25/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

25 korrik 1999

PAD: Nuk paguajmë për hajdutët e PSD

Shfaqen hapur kontradiktat PSD-PAD në lidhje me qeverisjen Kryeministri Majko para dilemës për të ndryshuar ose jo qeverinë para kongresit të PS-së BIBLIOTEKA KOMBËTARE TIRANË

Majko përballë “Miqve”, PAD dhe Dokles

Sinjalet e ardhura nga Brukseli prej “Miqve të Shqipërisë” kanë shkaktuar një tronditje të vërtetë në gjirin e politikës shqiptare. Ajo që të bën përshtypje në këtë aspekt është se për herë të parë protagonistët e jetës politike në Shqipëri po reagojnë me realizëm. Ata eksponentë të qeverisë dhe përfaqësues të koalicionit në pushtet, që u prononcuan publikisht, ndryshe nga herë të tjera, nuk u munduan të justifikojnë qeverinë apo të minimizonin vlerësimet negative të “Miqve”. Duke pranuar dështimet në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe faktorëve të tjerë negativë që rrezikojnë të ardhmen e vendit, ata e vunë theksin tek domosdoshmëria e ndryshimeve si në stilin e punës, ashtu dhe përsa i përket drejtueseve të dikastereve ku parametrat janë larg objektivave të përcaktuar në programet qeveritare. Duke qenë se jo i gjithë kabineti “Majko” është i “inkriminuar” nuk ka përse të mos vihet gishti mbi “dëshkatët”, të korruptuarit, etj. Madje, një nga shkaqet që vendi ndodhet në një situatë të tillë, e cila duket pa rrugëdalje është tendenca e shpërndarjes së përgjegjësive duke mbuluar gjithçka nën një jorgan të përbashkët. Kjo tendencë për fat të keq favorizohet dhe si pasojë e qeverisjes në koalicion duke e shpërndarë fajin e një individi në disa parti. Por tani liderë të koalicionit të ndërgjegjësuar për pasojat tragjike të veprimeve të disa individëve, me të drejtë paralajmërojnë largimin nga koalicioni. Pa dyshim, gjithë ajo mori të metash të konstatuara nga “Miqtë”, lidhen me emra të veçantë, të cilët duhet të zhduken sa më parë nga lista e ministrave. Gjendja është aq kritike sa që nuk ka aspak kohë për të vazhduar me eksperimente, sipas parimit “për t’i dhënë edhe një shans” këtij apo atij. Tashmë kur kabineti i Majkos po mbush vitin nuk është aspak vështirë për të vënë gishtin tek të paaftët, të korruptuarit dhe ata që janë lidhur me krimin. Kështu, nëse do të bëhej fjalë për reagime në sens pozitiv nga ana e qeverisë ndaj ultimatumit të ardhur nga Brukseli, këto do të dukeshin pikërisht me largimin e ministrave që mbajnë përgjegjësi për këto të meta dhe mosrealizime. Tendencat për të lidhur ndryshimet në qeveri me kongresin e PS, veç të tjerash hedhin dyshime mbi vetë ata që predikojnë dicka të tillë duke u vënë në rolin e protektorit të ndonjë ministri të korruptuar. Nga ana tjetër, duke pasur parasysh gatishmërinë e shprehur nga opozita për të bashkëpunuar me qeverinë, ky bashkëpunim a mund të mendohet me ministra hajdutë dhe të paaftë. Kësisoj njëra nga partitë, më e papërzier në korrupsion, PAD nëpërmjet presidentit të saj Ceka ka hedhur sinjalet se “nuk mund të rri në një qeveri ku ministrat e PSD-së vjedhin”. Në këtë mënyrë PAD bëhet mëse e besueshme në elektorat, duke synuar që të rrijë larg çdo seke të korrupsionit. Por largimi i saj nga koalicioni mund të trondisë themelet e kabinetit “Majko”. Kjo është dhe një arsye më shumë që Majko t’i bëjë ndryshimet në kabinet para Kongresit. Në të kundërt era e keqe e korrupsionit mund t’i duket nga pak e përditë si një shije “mjalti”, duke i djegur karrierën liderit të ri 31 vjeçar, aq me tepër që tani është në skenë kandidatura e Dokles për kryetar të PS-së, i cili rrezikon edhe Nanon, edhe Majkon.

Fotografi bardhezi: një burrë i varur në një litar dhe një grua poshtë tij.

faqe 3 POLITIKA Dokle rivali mes Nanos dhe Majkos faqe 2 Berisha të lëmë mënjanë me njëri-tjetrin faqe 4 INFORMACIONI Llogari të “Silvës” në bankat e Vjenës faqe 5 KRETHET Vritet tregtari i madh i Vlorës Foto Kola faqe 8 EKONOMIA Intervistë me ministrin e Financave Angjeli: “U këput duke punuar” faqe 14 SPORTI Partizani shkëputet nga mafia italiane faqe 19