13/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

13 qershor 1999

NANO: E madhja PS, peng nga i vogli Majko

Flet me rastin e 8 vjetorit të socialistëve ish-kryetari dhe themeluesi i PS për intrigat, presionet dhe kulisat në kampin e pushtetmbajtësve faqe 6,7,8— Majko duke festuar dje 8 vjetorin e partisë foto L. FILOPATI

Festim i përçarë

Kremtimi i tetëvjetorit të Partisë Socialiste, i zhvilluar dje, tregoi se carjet në gjirin e kësaj partie janë të thella, ndoshta aq shumë sa që fjalët e bukura dhe ligjëratat lidhur me “frymën e re”, “modernizimin”, “shpirtin demokratik”, etj, nuk janë veçse një blof. Atyre që ishin të pranishëm në ... sallën e festës, por edhe atyre që e ndoqën atë nëpërmjet radiotelevizionit nuk kishte si të mos u bënte përshtypje mungesa e Nanos, njeriut që udhëhoqi partinë për gati tetë vjet si dhe disa prej figurave kryesore të kësaj partie, të cilët tashmë njihen në opinionin publik si nanoistë apo klani “proNano”. Fakti që emrat kryesorë të partisë më të madhe në vend festuan jubileun e themelimit të partisë së tyre të ndarë tregoi se atyre, u mungon mbi të gjitha aftësia për të bashkëjetuar, pa le pastaj që as mund të imagjinohet që këta të jenë të aftë për të bashkuar forcat në beteja politike. Sado të mëdha të kenë qenë meritat, pakënaqësitë apo kontrastet me grupin tjetër që aktualisht po qeveris vendin, nuk kishte pse Nano dhe të tjerët të injoronin festimin e jubileut të partisë për të cilën kanë sakrifikuar duke derdhur mund e djersë, ndoshta më shumë se ndonjë apo disa që sot kanë në dorë frenat e partisë. Përballë një fakti të tillë edhe parashikimet e Nanos për “diskutim alternativash”, “konkurencë të mendimit të lirë” etj, në gjirin e partisë të lënë një shije të hidhur. Nga ana tjetër, Majko, më shumë se të ironizonte me mungesën e Nanos, duhej të ishte i shqetësuar prej saj, pasi është kush është, Fatos Nano ka qenë kryetari i parë dhe i vetëm socialist që ka mbajtur PS-në, qoftë edhe me sakrifikimin e vetvetes. Kushdo ka të drejtë të mendojë se kur figurat kryesore të PS-së nuk janë të aftë për të festuar së bashku ditëlindjen e krijesës që i ka bashkuar, vështirësohet do të jenë në gjendje të zhvillojnë një debat normal duke respektuar rregullat e lojës në forumet e partisë. Duke arsyetuar më tej, mund të thuhet se ndodhia e pakëndshme e mbrëmshme nuk paralajmëron prognozia të mirë për partinë kryesore të koalicionit në pushtet duke pasur parasysh se ajo ndodhet para evenimentit më të rëndësishëm të saj, kongresit. Ngjarja e mbrëmshme të të rëndësishëm të saj, kongresi i socialistëve do të jetë një bën të mendosh se kongresi i socialistëve do të jetë një luftë e ashpër, e pamoralshme ku do të përdoren të gjitha mjetet duke përfshirë dhe ato të pandershme, me synimin për të shtënë në dorë kreun e partisë. Dhe përfundimi më i mundshëm është që pala humbëse të shkëpusë çdo lidhje me palën tjetër, ndoshta dhe duke krijuar një formacion tjetër. Mirëpo, një gjë e tillë nuk bën tjetër veç ftohjes së elektoratit me lidershipin e partisë dhe në fund të të gjithëve humbjen e pushtetit duke i bërë shërbimin më të çmuar opozitës, e cila mezi po pret rikthimin në pushtet.

Kokëdhima kërcënon Arapin në Kryeministri

Bosi i “2K”, i shpallur një herë nga qeveria piramidë, rrezikon burgun Bosi i firmës “2K” Koço Kokëdhima dhe pronar i gazetës “Shekulli” kërcënoi dje serozisht në selinë e Kryeministrisë kryemvykryebkryesin e Fajdeve Farudin Arapi. E ka gjetur në shkallët e kryeministrisë, duke dalë nga godina dhe “bosi” i madh kërcënoi hapur, duke sharë, fyêr dhe më pas është përpjekur të godasë Farudin Arapin. Ka ndërhyrë roja personale e këtij të fundit, i cili ka dashur të shuajë konfliktin. “Të shikosh ti se ç’do të punoj”, kanë qenë në këto e sipër fjalët e Koço Kokëdhimës. Firma “2K” e shpallur si firmë piramidale gjatë qeverisjes së Fatos Nanos, nuk arriti të fundoset, pavarësisht se çështja shkoi edhe në gjyq. I mbetur një proces në hije nga qeveritarët tanë, dosja e firmës “2K” nuk mbeti jashtë dokumentacionit të Farudin Arapit, i cili vazhdonte të bënte me maturi transparencën e piramidave. Pavarësisht nga mbyllja e gjyqit, Arapi vazhdoi të këmbëngulë për atë që e kishte të qartë që më parë, edhe pse qeveria e humbi gjyqin me bosin e madh. Dhe vetëm dje, Arapi bën të dytën shkresë për zyrtarët e lartë të shtetit, kësaj radhe me detajime konkrete më të mëdha. Sipas rregullit, i jepet drejtuesve kryesorë të qeverisë. Vetëm 30 minuta pasi dokumenti, i cili mund të klasifikohet tepër sekret edhe për masat që duhet të marrë më pas qeveria për firmën, Koço Kokëdhima, president i Kompanisë “2K” duke në selinë e kryeministrisë ku dhe kërcënoi Arapin. Puna nuk është mbyllur me kaq. Duke qenë një zyrtar i shtetit, Arapi nuk ka ngurruar të bëjë edhe denoncimin përkatës në Prokurori. Problemi nuk qëndron tek fakti së kërcënohet Arapi, sepse kjo është një praktikë e njohur tashmë. Por si është e mundur që të mbërrinte në duart e Kokëdhimës kaq shpejt një dokument i tillë, kur ai akoma nuk kishte zbritur nga shkallët e kryeministrisë? Një prej qeveritarëve patjetër e ka nxjerrë “sekretin” dhe kjo do të jetë shumë e rëndë. Dhe këtu lind problemi më i madh, sepse ndoshta kjo nuk është hera e parë. Nuk mund të imagjinohet ndryshe se si u la në harrësë transparenca nga kabineti Majko për firmën piramidale “2K” ... Dhe lind kështu një precedent i rrezikshëm: ndërsa gjatë qeverisjes së PD, qeveritarët e atëhershëm duke favorizuar VEFA-n nënrrimin racuonin të tyre, fare mirë qeveritarët aktuale mund të mbajnë një “2K”. Kokëdhima, ashtu si dikur Alimuça ka blerë gjithë qeveritarët dhe Presidentin dhe “2K”. Megjithatë ai, duke përdorur paratë e popullit po privatizon dhe blen gjithçka shtetërore, duke iu dhënë pjesën e tyre edhe pushtetarëve, të cilit disa emra të njohur janë truri i kësaj firme që po gëlltit si “VEFA” të gjithë shtetin, por edhe fundi ka një FUND që quhet BURG.