13/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 maj 1999

Berisha: Do të pushtojmë të gjitha sheshet e vendit

PD rihap fushatën e mitingjeve kundër qeverisë Majko Simpatizantët: “Berisha-Rugova; Shqipëri-Kosova” PD rihap fushatën e mitingjeve kundër qeverisë Majko Berisha: Do të pushtojmë të gjitha sheshet e vendit Simpatizantët: “Berisha-Rugova; Shqipëri-Kosova”

Diplomacia të rishikojë raportet e reja

Diplomaticus Në situatën e tanishme si dhe duke pasur parasysh prirjen drejt së cilës po shkon kriza në Kosovë, diplomacia shqiptare duhet të jetë më aktive. ...

LAZARAT PRAPA KTHEHU! NJË-BY, NJË-BY...

Diplomaticus

duhet të jetë më aktive. Deri tani, mund të thuhet se aktorët kryesorë të politikës së jashtme dhe diplomacisë, kanë qenë vetëm në rolin e duartrokitësve të thjeshtë të hapave të ndërmarrë nga SHBA, NATO dhe aleatët e tjerë perëndimorë, si pasojë e të cilëve Millosheviçit dhe regjimit të tij po i bëhet jeta gjithnjë e më e vështirë. Konkretisht, krerët e politikës shqiptare, megjithëse çështja shqiptare është bërë epiqendër e politikës ndërkombëtare, nuk duhet të kenë hedhur ndonjë ide apo opsion, të cilat do të ishin një ndihmë qoftë edhe minimale për “diplomacinë e të mëdhenjve”. Pas incidentit me përdredhën e lëshuar gabimisht mbi ambasadën kineze në Beograd, Kina duke përfituar nga rasti, i ka rritur së tepërmi presionet mbi NATO-n dhe SHBA duke kërkuar lëshime dhe, mbi të gjitha ndalimin e bombardimeve kundër Jugosllavisë. Në një moment si ky, Tirana mund të hidhte ndonjë hap për ta bërë Pekinin që të ndalë, qoftë dhe për një moment në vrullin e tij “antiNATO”. Pa marrë parasysh përmasat e efekteve që do të lindnin, nuk ka pse duket ndonjë çudi e madhe sikur Tirana të vihej në kërkim të lidhjeve me Taivanin duke imituar kështu fqinjën tjetër të vogël ballkanike, Maqedoninë. Dhe, eksperienca maqedone tregoi se Shkupi nuk i erdhi asnjë e keqe nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Taivanin. Me të vërtetë Kina votoi kundër zgjatjes së mandatit të forcave të UNPREDEP-it në Maqedoni, por ama, 2 mijë ushtarët e forcës paqeruajtëse tashmë janë zëvendësuar me një forcë që i kalon dhjetë mijë vetët. Në kohën kur Kina është mbrojtësja më e flaktë e regjimit të Millosheviçit duke ia kaluar dhe komunistëve rusë të Zjuganovit, nuk ka përse Shqipëria të hezitojë dhe vendosjen e urave me Taivanin duke shkuar madje deri në njohjen e plotë të tij. Duke iu trembur rritjes së ndikimit në rajonin tonë të asaj që Pekini e quan pjesë të tij, ai do të detyrohej të bënte modifikimet e duhura në politikën e tij në Ballkan dhe në mënyrë të veçantë qëndrimin ndaj problemit të Kosovës.

Krijohet shoqata Shqipëri-Taivan

Shqipëria të lidhë marrëdhënie diplomatike me Taivanin Nisur nga krijimi i raporteve të reja diplomatike të Shqipërisë me disa shtete, të cilat për çështjen e Kosovës kanë mbajtur një qëndrim indiferent, ose janë pozicionuar pro Serbisë dhe kundër Kosovës, dje deputeti Nikollë Lesi kërkoi nga qeveria shqiptare që të shikojë mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Taivanin, paçka se kjo mund të zgjojë xhelozinë kineze. Ky veprim diplomatik i jep një përgjigje veprimeve të Kinës, e cila jo vetëm lejoi që protestuesit kinezë të godisnin para disa ditësh ambasadën tonë në Pekin, porse Kina ka kërkuar që NATO të ndërpresë bombardimet mbi Serbi, pra është pozicionuar kundër çështjes tonë kombëtare. Me një veprim të tillë, tha deputeti Lesi, i jepet një përgjigje Kinës për interesat proserbe të saja në Ballkan, por gjithashtu mund të gjendet edhe një mënyrë për të tërhequr miliona dollarë nga Taivani për investime në Shqipëri. Shteti fqinjë, Maqedonia para disa muajsh vendosi marrëdhënie diplomatike me Taivanin, duke siguruar mbi 1 miliard dollarë investime. Po Shqipëria përse të mos përfitojë nga kjo koniukturë diplomatike, meqë Taivani është në një moment që kërkon partnerë për marrëdhënie, e jo vetëm ekonomike. Po mbremë është krijuar nga një grup deputetësh dhe intelektualësh shqiptarë Shoqata Shqipëri-Taivan, ku kryetar kanë zgjedhur deputetin Neritan Ceka dhe zv.kryetar deputetin e pavarur Nikollë Lesi. Pikat kryesore të kësaj shoqate miqësie janë: 1-Inkurajimi i zhvillimit të marrëdhënieve ekonomike, kulturore dhe politike midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Taivanit. 2-Nxitja e kontakteve politike midis qeverisë shqiptare dhe asaj të Taivanit për të krijuar kushtet për njohjen e Republikës së Taivanit dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve. 3-Nxitjen e kontakteve midis biznesmenëve shqiptarë dhe atyre të Taivanit për të hapur rrugën e investimeve taivaneze në Shqipëri.