POCI: Politikanët nuk përzihen në kontrabandë
Ndërsa SHIK-u dhe Prokuroria hetojnë për politikanë të korruptuar
Dje Ministri i Rendit Publik pohoi publikisht se Drejtoria e Krimit Ekonomik nuk ka fakte për implikim të politikanëve
Dhe, megjithatë, ndryshime do të ketë
Ndërsa edhe Prokuroria dhe Policia tashmë e kanë nisur zbulimin e disa eksponentëve politike që dyshohen si të implikuar në trafiqet dhe kontrabandën e mallrave, dje ministri i Rendit publik Spartak Poci ka bërë një deklaratë të papritur, ku veç të tjerash ai ka pohuar publikisht se politika nuk është e përzier me këtë fenomen. “Momentalisht, pavarësisht se tendenca ka qënë gjithmonë e tillë e inkriminimit të segmenteve të ndryshme të politikës, për ne deri tani nuk ka fakte të tilla”, është shprehur ministri Poci. Lidhur me këtë konstatim të tij ministri ka qënë mjaft i qartë dhe konseguent me atë që paraqiti para gazetarëve. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se fenomeni nuk ekziston, por ende nuk është dokumentuar për t’i dhënë formën e ekzekutimit me fakte. Sipas dokumentacionit që disponon Krimi Ekonomik, funksionarë të shtetit dhe personat me funksione të tjera që nuk janë të njohur publikisht, por janë të dyshuar se kanë favorizuar trafiqe dhe kontrabandë. “Duke lënë mënjanë termin hasmëri personale se e ç’mund të bëjë çdo individ edhe brenda llojit formal shtetëror e përgjithshëm, palët qartësisht po sa për shpifje se kush është i implikuar, pagesë apo ryshfete, është gjë krejt e kundërta”, citohet të ketë deklaruar Poci. Kështu, në ditët e para të kësaj jave ka nisur përpilimi i një liste emërore ku janë grupuar personat me funksione të larta që mund të jenë në kundërshtim me ligjin. Pas verifikimeve seleksionuese janë veçuar pesë ose shtatë, por nëse edhe këto do të konfirmohen, atëherë kemi të bëjmë me një punë që ai kryen, synim i saj nuk janë vetëm funksionarë të mesëm dhe administrata e zakonshme. Lidhur me këtë verifikim lart janë vënë edhe dyshimet e kryeministrit Pandeli Majko. Mbi këtë të fundit ende nuk është përfunduar, por disa emra janë dërguar në Prokurori për verifikim. Burime të sigurta nga dosjet e saj pohojnë se janë hapur hetime penale ndaj tre personave dhe kontrolli i llogarive bankare. Të gjitha dyshimet nuk janë vetëm drejtues të administratës publike, por ka pasur edhe persona të zgjedhur, deputetë, funksionarë të lartë e të mesëm, gjë që nënkupton përfshirjen e politikës në këtë aktivitet. “Me këtë zbulim e qëndrim ne e kemi më shumë si aspekt krahasimor, ku shikojmë se në rastet kur kemi edhe veprimtari nga zyrtarë, por vendimi mbetet i dokumentuar. Në rastin kur ka pagesë apo favorizim për skema të tilla, atëherë ndërhyn Prokuroria dhe Shërbimi Informativ Kombëtar”, është shprehur Poci. Ndonëse SHIK-u e Prokuroria tashmë e kanë nisur punën për të gjetur politikën në veprimtarinë korruptive dhe kontrabandën, ministri i Rendit dje është munduar të afirmojë publikisht se përsa i takon dikasterit që ai drejton, deri më sot nuk ka fakte që implikojnë këtë shtresë.
Korrupsioni në Shqipëri vë në alarm Evroopen
Mediat dhe Majko me ambasadorin e OSBE dhe Evens, Kryeprokurorja, i quajt “Miqë e Shqipërisë”, i cili u mblodh dje për të analizuar korrupsionin në shtetin shqiptar.
Dyshimi në procesin ndaj ish krerëve të Gardës
Masakra e Qerikut ’97: zbulohen misteri i Gardës
Një skuadër legale ishte krijuar enkas që të godiste së Republikës për t’i hapur rrugën Berishës në fushatën elektorale të qershorit 1997