Kryeministri mposht klanin e Presidentit
Tkurret lobi i Meidanit përballë treshes Majko, Nano, Meta
Majko bën publike shkarkimin e Ministrit të Rendit Petro Koçi
Qark i mbyllur për Presidencën
Ndër pikat e qëndrueshme ku kryeministri Majko nuk është kritikuar apo sulmuar deri tani, mbetet pasioni i tij për të qeverisur në mënyrë të efektshme dhe larg klaneve e interesave të ngushta. Edhe lëvizja e tij e fundit e bën akoma më të fortë këtë ide. Një nga nënkuptimet kryesore të kërkesës për shkarkimin e Ministrit të Rendit Petro Koçi është edhe ngushtimi i hegjemonisë së Presidentit Meidani, i cili po kërkon të zgjerohet nga SHIK deri tek kryetari i Gjykatës së Kasacionit. Me shkarkimin e ministrit të Rendit kryeministri Majko ka tentuar të largojë nga qeverisja e tij një nga krahët e Meidanit, që gjithsesi ishte krah i plagosur. Dhe siç do të ndodhë largimi nga detyra i Koçit do të marrë me vete keqardhjen e Presidentit. Ky fakt është servirur për konsum publik me mosdekretimin e djeshëm të Meidanit. Ndërkohë, pritet që ai të mos firmosë dhe ta shtyjë deri në kufijtë e fundit ligjor kërkesën e Majkos. Kjo duket e natyrshme po të kuptosh se me largimin e tij, Presidenti humb një nga ndikimet e veta kryesore në hegjemoni e tij të heshtur drejt strukturave kyçe të shtetit. I njëjti pozicion është vënë re edhe me kryetarin e Shërbimit Informativ të Shtetit, Fatos Klosi. Në këtë rast, Meidanit iu gjet në krah Kushtetuta që ia atribuon atij të drejtën e shkarkimit ose jo të këtij funksionari. Kurse ndryshon puna me Koçin. Një shenjë tjetër që tregon për klane të Presidentit është edhe trajtimi me prioritet i Ministrit Thimio Kondi si kandidat i kandidaturë për kryetarin e Gjykatës së Lartë. Njihen lidhjet e Meidanit me Thimion që zënë fill në kohën kur të dy ishin të inpenjuar seriozisht tek OJQ-ja Qendra Shqiptare e të Drejtave të Njeriut. Meidani si president i kësaj shoqate, kurse Kondi si avokat. Meidani do t’i propozojë parlamentit kandidaturën e Kondit, pasi ka mësuar se Majko donte ta shkarkonte si ministër Drejtësie me motivacion “I paaftë”. Dhënia e një funksioni të tillë kyç në drejtësi siguron një tjetër pikë të fortë mbështetëse të Meidanit, por parlamenti ka dhënë shenjat se nuk do ta miratojë Kondin, pasi duke qenë i paaftë përfiton nga miqësia me Presidentin e Republikës.
I gjithë shqetësimi e përgjegjësia për ndryshimet në qeveri tashmë kanë kaluar nga dera e kryeministrit dhe ndodhen në portën e Meidanit. Majko, pavarësisht nga kërkesa e tij dy ditë pas pajtimit me Koçin dhe në situatë të vështirë, mund të jetë më i qetë nga gjithë protagonisti e vallës. E para, sepse nisur nga çdo normë Kushtetuese është e drejta e tij të qeverisë me atë që mund të shohë është e drejtë e qeverisë që e bërë e pamundur. Veç kësaj, bashkëpunojë. Në rastin e Koçit kjo e bën e pamunduni publik. Majko ka me vete edhe pjesën dërrmuese të opinionit publik. Edhe e dukshme e tij është simpatia më shumë nga të gjithë vendimmarrësit e tjerë, ndonëse klani i Presidentit do të hidhet në ofensivë. Me sa duket klani i Meidanit, i cili ende zotëron pika kyçe, do të përballet me treshen e patur para disa ditësh Nano-Majko-Meta që do të mposhtë hegjemoninë Presidentit të Republikës.