23/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

23 maj 1999

Moderatorët: Do t’i ndërrojmë mendjen Sali Berishës

Deputetët e PD-së që janë kundër praktikave të Berishës, nuk largohen nga partia, por do të insistojnë për marrjen e kreut të saj faqe 4

Energjitë e humbura të Nanos, Majkos dhe Metës

Ligjëratat patetike kushtuar “unifikimit të faktorit shqiptar të Kosovës”, të konsumuara së tepërmi këto ditët e fundit nga qarqet politike këtu në Tiranë, s’ihen me një farë skepticizmi nga opinioni për të mos thënë se bëhen për të fituar kapital politik. Shkak i mosbesimit ndaj klasës politike shqiptare në këtë drejtim janë ndarjet që ekzistojnë jo vetëm midis forcash të ndryshme politike, por dhe brenda vetë partive. Shembulli më konkret i përçarjeve, të shoqëruara këto me konflikte zakonisht artificiale por edhe të lidhura me probleme të ngushta të ndonjë herë nuk kanë të bëjnë me politikën, është Partia Socialiste. Kontrastet e para tre viteve të cilat u pritën me entuziazëm nga opinioni si shenjë e debatit të hapur, e përplasjes së ideve të kundërta që nisnin për demokratizim të kësaj partie, tashmë, nga mënyra si po zhvillohen kanë marrë ngjyrat e një lufte të ulët me karakter klanor. Konfliktet midis figurave kryesore të kësaj partie në vend të çështjeve parimore që lidhën me të ardhmen e vendit dhe të vetë partisë, kanë në thelb interesa të ngushta të njërit grup, më luftë me tjetrin. Kjo ka krijuar përshtypjen se edhe lufta për lidergrup, në luftë me njëri-tjetrin, ka krijuar përshtypjen se edhe lufta për liderin e partisë është e lidhur pikërisht me këtë synim. E keqja është se për të arritur këto synime preferohen kulisat, prapaskenat, shpifjet dhe denigrimet kundër njëri-tjetrit, gjë që kanë rritur në përmasa shqetësuese ftohjen dhe mosbesimin e deklaratat socialiste ndaj udhëheqjes së tij. Kështu liderët e partisë më të madhe të koalicionit në pushtet, pothuajse të gjitha energjitë e tyre i shpenzojnë për “t’i bërë varrin” njëri-tjetrit duke i vënë stërkëmbësha apo me thika pas shpine, në kohën që do të ishte mirë që gjithë këto energji të konsumoheshin për qëllime shumë më fisnike, pra Nano-Majko-Meta duhet të bashkohen, natyrisht me rrugulla jo të reja. Kjo gjë bëhet edhe me imperativë kur kanë përballë njëklan të fortë dhe brenda Koalicionit që ka edhe hije Presidentce, por edhe kur Berisha po rritet në tërmen për të sulmuar qeverinë. Dikur emancipimi në PS kuptojë me lamminë e mendimeve dhe fraksionet në parti, sot duket se është koha që ai emancipim të kuptohet toleranca brenda partisë, sot duket se është koha që ai emancipim të kuptohet toleranca dhe afësia për të arritur kompromise të ndershme që t’i shërbejnë të gjithëve. Këtu p.sh. nuk do të ishte aspak e keqja sikur Nanos t’i mbyllyej rruga për rikthimin në krye të partisë, por me kusht që ky të hiqte dorë nga ambiciet për të dalë në krye të qeverisë për një kohë relativisht të gjatë duke i garantuar një qeverisje “që qetë” çift Majko-Meta, si dhe duke rinovuar disa aspekte të qeverisjes, pra duke hequr disa ministra mediokër dhe hajdutë, të cilët nuk janë më anëtarë, as me Metën, as me Nanon, e as me Metën. Ata ministra i përkasin botës së mafias dhe hajdutërisë, porse mund t’i rrezikojnë të gjithë qeverisjen. Me më të trishtë e bashkuar Nano-Majko-Meta sesa një treshe e përçarë që janë njëri-tjetrin dhe harxhojnë energjitë kot së koti.

Ushtrari i NATO-s duke montuar pjesët e një rakete që do të hidhet mbi Beograd foto REUTERS

Sot, ndër të tjera, në “Koha Jonë” do të lexoni:

Fino: Nano kryetar, Majko kryeministër (intervistë) faqe 16-17 Ja ministrat që do të largohen nga kabineti Majko faqe 3 Socialistë: Bashkohuni, ndryshe

do t’u gjëltisim me gjithë lecka faqe 2 Skafistët kërcënojnë policinë: Na hapni rrugën ndryshe luftë faqe 7 Policia siguron tregtarin: “Do ta kapim Kाकamin” faqe 10

Gati arresti për dhjetë firma tregtare faqe 8 Suplementi i të dielës, kulturë, modë, rini, spektakël, zbavitje, humor faqe 21-31