për të qenë i interesuar ta mbajë partinë jashtë Parlamentit, qofshin këto personale apo dhe pjesë e strategjisë së tij për rikthimin në pushtet. Por nga mënyra si reagojnë disa qarqe të caktuara në radhët e koalicionit në pushtet mund të konstatohet se këta janë ndoshta edhe më të interesuar se Berisha, apo të tjerë, që PD mos ta kalojë pragun e parlamentit. E vërteta është se sa herë PD ndodhet para marrjes së ndonjë vendimi lidhur me uljen e tensioneve ose dhe kur shfaqet në horizont ndonjë iniciativë nga ana e saj në këtë drejtim, dikush nga pushteti kujdeset që kjo, në një formë apo tjetër, të goditet. Në fakt, pavarësisht nga aparencat dhe ligjeratat për bashkëpunim, bashkëqeverisje etj, me opozitën, në momente kyçe, kur pritej kthesa e shpresuar, individë apo grupe nga radhët e pushtetit me deklarata dhe veprime provokative ndaj PD-së kanë bërë që kjo të mos dilte nga bunkeri. Kështu ndodhi në gusht të vitit të kaluar me arrestimin e “gjashtëshes”, ndërsa ishte fiksuar mbajtja e një tryeze partiake kur pritej dhe një mbajtja e një tryeze partiake kur pritej dhe një takimi Nano-Berisha. Edhe tani, ndërsa opinioni priste vendimin e PD-së lidhur me qëndrimin ndaj parlamentit, publikohej njoftimi për ri-fillimin e procesit të “14 shtatorit”, ku në akuza ndodhen militantë, por edhe figura të njohura të PD-së. Këto qarqe të koalicionit në pushtet janë të interesuar ta mbajnë PD-së jashtë Parlamentit, në radhë të parë për të mos pasur “ferra nëpër këmbë” duke pasur si qëllim të qeverisin pa opozitë. Institucionet ligjore janë vënë në lëvizje dhe ndjekjet zëri i opozitës kundër shkeljeve dhe abuzimeve nga pushtetarët, të cilët me shumë zell zbatohen që PD nuk vjen në parlament, se sa të merren. Pa opozitë çdo ministër “jep më kollaj, pasi edhe “opozitarët” brenda mazhorancës mbyten nga disiplina(!) e partisë.
Në zonën e Dukagjinit UÇK në sulm për të mbrojtur popullsinë civile të Kosovës
F 2
Nano në grupin parlamentar të PS: Të verifikohet, me se merret Kastriot Islami
F 3
Kryetari i Komisionit të Mandateve, Branho: Deputetët e PD-së duhet të rikthejnë 200 milion lekët e rrugave
F 4
Një zetor me kosovarë rrëzohet në përrua Dhjetra vetë përfundojnë në spital
F 7
Shqipëria fiton gjyqin në Londër: Shpëton nga gjoba 3,5 milion dollarë që kërkonte një firmë greke
F 19
Peng familjen kosovare për t’i rrëmbyer vajzën
Banditi liroi familjen, por vetë nuk është dorëzuar
Kukës, pas 12 orë lufte, policia përdor gazin lotsjellës
Besëlidhja-Shqiponja
Futboll: Sot në Kavajë
Sot në orën 14.30 në stadiumin “Besa” të Kavajës do të zhvillohet ndeshja mes dy skuadrave të kategorisë së dytë, Besëlidhjes së Lezhës dhe Shqiponjës së Gjirokastrës të cilat luajnë për të kaluar në kategorinë e parë.
Nisur nga gjendja e mirë fizike, teknike e taktike lazhjanët mendohet se do ta fitojnë këtë takim të rëndësishëm. Fituesja e këtij takimi do të ndeshet me fituesen e takimit tjetër që luhet po sot në Elbasan mes Albpetrolit të Patosit dhe Naftëtarit të Kuçovës. Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën më datë 9 maj në stadiumin “Selman Stërmasi” të Tiranës.
Lista e kosovarëve që kërkojnë njëri-tjetrin
F 30-31
“Liri Kosovës ...” në TOB
Nesër: Mbrëmje muzikore
Nesër në sallën e Teatrit të Operas dhe Baletit në orën 19.00 jepet një mbrëmje muzikore e titulluar “Liri Kosovës ...”
organizuar nga Keti Qosja, Anita Tartari (Artiste e Merituar) dhe orkestrа simfonike e RTVSH.
Dirigjent: Jetmir Barbulushi.
Pozetë nga: Dritëro Agolli, Ali Podrimja, Xhevahir Spahiu
Recitojnë: Reshat Arbana (Artisti i Popullit) dhe Kastriot Çaushti.
Udhëheqës artistik: Zhаni Çiko
Organizator: Bardhyl Kurmaku
Sponsor: Gazeta “Koha Jonë”