Për rindërtimin e Shqipërisë duhen harruar inatet e vjetra
faqe 3
Majko dhe kundërshtimi socialist për ndryshimet
Idetë e hedhura nga kryeministri Majko në fjalën e tij të mbajtur në aktivin e PS-së, ndoshta për shkak se kjo ishte hera e parë që kryeministri trajtonte probleme të brendshme pas disa muajve kur politika shqiptare ishte angazhuar vetëm me Kosovën, u përcollën me një interesim të veçantë nga të gjitha qarqet politike të vendit. Sigurisht, më shumë se për të tjerat, si opozita, por më shumë aleatët e koalicionit, në radhë të parë vetë partia e tij, po tregohen të interesuar lidhur me idenë e ndryshimeve që hodhi kryeministri në aktiv, ndryshime këto, si përsa i përket vijës politike dhe mendësive në qeverisje, por më shumë për lëvizjet në ekipin qeveritar që ai kryeson. Burime nga gjiri i Partisë Socialiste njoftojnë se në radhët e forumeve drejtuese të saj po vihen në përpjekje për të ushtruar presione mbi Majkon në mënyrë që ky të braktisë idenë për të bërë ndryshime në qeveri. Kështu, disa kanë hedhur versionin sipas të cilit “Majko po i përdor këto ndryshime për të forcuar poziten në prag të kongresit”. Gjithë ky presion bëhet sepse klanet në PS, të cilët tashmë kanë dalur hapur, u tremben pasojave të lëvizjeve të paralajmëruara nga Majko, pasi këto ndryshime sipas të gjitha gjasave, mund të përfshijnë emra zyrtarësh të lidhur me njërin ose tjetrin ose më saktë që u shërbejnë atyre. Është fakt i njohur që emërimet në qeveri apo strukturat të tjera shtetërore, kanë qenë produkt i pazareve dhe allishverisheve të grupeve në gjirin e PS dhe koalicionit për të kënaqur interesa të caktuara që në fund të fundit lidhen me përfitime materiale. Në një periudhë fillestare, Majko duke mos njohur situatën, por dhe në një pozitë të pakonsoliduar është ndjerë i pafuqishëm për të kundërshtuar emërime të tilla të imponuara nga partia dhe aleatët. Por, tashmë, kur pas përfundimit të luftës në Kosovë ai e ka forcuar ndjeshëm pozitën e tij duke se ka vendosur të lajë hesapet një herë e mirë me ministrat e paaftë apo që ndodhen pranë tij për të mbushur xhepat e vet dhe të atyre që kanë kontribuar për t’i bërë ministra. Sukseset në “provate forces”, siç është ai i arrestimit e shkarkimit të ish-ministrit të brendshëm Koci, apo në rastin e emërimit të ministrit të Drejtësisë, Pandeli, janë një njëxitje për Majkon që ky të mos tërhiqet para presioneve në rritje të mafies politike të partisë së tij. Por më shumë se kjo, garanci për Majkon që të vazhdojë me guxim rrugën e ndryshimeve, është mbështetja e SHBA dhe Perëndimit. Në të kundërt, nëse ai do të tërhiqet para presioneve, rrezikon të humbasë këtë mbështetje, gjë që do të ishte fatale për të ardhmen e karrierës së tij politike.
Kryeministri shqiptar Majko dhe homologu i tij grek, Kostas Simitis
Ç’është kjo politikë kuadri dhe indiferencë qeveritare për Lezhën?
Nga Nikollë Lesi
Jam i detyruar, që po publikisht, të shpreh opinionin tim për qytetin, i cili i ngjan me tepër një fshati stërmad h. Rruga automobilistike është zhvendosur me gropat dhe kanalet, e ku asfalt i tmerrshëm është harruar edhe si fjalë në gjuhën e lezhjanëve, që gjithsesi janë tepër të durueshëm me premtimet e mia elektorale, por edhe të koalicionit qeverisës. Disa herë jam përpjekur në takimet zyrtare me kryeministrin Majko, zv/kryeministrin Meta si dhe ministrat Angjeli e Poci që të tregohet vëmendja e duhur për Lezhën, qytetin që jo vetëm mbart vlera kombëtare për lashtësinë e historinë e tij, apo ku toleranca fetare e politike është në një nivel të lartë qytetar, po edhe për pozitën e tij në arterien kryesore rrugore të Veriut. Natyrisht që diçka është bërë, por jo në raport me premtimet e autorit të këtyre radhëve dhe të asaj që i takon Lezhës. Presidenti i Republikës Meidani dy herë ka vizituar këtë qytet bregdetar verior, duke premtuar se “do të ndërhyjë në qeveri për rrugët dhe portin”, por respekti i tij për vendin e “Besëlidhjes Kombëtare” ka shkuar deri tek portieri i kryeministrisë. Po kështu edhe kryeministri Majko, viziten e tij të parë si kryeministër e bëri në këtë qytet. Për lezhjanët kjo sigurisht është interpretuar si mesazh që qyteti i tyre nuk do të ishte më i “lënë pas dore”. Por edhe fjala e tij mund të arrinte deri
POLITIKA
Mbrëmë investimet amerikane: New World Telecom nënshkruan me Telekomin shqiptar kontratën prej 300 milionë USD
faqe 2
Majko ultimatum greviste: Të gjithë në punë po të hartuar projektet për Paktin e Stabilitetit të Ballkanit
faqe 3
Të gjitha ndihmat ekonomike do të kalojnë nëpërmjet Selanikut dhe jo Shkupit