17/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

17 qershor 1999

Qeveria: Brenda 24 orëve të ikin forcat e Bukoshit

Policia dhe ushtria do të ndërhyjnë forcërisht për t’i çarmatosur Lëshohet ultimatum për 600 trupa të FARK të strehuara në disa qytete shqiptare faqe 2

Do licensohen RTV private

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend drejtuesit e të cilit

Për licensohen RTV private

Shqipëria është ndoshta i vetmi vend drejtuesit e të cilit parapëlqejnë që mundësisht çdo aktivitet të zhvillohet jashtë kornizave ligjore. Për e të cilit parapëlqejnë që mundësisht çdo aktivitet të zhvillohet jashtë kornizave ligjore. Përveç fushave ku përfitimet materiale janë të drejtpërdrejta, prirja për t’ia lënë funksionimin e gjërave spontaneitetit vërehet dhe në fusha të karakterit më tepër shpirtëror, ku ana e biznesit është e spostuar në plan të dytë, si fjala vjen në art, kulturë, por dhe në funksionimin e mediave, sidomos atyre elektronike. Konkretisht, është fjala për krijimin e kuadrit ligjor në bazë të të cilit parashikohet disiplinimi i funksionimit të stacioneve televizive private e publike numri i të cilëve është rritur në mënyrë të ndjeshme gjatë këtyre viteve të fundit. Krahas vendosjes së një lloj kontrolli nga ana e shtetit, disiplinimi i aktivitetit të mediave audiovizive publike e private është i domosdoshëm edhe për të shmangur konfliktet ndërmjet subjekteve të ndryshëm në këtë fushë, në radhë të parë konkurrencën e pandershme. Kanë qenë këto arsyet kryesore shkaku që ka çuar në idenë për krijimin e një Këshilli (KKRT) për rregullimin e veprimtarisë së kësaj kategorie të mediave duke filluar që nga licensimi i tyre dhe çështjet e tjera deri në detajet më të imta. Por, ndonëse kanë kaluar disa muaj nga afati i lënë për caktimin e këtij këshilli në rang kombëtar, deri tani nuk ishte bërë asgjë dhe, më e keqja është se formula e servirur është e zhveshur nga çdo nuancë pluralizmi. Konkretisht, sipas kësaj formule komisioni është kthyer në një seksion të Partisë Socialiste, e cila pasi nxori jashtë loje aleatët, ka tre përfaqësues të saj në Këshillin Kombëtar të Radios dhe Televizionit, pa përmendur përfaqësuesin presidencial. Synimi për të pasur nën kontroll Partiak edhe mediat audiovizive, publike e private shpjegon më së miri arsyen se përse është injoruar varianti i kreut të parlamentit Gjinushi lidhur me ndërtimin e këtij komisioni. Në të vërtetë, ky variant ka dukshëm një karakter më pluralist. Para-dokse të tilla shpjegojnë më së miri arsyet e vërteta të zvarritjes së legjislacionit në fjalë. Disa nga mediat të lidhura me qarqe të dyshimta mafioze, apo duke u vënë në shërbim të grupeve dhe klaneve të ndryshme politike po privilegjohen duke shfrytëzuar dhe vakuumin ligjor për të forcuar pozitën e tyre, natyrisht në dëm të atyre që po presin të fillojë loja e ndershme në bazë të rregullave të caktuara. Kjo të bën të dyshosh se si zvarritja e krijimit të komisionit të mjeteve të informimit publik ashtu dhe konceptimi i ndërtimit të tij janë të paramenduara. Megjithatë brenda javës së ardhshme do të miratohet përfundimisht Këshilli Kombëtar i RTV dhe pas kësaj rregullat e medias audiovizive do të jenë të rrepta, çka do të thotë që një pjesë e pushtetit të do të jenë të rrëpta, jetë nën binarët e ligjit.

Me thikë në dorë para Presidentit

Incident i rëndë në Rinas me presidentin Meidani Anila Prifti “Zoti President, e shkoni sa i siguruar jeni ju nga policia e shtetit. Unë ndodhem para jush me thikë në dorë dhe mund t’ju vras” - kështu i është drejtuar një kosovar Presidentit të Republikës Rexhep Meidani, në momentin që ai po ngjiste shkallët e avionit për të udhëtuar drejt Gjermanisë, ditën e dielë. Meidani, ndërsa priste të linte pistën e Rinasit, është përballur me surprizën më të madhe të jetës së tij. Një njeri me thikë në dorë i ka zënë rrugën, kur ai ishte mes dhjetëra policësh dhe bodigardësh. Nuk dihet si hyri, dhe si përfundoi refugjati kosovar para numrit një të shtetit shqiptar me thikë në dorë, por ai zbuloi një gjë të hidhur. Presidentin tonë mund ta vrasë kush të dojë dhe kur të dojë. Madje edhe me thikë dhe në një aeroport të shndërruar tashmë në xhungël ushtarake. Përballë këtij njeriu kërcënues, Presidentit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të buzëqeshë dhe t’i thotë: “Ju nuk jeni këtu për të më goditur mua”. Pas kësaj bodigardët kanë vepruar dhe e kanë zbuluar duke e çarmatosur. Ngjarja e rrallë ka ndodhur në Aeroportin e Rinasit, dy ditë më parë kur Meidani po nisej për në Gjermani. Incidenti ka provokuar masat më të rrepta të sigurimit të personaliteteve në Aeroportin e Rinasit. Dje në orën 12.00, në Rinas është mbledhur Këshilli i Sigurimit të Personaliteteve dhe ka diskutuar rreth ngjarjes së ndodhur, e cila është mbajtur në sekret të plotë, për vetë përmasat skandaloze të saj. Presidenti Meidani ndoshta për herë të parë, në jetën e tij është kërcënuar nga një person i armatosur. Por ndoshta, për herë të parë ka arritur të kuptojë se në ç’nivel janë masat e sigurisë në vendin ku ai drejton. Pas incidentit policia është kujdesur që asnjë informacion të mos dalë lidhur me të. Ndaj ende nuk dihet se kush ishte refugjati, nga vinte, si arriti t’i dalë Presidentit përpara dhe cili ishte qëllimi i këtij veprimi. Po ashtu, askush nuk mund të thotë nëse ai kishte si synim të vriste Presidentin. Dikush nga njerëzit e policisë në Rinas e komenton këtë fakt si një veprim të një njeriu aventurier, për të treguar se ç’mund të bëjë ai dhe se sa i mbrojtur është numri një i shqiptarëve. Gjithsesi, zoti Meidani, para se të linte Rinasin, nuk ka harruar të porosisë, që policia të mos e keqtrajtojë “atentatorin” e tij.

Një skuadër e UÇK-së e çarmatosur dje nga forcat amerikane të NATO-s në Kosovë foto REUTERS Një skuadër e UÇK-së e çarmatosur dje nga forcat amerikane të NATO-s në Kosovë — foto REUTERS