Kulisat e mesnatës së të shtunës në Presidencë, Qeveri dhe PS. Ambasadorja Lino shpëton qeverinë nga kriza
Pas akuzës së ministrit të Rendit se “Majkon e qeverisin rojet”, Petro Koçi tërhiqet nga dorëheqja. Rojet e kryeministrit janë përsëri në punë
F 2-3,5
Ministri i Rendit KOFI
Kryeministri MANKO
Lobi proserb në Itali
Diplomaticus
Truket e ditëve të fundit të Millosheviçit të cilat fillojnë që nga dërgimi i Rugovës në Perëndim për të përfunduar tek “tërheqja” e një pjese të forcave të tij nga Kosova, për fat të keq nuk kanë kaluar pa efekt në qarqe të ndryshme. Ndër këto vende nuk mund të mos vihet re zelli i një pjese të politikës zyrtare italiane, jo vetëm për t’i ... bërë jehonë “hapave në drejtim të paqes” të Millosheviçit, por edhe të angazhohen totalisht për të siguruar arritjen e suksesit nga ana e diktatorit të Beogradit. Është shumë domethënës në këtë aspekt, fakti që Italia u zgjodh si vendi i desantimit të Dr. Ibrahim Rugovës, dhe, për më tepër, gjithë kjo ishte rezultat i telefonatës së Millosheviçit me mikun e tij, Lamberto Dini. Qëndrime të tilla në politikën italiane bien edhe më tepër në sy pasi kontrastojnë dukshëm me qëndrimet pa kompromis të vendeve kryesore të NATO-s, në radhë të parë SHBA dhe Britanisë së Madhe. Kështu, në kohën kur sekretarja amerikane e shtetit, Albright, denonconte dje manovrën cinike të Millosheviçit si “masë gjysmake” dhe që nuk plotësonte kushtet e NATO-s, presidenti italian Scalfaro, u binte borive nga Shkupi duke kërkuar ndalimin e bombardimeve kundër Beogradit, ndërsa një ditë më parë, në Tiranë, ministri i jashtëm italian, Lamberto Dini përdorte artin e tij diplomatik për të bërë presione mbi qarqet politike shqiptare për t’i tërhequr në lojën që kanë si synim shpëtimin e Millosheviçit. Ndërsa për ministrin Dini nuk ka nevojë për komente duke pasur parasysh miqësinë e tij me diktatorin e Beogradit dhe lidhjet e tij ekonomiko-financiare në Serbi, presidenti Scalfaro, ndoshta ka planifikuar të rizgjidhet për një mandat të dytë me votat e lobit proserb të politikës italiane. Por, deklarata të tilla të presidentit italian të bëra nga Shkupi, i shërbejnë më së shumti rrymës filosere në Maqedoni, duke vënë kështu në pozitë të vështirë koalicionin ndëretnik që qeveret këtë vend. Pikërisht ndoshta Scalfaro kërkonte në Shkup ndalimin e bombardimeve të NATO-s, qarqet proserbe kërkonin një referendum për qëndrimin ose jo të ushtarëve të NATO-s në Maqedoni. Nuk dihet se e kanë parasysh përfaqësuesit e lobi-proserb në Itali se me qëndrime të ngjashme mund të pësojnë fatin e Craxit, Andreottit e kompanisë.
HAJDE, KALAMAI! QEVERITARË, PAJTOHUNI!
Rugova turne në perëndim, UÇK reagon: S’kemi kohë të merremi me të, ai tani është askushi
F 6
Mbledhen në Selanik krerët e Evropës Juglindore: 500 biznesmenë për të rindërtuar Ballkanin
F 8 Avokatët, kërkesë gjykatës: Vehbi Alimuçaj po vdes në qeli, lirojeni nga burgu F 13 Kryeprokurorja e Hagës shpejt në Tiranë: “Ç’keni bërë me dëshmitë kundër Millosheviçit” F 13 Ministri i Shëndetësisë, Solis lëshon urdhëra antiepidemi: “Ja ç’duhet të bëjmë që të shpëtojmë gjallë këtë verë” F 21
Avokatët, kërkesë
“Koha Jonë” mbush 8 vjet
Sot: Tetë vjetori i daljes së numrit të parë të gazetës
Si sot, tetë vjet më parë, doli numri i parë i gazetës së pavarur “Koha Jonë” në qytetin e Lezhës si një gazetë lokale e që më pas u bë gazeta kombëtare më e madhe në Shqipëri.
Ndaj sot në ora 19.00 në bar-restorant “Berlin” në Tiranë jepet një kokteil, ku janë të ftuar të gjithë gazetarët që kanë punuar në këto tetë vite në “KJ”, gazetarët e filialeve të kompanisë së medias “Koha Jonë”, kryeredaktorët e të gjitha gazetave të përditshme si dhe drejtuesit e radiotelevizioneve private.
Nuk ka të ftuar asnjë politikan.
Ilustrim satirik i dy burrave me fanella futbolli.
UEFA vendos: Shqipëri-Norvegji do të luhet në “Qemal Stafa”
Eshtë shitur me në fund ankthi i futbollit shqiptar për ndeshjen e radhës të ekipit tonë në EURO 2000
F 23