15/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

15 maj 1999

Ikën Lino, presidentja reale e Shqipërisë

Pas tre vjetësh ambasadorja amerikane do të largohet nga Tirana Merakosen politikanët që tronditeshin nga celulari i saj Pas tre vjetësh ambasadorja amerikane do të largohet nga Tirana Ikën Lino, presidentja reale e Shqipërisë Merakosen politikanët që tronditeshin nga celulari i saj F 4 Ambasadorja Mariza Lino

Të votbesohet Kryesia e PS

Ideja e hedhur lidhur me një votëbesim të kryesisë së PS-së ka ngjallur debate të shumta në gjirin e forcës më të madhe politike të koalicionit “Aleanca për Shtetin”, i cili ndodhet në pushtet prej dy vjetësh. Duke qenë se kërkesa për votëbesimin e kryesisë erdhi pas një përpjekjeje të një grupi krerësh të PS-së për të rikthyer Nanon në postin e kryetarit të partisë të lënë vakant prej atij vetë dhe fakti që promotorët e saj ishin mbështetës të ish-kreut socialist, ishte e natyrshme që të lindnin dyshime lidhur me qëllimin e vërtetë që mund të fshihej pas një kërkese të tillë. Ishin këto arsyet që nxitën replika nga njerëzit “antiNano” apo atyre të lidhur me ekipin drejtues aktual të PS-së. Por, në fakt, ideja për votëbesimin e udhëheqjes së një partie, sidomos një partie me peshë siç është ajo socialiste, nuk ka asnjë të keqe; përkundrazi është tepër e dobishme, për të mos thënë e nevojshme. E mira kryesore është se gjatë diskutimeve që zhvillohen në këtë rast krijohet mundësia që të evidentohen gabimet, të metat, por edhe meritat e ekipit drejtues të partisë. Në këtë mënyrë, lidershipi i saj aktual apo ata që mund të vinë, nëse do të ketë ndryshime, do të bëjnë korrigjimet e duhura duke rritur kështu parametrat e efikasitetit të punës strukturore të ndryshme të partisë. Nga ana tjetër, në qoftë se liderët socialistë kanë punuar mirë nuk kanë pse t’i tremben një votëbesimi, pasi duke dalë në pah meritat dhe vlerat e punës së tyre, pozicioni i tyre vetëm se do të forcohet. Në rast të kundërt, pra nëse ndonjëri është i rëndëgjeshëm për dobësitë dhe paaftësinë e tij duhet të largohet duke lënë vendin në timonin e partisë njëri më të aftë. Madje, lidhur me këtë, ndryshimet në udhëheqje, jo vetëm e forcojnë partinë por i shërbejnë demokratizimit të saj duke mos e kthyer atë në pronë të ndonjë klani të caktuar. Se fundi, zhvillimi i një votëbesimi, me rrahjen e mendimeve të ndryshme do t’i shërbente disi edhe afrimit të figurave kryesore të kësaj partie, Majkos, Nanos dhe Metës.

Ambasadorja Mariza Lino

Taivani, 6 mijë celularë, dhuratë për shqiptarët

Frytet e marrëdhënieve të shkëlqyeshme që ekzistojnë tashmë ndërmjet Maqedonisë dhe Taivanit që pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, po i shijojnë dhe të shpërngulurit shqiptarë nga Kosova që ndodhen në kampe të fqinjit tonë të vogël. Sipas njoftimeve të ditëve të fundit, mësohet se qeveria e Taivanit i ka falur nëpërmjet qeverisë maqedone 6 mijë telefona celularë për të shpërngulurit shqiptarë nga Kosova. Një dhuratë e tillë bujare nga qeveria e Taivanit është bërë me qëllim që t’u lehtësojë shqiptarëve komunikimin me të afërmit e tyre të shpërndarë nëpër vende të ndryshme të botës. Gjithashtu, mësohet se qeveria e Taivanit ka paguar dhe 190 mijë dollarë kartat që do të përdoren në telefonat e dhuruar për shqiptarët.

Bashkimi për Demokraci paralajmëron: Në këtë situatë mund të ketë protesta të dhunshme — faqe 3 Prokuroria: Ashim Thaçi të na ndihmojë me materiale komprometuese për rolin e Bukoshin në kryengritjen e 14 shtatorit — faqe 2 Zëvendësimi i Kryetarit të Gjykatës së Lartë: Thimio Kondi në vend të Avni Shehut — faqe 7 Socialistët dorëzojnë premtimet. Do të kërkojnë mbledhjen e KPD dhe votëbesimin e kryesisë së partisë — faqe 7 Intervista / Flet ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Thaçi: Të ishte për Rugovën nuk do të kishte fare UÇK — faqe 9 Doli numri i ri i revistës “AKS”