Përballë Majkos “delja” Meidani dhe “ujku” Nano
Nëse humbet Kryeministri përballë Presidentit dhe grupit parlamentar, ai mund të japë dorëheqjen dhe vendi futet në krizë politike. Pas kësaj zgjedhje të parakohshme
Ardhja e kryeministrit britanik e ka shtyrë vetëm për një ditë kraterin e vullkanit që pritet të shpërthejë në kampin socialist.
Nëse rasti “Koçi” do të kalojë në “sitën” e grupit parlamentar socialist. Pas kësaj çështja e shkarkimit të Ministrit të Rendit do të mpikse gjithë aktivitetin e deputetëve socialistë. Në rrethana të tjera, e gjitha kjo jo të përfaqësonte një procedurë rutinë, po duke pasur parasysh gjendjen në gjirin e forumeve drejtuese të PS ku dikush po përgatitet të zaptojë kreun e partisë, gjykimi përfundimtar i grupit parlamentar socialist merr një rëndësi të veçantë. Në këtë mbledhje mund të shkohet edhe më tej në [?] vendosjen e raporteve të forcave mes Majkos e grupit të politikanëve të rinj nga njëra anë dhe të njerëzve të lidhur me Meidanin, apo të quajtur ndryshe “presidencialistë” si edhe “nanoistëve”. Duke e paraqitur veten si “viktimë” të takimit Majko-Berisha apo të “Paktit për rendin”, Koçi ka pasur si qëllim të sensibilizojë socialistët kundër kryeministrit për të ndikuar negativisht kundër tij. Megjithatë, sido qoftë rezultati, kryeministri Majko është në një pozicion më të favorshëm nga sa mund të mendojnë disa. Këtu nuk është fjala për ndikimin e pasuesve dhe simpatizantëve të tij në gjirin e grupit parlamentar, por më tepër për mbështetjen që ai gëzon nga faktori ndërkombëtar. Një dëshmi e kësaj është ardhja sot në Tiranë e kryeministrit britanik, Tony Blair. Vitaliteti i tij rrit që gëzon Blair, pritet t’i sigurojë mbështetje homologut të tij shqiptar. Nuk ka më dyshime që Majko, Meta dhe pjesa tjetër e të rinjve që ndodhen në krye të PS-së konsiderohen si e ardhmja e politikës shqiptare e çliruar nga komplekset e të kaluarës, të cilat e kanë vënë në buzë të greminës. Një nga arsyet që PS ruan një elektorat të konsiderueshëm lidhet pikërisht me klasën e re të drejtuesve të saj, përballë së cilës Berisha ndihet i çarmatosur. Këto muaj qeverisjeje kanë qenë një provë pozitive për dyshen Majko-Meta. Duke lënë mënjanë problemet e veçanta me të cilat ballafaqohet vendi, problemet këto të trashëguara, Majko dhe Meta kanë meritën e zbutjes së tensioneve në marrëdhëniet pozitë-opozitë gjë që po ndikon pozitivisht në përballimin e situatës së vështirë në këtë moment. Në këto rrethana, nëse grupi parlamentar socialist do të dijë kundër shkarkimit të Koçit, kryeministri Majko fare lehtë mund të tentojë një provë force duke kërcënuar me dorëheqjen e tij. Por pas dorëheqjes vjen kriza politike. Askush në PS, nuk besohet se do të zgjedhë futjen në krizë, përballë alternativës së rrëzimit të vendimit të kryeministrit. Pas krizës, skena është e qartë. Vjen vendimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe natyrisht që 2/3 e deputetëve të tanishëm zor se kanë bërë edhe jo krejt për fajin e tyre zgjedhje për elektoratin sa të bëhen sërish përfaqësues të popullit. Kështu që ata nuk mund të humbin privilegjin e të qenurit deputet vetëm për hir të kapriçove të disa politikanëve apo edhe të Presidentit Meidani. Të gjitha letrat disa politikanëve apo edhe të Presidentit Meidani, nlofhta edhe i Nanos, janë në pozita inferiore. Por nuk duhet harruar se “delja” Meidani, ashtu si ujku i butë, i ka kapur pikat kyçe në shtetin shqiptar, ndërsa “ujku” Nano ka ende struktura dhe militantë që punojnë për të dhe natyrisht që ka eksperiencë dhe meritë rrotull Shqipërisë. Megjithatë rrënjët e “ujqërve të vjetër” për të kompensuar këtë inferioritet deri tani kanë shkaktuar vetëm plagë të vogla tek superiorët. Por dyshja Majko-Meta gjuhet akoma e re nëse vetëm nga mosha, pasi tani ata zotërojnë strategjinë e mbrojtjes në të njëjtin nivel si sulmi të vjetërve.