Po përgatiten trazira Policia: Do i shtypim
Po përgatiten trazira
Policia: Do i shtypim
Në Lazarat ka 2 ditë që mbahet e bllokuar rruga nacionale
F 17
Fri!on destabilizimi!
Bandi publik, kjo “thumbër” e Azem Hajdarit që mban qeverinë, që pas krizave të tilla veç të hyjë me tejkalime kërkesash të qeverisë! Për të treguar vetëm paksa gjërat sa levizëse i janë bërë shumë, në një zyrë nacionale, 24 orë nga ngjarja e fundit, shfaqet se është prodhuar një plan destabilizues dhe një strategji e qartë për kthimin e vendit në kaos. Në sy shkojnë ende tablo të papërcaktuara, por gjithsesi bëhet e qartë se në vend aktualisht luhet me stabilitetin më tepër sesa me qeverinë. Gjithsesi, për të ngjallur anarki më duhet që dhe institucionet të marrin një rol drejtues e parësor.
Mbase për publikun e gjerë “ata” janë aktorë, ndoshta persona me emër e post në administratë, ndoshta individë me lidhje jashtë e vendit dhe dukshëm në të paktën me forca të caktuara policore. Me sa duket në këtë klimë, pas një gazmendi dhe një avarie të rendit, njerëzit kanë filluar të kuptojnë se çfarë po luhet mbi kokë. Të paktën në publik e te segmentet institucionale po flitet hapur për grupe kriminale të lidhura me politikën e me trafikantët, po flitet për rrjete që financojnë tensionin, bllokojnë rrugë dhe vendosin skenarë për të krijuar frikë e rrëmujë.
Në këtë atmosferë të ndezur është dhe Lazarati. Për 2 ditë me radhë atje është bllokuar rruga nacionale, duke penguar qarkullimin e lirë e duke sfiduar shtetin në një zonë me simbolikë të rëndë. Në vendngjarje janë dërguar forca të policisë dhe nga Ministria e Rendit ka ardhur paralajmërimi i qartë: nuk do të lejohet destabilizimi, çdo përpjekje për të nxitur trazira do të shtypet. Kjo është fjalia që bie më fort në sy, sepse në vetvete përmban jo vetëm paralajmërim, por edhe pranimin se ekziston një skenar i tillë.
Nuk është hera e parë që bllokimet, protestat e ashpra dhe lëvizjet e grupeve të armatosura përkojnë me momente të tensionit politik. Përkundrazi, duket sikur herë pas here, në mënyrë ciklike, një pjesë e aktorëve të dhunës nxirren në skenë për të testuar shtetin dhe për të prodhuar efekte publike. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë përmasa e problemit shkon përtej një proteste lokale. Ajo prek vetë nervin e sigurisë kombëtare dhe marrëdhënien mes politikës, krimit dhe rendit publik.
F 17
Qëlloh et në Lazarat