Sulmohet aeroporti i NATO-s në Kukës
Shkatërrohet investimi më i madh ushtarak në Veri të vendit
Në Vlorë vazhdojnë bastisjet në kampet e refugjatëve
Shkatërrohet investimi më i madh ushtarak në Veri të vendit
Sulmohet aeroporti i NATO-s në Kukës
Në Vlorë vazhdojnë bastisjet në kampet e refugjatëve
Ne, “barbarët” që s’kemi shtet
Lufta në Kosovë, duke gjykuar nga fjalët e bukura për “shpirtin e madh të shqiptarëve”, na bëri që, duke shkundur këpucët e përbaltura edhe në rrugën që kalon para selisë së Kryeministrit, të ishim optimistë për të ardhmen e vendit tonë. Por, çdo ditë vë në pah e largojmë kujdesin e botës ndaj nesh. Konkretisht, brenda pak ditësh, u sulmuan dhe u shkatërruan nga turmat kampet e boshatisura të refugjatëve dhe aeroporti i Kukësit. Dhe gjithçka ndodhi nën soditjen indiferente të forcave policore dhe ushtarake. Dikur u fyem të gjithë kur na etiketonin si barbarë. Madje ishim gati që Amelion, regjisorin e “L’Amerika”, ta dënonim në gjyq. Por më pas, në mënyrë sistematike ne treguam se Amelio kishte patur të drejtë. Bastisëm e shkatërruam në vitet e nxehta të shembjes së komunizmit, të justifikuara këto me pretekstin e shembjes edhe të simboleve ekonomike të tij. Por më pas këtë gjë e përsëritëm sërish, në vitin 1997 ku nuk lamë gjë pa grabitur, deri dhe tek depot e armëve, ngjarje që na faturon një histori unikale si popull. Të njëjtën gjë bëmë edhe një vit më parë në Tiranë, kur shteti ra dhe brenda një ore u bastisën të gjitha dyqanet e kryeqytetit. Pavarësisht arsyeve dhe dëmëve ekonomike që kemi shkaktuar sa herë jemi hedhur në të tilla aksione, një gjë ka qenë katastrofike për ne. Pas çdo veprimi të tillë, Evropa shënonte në librin e “përshtypjeve”: “Shqiptarët nuk mund të bëjnë shtet”.
Por, nëse deri tani çdo gjë ishte bërë në pretekstin e rrëzimit të diktaturës komuniste dhe “neodiktaturës” së Berishës, tani gjendemi fare lakuriq përballë botës, që për herë të parë kishte drejtësuar sytë nga ne. Përëndimi dhe SHBA kërkojnë plotësimin e disa kushteve që ëndrra jonë e ndërtimit të bëhet realitet. Duhet të luftohet korrupsioni dhe të vendoset rendi. Ndërsa në çdo ditë po tregojmë
Zbulohet stafi i Nanos
Avokatë, inxhinierë dhe ekonomistë pranë ish-kryetarit — faqe 3
Zbulohet stafi i Nanos
30 teknikë punojnë për platformën “fraksioniste”
faqe 9 —
POLITIKA
Sekretari amerikan Kohen: Shqipëria baza e përkohshme e NATO-s në Ballkan
faqe 2
Jozefina Topalli: Ne do të futemi në Parlament vetëm për të kërkuar zgjedhje të reja
faqe 7
KRIMET E LUFTËS
Arbour në Tiranë: Edhe hetues shqiptarë në Kosovë për të hetuar masakrat serbe
faqe 8
RENDI
Një shqiptaro-maqedonas, peng në një bunker në Librazhd. Policia e liron
faqe 11
EKONOMI
Bllokohet tregtia me Kosovën. Në fuqi ende ligji i embargos ndaj Jugosllavisë
faqe 19
SOCIALE
Sida, një tjetër viktimë. Vdes në Korçë një 19 vjeçare që kishte punuar si prostitutë
faqe 22