21/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

21 maj 1999

Këshilltari i Majkos nën hetim për kontrabandë

Prokuroria e Përgjithshme akuzon për trafik karburanti njeriun e kryeministrit Këshilltari i Majkos nën hetim për kontrabandë “Ka bashkëpunuar me anijen

Momenti i “Duarve të pastra”

Që nga koha e qeverisjes së PD-së, politikanët duke filluar që nga zyrtarët më të lartë të shtetit, deputetët, krerët e forcave politike, kanë qenë më të përfshirët kur ishte fjala për korrupsion për angazhim në kontrabandë dhe trafik të paligjshëm sidomos në atë të armëve, të drogës

“duar të pastra”

Që nga koha e qeverisjes së PD-së, politikanët duke filluar që nga zyrtarët më të lartë të shtetit, deputetët, krerët e forcave politike, kanë qenë më të përfolurit kur ishte fjala për korrupsion për angazhim në kontrabandë dhe trafikë të paligjshëm sidomos në atë të armëve, të drogës apo të cigareve. e forcave politike, kanë qenë më të përfolurit trafikë të paligjshëm sidomos në atë të armëve, të drogës apo të cigareve. Lidhur me këtë, me pak mund, nuk është vështirë të përpilohet një listë e gjatë vetëm me rastet e abuzimeve të një pjese të mirë të politikanëve, raste këto të bëra publike në media. Gjatë gjithë këtyre viteve, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, janë lakruar shpesh emra ministrash që fusin duart në kontrabandë, që kanë monopol-in e kafesë, duhanit, naftës, bananeve, që kanë drejtuar apo drejtojnë trafikun e drogës, armëve dhe prostitucion-it. Vlen të përmendet se për të gjitha këto është folur e shkruar edhe në mediat e huaja, madje, atje janë publikuar dhe skema organizimi të klaneve të ndryshme mafioze të lidhur me qeveritarë të sotëm apo të djeshëm. Megjithatë, me përjashtim të rastit “Nano”, kur ish-kryeministri i vitit 1991, do të dënohej për “vjedhje të ndihmave”, deri më sot nuk dihet që të jetë dënuar ndonjë politikan. Rreth një vit më parë disa institucione financiare ndërkombëtare dhanë alarmin për përmasat e paimagjinueshme të përfshirjes së qeveritarëve të asaj kohe në korrupsion e kontrabandë duke e cilësuar Shqipërinë pa asnjë hezitim si “vendin me udhëheqje më të korruptuar në Evropë”. E megjithatë, strukturat e shtetit shqiptar që merren me luftën kundër krimit, nuk morën mundimin të vinin ujin në zjarr lidhur me këtë. Konkretisht, raporti i ardhur nga jashtë për këtë problem përmendte dhe disa emra, por që akoma vazhdojnë të jetojnë në luks pa u hyrë gjemb në këmbë. Pikërisht, privilegji i paligjshëm i zyrtarëve të lartë për të fituar në forma të paligjshme është i vetmi motiv që shtyn disa të paguajnë shuma të majme për një post në administratë, pa le në Qeveri apo dhe në Presidencë. Duke qenë se kjo kategori zyrtarësh zakonisht bashkëpunojnë me kompani që merren me biznese të dyshimta si dhe me qarqe mafioze, përbëjnë dhe pengesën kryesore për luftën kundër krimit në Shqipëri. Prandaj, për sa kohë strukturat e rendit dhe prokuroria nuk do të shpallin një kryqëzatë të vërtetë kundër kësaj kategorie zyrtarësh dhe politikanësh në përgjithësi, vendi do të vazhdojë të qeveriset nga mafia. Për këtë arsye, kushdo që ulet në poltronën e ministrit të Rendit Publik, nuk do të ketë kurrë sukses nëse pranon kompromis me politikanët mafiozë. Ndoshta mund të shprehet që ministri i ri i Rendit, Poçi, të marrë iniciativën e një operacioni të tipit “duar të pastra” për të shkëputur lidhjet e politikës me krimin.

Policia në aksion për Kakamin “Grabit në Vlorë 230 milion”

Tregtarit të njohur, Agron Shehu, i zënë rrugën dhe i marrin thesin me para Policia në aksion për Kakamin “Grabit në Vlorë 230 milion” Vlorë, është grabitja më e madhe që prej 2 vjetësh Grabitësit kanë përplasur enk as makinën e tyre me të tregtarit. Pasi ka shpëtuar vetë, ai ka deponuar në polici se mes banditëve ka njohur edhe të mbiquajturin Kakami. Nëse vërtetohet se grabitjen e ka bërë banda e Kakamit, shtetit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse në qelitë ku ishin banditët deri para një jave, të dërgojë tre gjykatësit dhe prokurorin e Tiranës, që firmosën lirimin e tyre nga burgu për t’i gjykuar në gjendje të lirë. faqe 7

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, duke folur dje para dhjetra mijëra refugjatëve kosovarë në qytetin e Kukësit

Prokuroria e Përgjithshme akuzon për trafik karburanti njeriun e kryeministrit

Kosova, NATO apo G8?

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, duke folur dje para dhjetra mijëra refugjatëve kosovarë në qytetin e Kukësit