29/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

29 qershor 1999

Arrestohet krimineli i superkërkuar Gaxhai

Që mbrëmë në ora 21.30 policia ka marrë urdhër për të gjëlluar mbi kriminelët Mbrëmë në Durrës, pasi ka vrarë 2 persona, forcat e shumta të policisë rrethojnë ndërtesën ku ishte strehuar krimineli dhe më në fund i plagosur arrestohet bashkë me një tjetër faqe 2

Ministri Poçi-dora e fortë kundër krimit

Ministri Poçi: dora e fortë kundër krimit Arrestimi dje i njeriut prej krerëve më të njohur të bandave që dolën në skenë në pranverën e vitit 1997, “Gaxhait” pa dyshim që është një sukses për forcat e rendit dhe për ministrin Poçi, të emëruar pak kohë më parë. Nga ana tjetër kjo goditje e rëndit mbi botën e krimit tregon se ministri Poçi nuk do të tolerojë kriminelët të çfarëdo ngjyre qofshin dhe pavarësisht nga lidhjet që mund të kenë me qarqe politike. Që në ditët e para të marrjes së detyrës, zoti Poçi dha sinjale të qarta se për kriminelët do të vinin shumë shpejt ditë të vështira. Konkretisht, gjatë kjo periudhë, në një hark të ngushtë kohor, ka qenë tepër aktive për njeriun që ka marrë përsipër të udhëheqë luftën kundër krimit, ku paraardhësit e tij nuk kishin qenë të suksesshëm. Ndryshe prej tyre, Poçi brenda një kohe rekord i ra vendit kryq e tërthor duke u njohur hollësisht me gjendjen në terren. Pa dyshim që kjo e ka ndihmuar atë të bëjë ndryshime të gjithanshme në radhët e drejtuesve të policisë, të cilat duket se nuk po vonojnë të japin frytet e tyre. Veç kësaj, ajo që ka më shumë rëndësi, lidhet me faktin se arrestimi i “Gaxhait” do të shërbejë si një inkurajim për policinë, në radhë të parë për ata profesionistë të ndërgjegjshëm, të cilët, në shumë raste kanë mbetur të zhgënjyer nga eprorët e tyre, apo struktura të tjera të shtetit. Gaxhai dhe banda e tij ishte në bankën e të akuzuarve deri dy muaj më parë - ai gjykohej në mungesë për krime e ’97 - por ashtu si dhe kriminelë të tjerë ishte lënë i lirë nga drejtësia e përfolur shqiptare. Duke pasur parasysh dicka të tillë, nëse arrestimi i Gaxhait do të pasohet nga aksione të tjera të forcave të policisë në kuadër të luftës pa kompromis kundër krimit, në një farë mënyre do të bëhen të besueshme hipotezat për ekzistencën e lidhjeve të njerëzve të caktuar në radhët e policisë me botën e krimit, gjë që do të justifikonte plotësisht fushatën e spastrimeve dhe ndryshimeve në radhë e drejtuesve të rendit ndërmarrë nga ministri Poçi. Jo rrallë, deri tani, operacione të rëndësishme të policisë kundër kriminelëve të njohur kanë dështuar si pasojë e dekonspirimit të këtyre aksioneve nga njerëz të veshur me uniformë blu, duke mos përjashtuar dhe funksionarë të lartë. Mbi të gjitha, nëse vënia në pranga e “Gaxhait” do të pasohet me sukses të tjera në luftën e vështirë kundër krimit, do të rezultojë se policisë shqiptare nuk i mungojnë njerëzit dhe mjetet për të triumfuar në duelin me krimin, ku deri tani për fat të keq ka fituar ky i fundit.

Masakër në Shkodër: Pesë të vrarë në

Shkodër: Pesë të vrarë në një lokal

Policia: Vrasja ka ndodhur për hakmarrje bandash ose motive që lidhen me gjoba ndaj tregtarëve faqe 11

Pas Nanos do të mbërrijë Berisha

Sot në Vlorë miting i PS Pas disa lajmerimeve sot më në fund PS-ja e Vlorës, e këtij qyteti të zjarrtë që rrëzon dhe ngre qeveri, do të testojë elektoratin real të ish-liderit socialist Fatos Nano, njeriut që për katër vjet bëri burgun e Berishës. Mësohet se dhjetra makina me simpatizante do ta shoqërojnë nga Fieri drejt Vlorës. Nëse sot Nano pritet në Vlorë me nderime dhe popullaritet atëherë ish-lideri që sot kthehet në lider i socialistëve. Në të kundërt Fatos Nano humbet shansin për të drejtuar partinë më të madhe të vendit, e cila për momentin është në krizë identiteti. Gjithashtu mësohet se pas vizitës së Nanos, burime nga PD-ja kanë deklaruar se lideri demokrat do të guxojë të hyjë në Vlorë për një miting po në Sheshin e Flamurit. Berisha është deklaruar: “Vlora është demokrate. Vlonjatët i kam në zemrën time...” Gjithsesi dueli Nano-Berisha nis përsëri sot nga Vlora për të përfunduar në zgjedhjet e reja, ku secila parti deklaron se do t’i fitojë.

Protestojnë 3 mijë vetë të parkut “Rinia”

Plasin grevat në Rinas dhe në kryeqytet Dje Tirana është dridhur nga greva paradite e punonjësve të aeroportit të Rinasit, e cila ka pezulluar të gjitha fluturimet ajrore. Më pas, në ora 19.00 ka plasur një tjetër protestë para Kryeministrisë nga punonjësit dhe pronarët e kioshave dhe ndërtesave të parkut “Rinia”. Forca të shumta të policisë të Tiranës i kanë shoqëruar të 3 mijë protestuesit, të cilët paqësisht kanë kërkuar moszbatimin e urdhërit të lëshuar nga policia Ndërtimore e Republikës. Ata i janë drejtuar kryeministrit për një takim me një përfaqësi të tyre, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme nga të dyja palët, ndonëse nga qeveria ende nuk ka përgjigje, ndonëse vërehet një lloj tërheqje e shtetit përballë protestës së tyre, e cila do të vijojë çdo ditë para Kryeministrisë.

Operacion “blic” i ministrit Angjeli në Durrës

Mbrëmë, përveç ministrit të Rendit Publik, Poçi, edhe ministri Angjeli ka zbarkuar në port për të kontrolluar punonjësit e doganave. Ministri ka pushuar nga puna mbrëmë tre doganierë si dhe ka pezulluar pesë të tjerë. Vizita është në kuadrin e luftës antikorrupsion dhe urdhërit të kryeministrit Majko për luftë ndaj të korruptuarve.