Arrestohet në Tiranë koka e Mafias italiane
Mbrëmë vonë është transportuar me avion special për në Romë
Guizeppe Muolo, kapo i “Sacra Corona Unita”, strehohej në një bazë të organizatës së tij në Durrës
Policët e Poci kanë të drejtë që “pushtuan” gjykatën e Shkodrës
Ajo që ndodhi dje në Shkodër duhej të kishte ndodhur me kohë.
Në fakt pakënaqësia e uniformave blu ndaj atyre që veshin tog-at e zeza është akumuluar prej vitesh. Një nga aspektet e degjenerimit të drejtësisë shqiptare të viteve 90-të pasqyrohet në kompromiset e pamoralshme me njerëzit e botës së krimit. Kështu, pjesa më e madhe e sukseve të policisë në betejën e ashpër kundër krimit janë të destinuara të zhvlerësohen sapo çështja kapërcen dyert e gjykatës, ndonëse policët shpesh paguajnë dhe me jetën e tyre. Pikërisht në gjykata, vrasësit, vjedhësit, kriminelët ordinerë në përgjithësi ndjehen të lehtësuar duke qenë të sigurtë se shpejt do të rikthehen në liri. Rastet për këtë janë aq të shumta sa që do të ishte një ndërmarrje relativisht e vështirë radhitja e tyre në një listë. Në këto kushte, konflikti ndërmjet njerëzve të policisë dhe atyre që quhen gjyqtarë është i pashmangshëm. Dhe ky konflikt është një nga gjeneratoret e krimit në vend. Madje është ky konflikt që shtyn opinionin të kërkojë ekzekutimin e kriminelëve gjatë aksioneve të policisë pa u dhënë luksin e çuarjes në gjyq, ku vetëm një interval i shkurtër kohe i ndan nga liria. Vetëm lirimi nga akuza i eksponentëve më të mëdhenj të krimit në Shqipëri gjatë këtij viti është një argument i mjaftueshëm për të justifikuar aktin e djeshëm të protestës së ligjshme të policëve të Shkodrës kundër gjykatësve lokalë. Po, e keqja është se jo gjithçka mbaron me faljen e kriminelëve. Këta, menjëherë pas lirimit hakmerren, së pari kundër policëve të cilët, për me tepër nuk gëzojnë asnjë lloj statusi që të sigurojë mbrojtjen e tyre. Pra, “mëkati” i “togave të zeza” kundër uniformave blu është i dyfishtë. Sigurisht, protesta e djeshme e policëve në Shkodër e dyfishtë. Sigurisht, protesta e djeshme e policëve në Shkodër ka pasur mbështetjen, të paktën në aspektin moral, të të gjithë qytetarëve që paguajnë pasojat e kompromisit dhe degjësisë me krimin. Ndoshta, për shkak të mënyrës së befasishme me të cilën u realizua protesta nga ana e policëve, asaj nuk i janë bashkuar dhe banorët e qytetit të Shkodrës, të cilëve u mungon prej kohësh qetësia. Duke pasur parasysh gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet rendi në Shqipëri zyrtarët e lartë duke përfshirë edhe presidentin Meidani, në vend që të merren me policët, protesta e këtyre duhet t’i nxisë që të “mbledhin radhët” gjyqtarëve, pjesa më e madhe e të cilëve, gjë që nuk përbën ndonjë mister, janë të korruptuar, ose me e pakta u tremben kërcënimeve të kriminelëve. Ata që pranojnë të veshin togat e zeza, duhet të marrin parasysh të gjitha. Gjithësesi policët e Shkodrës, duhet të marrin parasysh të gjitha. Gjithësesi policët e Shkodrës, duhet të marrin parasysh të gjitha. ...
Policia pushton gjykatën: Përse lirohen kriminelët?
Për një orë e gjysëm janë pezulluar gjithë proceset
Shkodër, rebelim i bluve kundër togave të zeza — faqe 4
Politikanët: Gjykatat të korruptuara, kështu të veprojnë të gjithë policët
Pas incidentit në Shkodër
faqe 5
Berisha “mbyt” zërin e rebelëve. Vendos vetë për datën e kongresit
Dje Këshilli Kombëtar i PD
faqe 2