05/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

5 qershor 1999

Gjeneralët serbë sot firmosin kapitullimin

Krerët e ushtrisë serbe do takohen me Shefin e Shtabit të NATO-s për Evropën, në një vend sekret mes Maqedonisë dhe Kosovës Pas nënshkrimit të ushtarakëve, nesër mbaron lufta faqe 2-3 Krerët e ushtrisë serbe do takohen me Shefin e Shtabit të NATO-s për Evropën, në një vend sekret mes Maqedonisë dhe Kosovës Gjeneralët serbë sot firmosin kapitullimin Pas nënshkrimit të ushtarakëve, nesër mbaron lufta faqe 2-3

Pas humbjes së Shpresës, shpresat tek Kombëtarja

Futboll! Fitoni për ne! faqe 25

Dora e hekurt e Majkos

Në situata të tilla tepër të vështira, siç është ndodhur vendi ynë gjatë këtyre kohëve të fundit, qeverisja me “dorë të hekurt” është jetike për të ardhmen, por dhe mënyra kryesore për të kapërcyer momentet kritike. Kur përmendim shprehjen “dorë e hekurt”, kjo nuk duhet nënkuptuar me kufizimin e lirive të shtetasve të thjeshtë apo penalizimin e opozitës, por duke kontrolluar rigorozisht dhe duke u hequr llogari deri në një, punonjësve të administratës, në radhë të parë ministrave dhe zyrtarëve të tjerë të lartë. Ndryshe, janë të gjitha gjasat që aparati shtetëror ta përfshijë kaosi dhe zyrtarët e pandershëm e meskinë të përfitojnë duke abuzuar me postin të realizojnë synimet e tyre për t’u pasuruar në kurriz të masës së madhe të shtetasve. Nëse ish-kryeministri Nano dështoi, një nga shkaqet ishte liberalizimi i ekzagjeruar ndaj ministrave dhe bashkëpunëtorëve të tjerë të tij. Kështu, Majko, ndonëse pa ndonjë eksperiencë të madhe, por ndoshta edhe duke pasur parasysh eksperiencën e hidhur të paraardhësit të tij, e ka kuptuar domosdoshmërinë e “dorës së hekurt”. Këtë ai e tregoi dje, duke hedhur në koshin e plehrave “strategjinë” e ministrit Bufi për telekomunikacionin, sipas të cilës, ky duke u dhënë aksionet të preferuarve të tij, faktikisht u mbyllte derën të tjerëve, pavarësisht seriozitetit dhe vlerave të tyre, siç ishte dhe rasti i amerikanes “NEW WORLD TELECOM”. Nëse Majko do të kishte hezituar, shteti do të pësonte një dëm serioz pasojat e të cilit do t’i ndienin mbi kurrizin e tyre qytetarët e thjeshtë, të cilët, më e pakta, do të paguanin më shumë taksa për të mbushur gropën financiare të krijuar nga ministri Bufi, pa llogaritur dëmin tjetër kolosal të dëmtimit të marrëdhënieve me SHBA, miku më i madh i shqiptarëve. Por, ajo që ka më shumë rëndësi është se precedent i djeshëm duket ta nxisë kryeministrin shqiptar të vazhdojë në këtë rrugë duke marrë drejtimin e luftës kundër shkeljeve, abuzimeve të ndryshme, të lidhura ngushtë këto me korrupsionin dhe nepotizmin që ka dominuar vazhdimisht administratën tonë. Ndjekja e një rruge të tillë, ka dhe një të mirë tjetër, pasi do të shkëpusë ndjenjën nga apatia dhe organet shtetërore që merren me luftën kundër fenomeneve të mësipërme, duke ua ngushtuar hapësirën zyrtarëve të pandershëm. Përsa i përket ministrit të privatizimeve, Ylli Bufi, pas kësaj, hapi i parë që duhet të hedhë, është dorëheqja. Me të vërtetë, është e pakupueshme si mund të pretendojë të qëndrojë në post një ministër, të cilit i hidhet poshtë gjithë “strategjia” mbi të cilin ky ka mbështetur aktivitetin e tij. Në të kundërt, këmbëngulja e tij për të qëndruar në qeveri të bën të dyshosh se ai ka plane të tjera të ngjashme, të cilat shpreson t’i realizojë “në rastin më të parë”. Nëse Ministri Bufi kërkon të mbajë postin Majko le të përdorë fuqinë që i jep Kushtetuta: Ta shkarkojë! Fatkeqësisht në qeveri ka edhe disa “Bufë” të tjerë që po vjedhin haptur, duke spekuluar me Kosovën dhe me mosvëmendjen e politikës tek çështjet e brendshme të ekonomisë. Megjithatë Majko të përdorë dorën e hekurt si dhe të sjellë frymë të re qeverisje, gjë të cilën nuk mund ta bëjë lirshëm me një pjesë të ministrave që ka përkrah, të cilët e kanë mendjen vetëm si të vjedhin.

New World Telecom

Kompania më e fuqishme në botë Në javën e parë të korrikut kompania e njohur amerikane fillon investimet në Shqipëri