Autobuz pengjesh apo Kali i Trojës?
Tjetër aventurë me pengje greke që ka për autorësi një emigrant shqiptar
Blindoh(et) Kapshtica: Incidentin ta zgjidhin grekët — faqe 2
Tjetër aventurë me pengje greke që ka për autorësi një emigrant shqiptar
Autobuz pengjesh apo Kali i Trojës?
Blindoh(et) Kapshtica: Incidentin ta zgjidhin grekët — faqe 2
Ç’do të ndodhë tani me emigrantët?
Aventura e djeshme e një shqiptari që mori peng pasagjerët e një autobuzi në Greqi, e dyta brenda një muaji e gjysëm, pas asaj të fatkeqit Pali nuk kishte si të mos krijonte një shqetësim serioz në qarqet shqiptare, në radhë të parë tek emigrantët e emigrantëve shqiptarë që punojnë në Greqi.
Ky shqetësim, më së shumti është pasojë e momentit në të cilin ndodh. Në radhë të parë, prej disa javësh, emigrantët shqiptarë në Greqi i janë nënshtruar një gjuetie të pashëmbullt nga ana e policisë greke, e cila nuk bën asnjë dallim ndërmjet ilegalëve dhe atyre me dokumenta të rregullta të lëshuar nga shteti grek. Ekstradimi i shqiptarëve po vazhdon ndoshta me intensitet më të lartë edhe pas vizitës së pasuksesshme të ministrit të jashtëm shqiptar në Athinë. Duke gjykuar nga eksperienca, rasti në fjalë, do të ishte një pretekst që autoritetet greke të intensifikonin ritmet e fushatës së dëbimit të shqiptarëve. Pak kohë më parë, Greqia është klasifikuar si një nga vendet me kriminalitetin më të madh në radhët e BE-së. Sigurisht qeveria greke është e interesuar që kriminalitetin më shumë se ineficiencës së strukturave të veta të luftës kundër krimit, t’ia fatur[o]jë emigracionit shqiptar që është dominant në Greqi. Ndoshta dhe vala e tanishme e dëbimit brutal në masë të shqiptarëve është e lidhur me këtë fakt. Dhe, incidenti që filloi dje në një nga rrugët e Greqisë ku protagonist është një shqiptar, përligj në mënyrë të përsosur idenë e inkriminimit të shqiptarëve si shkaktarët kryesorë të niveleve të kriminalitetit në Greqi. Duke i shtuar kësaj dhe përfundimin tragjik të pengmarrjes që ndodhi në fund të majit, ndonëse disi zbehtë, të lind dyshimi rreth mundësisë së ndonjë truku të organizuar për të inkriminuar të gjithë shqiptarët. Por, kjo aventurë, për pasojat që mund të sjellë apo qoftë dhe nga mënyra si do të zgjidhet, rrezikon të prekë dhe marrëdhëniet shqiptaro-greke. Vetë fushatat e ekstradimit kanë qenë gjithmonë shkak për ftohje të ndjeshme të marrëdhënieve midis dy vendeve. Duke qëndruar tek rasti i tanishëm, le të kujtojmë, polemikat e shpërthyera pas humbjes së jetës së njërit nga pengjet greke, ku autoritetet shqiptare u ndodhën nën një breshër akuzash të ardhura nga Athina. Ndërsa grekët kanë deklaruar se “do ta zgjidhim këtë rast brenda kufijve të Greqisë” dhe mundësisë së mbylljes së kufirit nga pala shqiptare, përsëri të gjitha mundësitë janë të hapura.
Mblidhen ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Greqisë dhe Maqedonisë
MILO, PAPANDREU e DIMITROV projektojnë Ballkanin e nesërm
Korridori 8, linja elektrike, rrugë dhe pika të reja kalimi kufitar — faqe 5
Mblidhet konferenca
Majko: Do të privatizohen të gjithë sektorët strategjikë — faqe 17