01/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

1 korrik 1999

KOALICIONI QEVERITAR drejt çarjes përfundimtare

Fillon krisja e madhe në gjirin e pushtetmbajtësve. Lideri i PSD, Gjinushi jep shenjën e parë të largimit KOALICIONI QEVERITAR drejt çarjes përfundimtare faqe 2,4,5

Kryeministri Majko me kabinet të ri

Gjatë këtyre dy viteve nuk kanë munguar fërkimet e herëpashershme ndërmjet aleatëve të koalicionit qeveritar. Ndonëse PS nuk ka pasur nevojë për votat apo kartonët e aleatëve të saj minorë, këta nuk kanë munguar të rebelohen, madje, në ndonjë rast, edhe t’u imponohen socialistëve, duke kërcënuar me dalje nga koalicioni. Ndoshta një paradoks i tillë lidhje me “bujarinë” absurde të Nanos dhe lidershipit të atëhershëm socialist që portofolët më të rëndësishëm në qeveri ua dorëzuan aleatëve të vegjël. Gjeja tjetër që të shkaktonte habi ishte se pothuajse gjatë gjithë përplasjeve ishin socialistët ata që u hapnin udhë të vegjëlve. Në ndonjë rast nuk munguan dhe hipotezat lidhur me ndikimin e një klani të PS-së të lidhur me Presidencën, ku njëri nga këshilltarët është lider i një partie të vogël të “Aleancës për Shtet”. Por, tani së fundi konfrontimet ndërmjet liderëve të partive të koalicionit janë ashpërsuar së tepërmi ku akuzave dhe kërcënimeve për prishje të koalicionit u janë shtuar dhe sharjet me karakter individual. Ka mundësi që intensifikimi i frymës konfliktuale në gjirin e koalicionit të jetë pasojë e zhvillimeve të fundit në PS, e cila ndodhet në prag të kongresit. Duket se liderët e kësaj partie tani kur kanë nevojë për mbështetje nga baza partiake mund të bëjnë veshin e shurdhër si dikur ndaj vërejtjeve të saj për “privilegjin të aleatëve” duke diskriminuar shtresën e gjerë të militantëve socialistë. Tani për udhëheqjen e PS-së është momenti për t’i treguar masës së anëtarëve të thjeshtë të saj se “nuk do të shkelen me këmbë nga aleatët e vegjël”. Por edhe aleatët mendojnë se grindjet në PS janë një rast i mirë që mund të shfrytëzohet për t’u shkëputur liderëve socialistë sa më shumë terren duke pasur parasysh nevojën e këtyre për sa më shumë mbështetje. Në këto kushte janë të gjitha gjasat që koalicioni të pësojë një çarje të pariparueshme, ndoshta dhe përfundimtare. Mirëpo një shpërbërje e koalicionit është në interes edhe të kryeministrit Majko, tashmë i ndërgjegjshëm për ndryshime në kabinetin e tij. Kështu, prishja e koalicionit është një rast ideal që Majko të ndërtojë një kabinet të ri duke sjellë në të njerëz të aftë e të ndershëm. Kjo qoftë al do të jetë i çliruar nga formulat dhe marrëveshjet në bazë të të cilave u ndërtua koalicioni dy vjet më parë. Si përfundim, nuk dihet nëse qeveria e ardhshme e kryesuar nga Majko do të jetë një qeveri e ardhshme apo në të do të jenë dhe njerëz nga forca jashtë koalicionit aktual, pa harruar individë jashtë partive.

Fëmija peng: Ja si jetova 3 javë me grabitësit e mi

faqe 7 Sofia Goga, vajza minoritare katër vjeçe, e cila u lirua nga pengmarrësit mesnatën e të martës në shkëmbim të 20 milionë dhrahmive, (fotomontazh)

“Apokalipsi” ndodh në Elbasan: Qahet toka dhe përpin Ishahin

faqe 9

Shteti tërhiqet para kioskave: Parku “Rinia” nuk do të prishet

faqe 21

Hidhet shorti i Kupave të Evropës: Ja skuadrat “antishqiptare”

faqe 23