Ministria vazhdon vrasjen e kriminelëve. Dje policia qëroi dhe një tjetër në Burrel
Janë në listë edhe 31 kriminelë të tjerë në mbarë Shqipërinë
faqe 11
Ministri i Rendit, dora e fortë e Shtetit
Gjëja kryesore që i bie në sy kujtdo në kronikat e përditshme të këtyre javëve të fundit është një aktivitet intensiv i forcave të policisë në luftë me krimin.
Nuk ka ditë që të mos dëgjohen njoftime për aksione të policisë, për asgjësime bandash, arrestime personash në kërkim, deri dhe “hosesh” të botës së krimit, emrat e të cilëve pothuajse ishin kthyer në një legjendë, siç ishte rasti i Gaxhait, Kateshit, për të arritur tek kapomafia italian i “Sacra Corona Unita”, Giuseppe Moulo, të cilin nuk kishte arritur ta fuste nën kthetra as një polici me eksperiencë si ajo italiane. Sigurisht, do të ishte gabim të mendohej se tashmë krimi po përjeton ditët e tij të fundit, aq më tepër duke pasur parasysh situatën e përgjithshme në Shqipëri, lidhjet e mafias shqiptare me atë të disa vendeve të tjera, por sidomos lidhjet e krimit me qarqe të caktuara politiko-financiare të vendit. Madje, dhe në vetë strukturat e Rendit ka pasur zyrtarë që kanë bashkëpunuar me krimin. Konkretisht, largimet e kriminelëve nga bazat e tyre pak çaste para mbërritjes së forcave të policisë përbëjnë vetëm njërin nga aspektet e këtyre lidhjeve dhe bashkëpunimit krim-politikë. Me këtë shpjegohet dhe fushata e ndryshimeve që mori zoti Poçi në strukturat e policisë, me të ardhur në krye të dikasterit të rendit publik. Dhe sukseset e tanishme duke se po u japin të drejtë përzgjedhjeve të tij. Por, e rëndësishme është se ofensiva e tanishme e policisë ka bërë që kriminelët të jetojnë periudhën më të vështirë të këtyre viteve të fundit, në kohën që në radhët e njerëzve të policisë po rritet optimizmi dhe formohet suksesi përfundimtar në mposhtjen e krimit. Nga ana tjetër, sukseset e tanishme të policisë hedhin poshtë tezën mbi “paaftësinë” e policisë shqiptare, mbi “mungesën e mjeteve” etj, pretekste këto që paraardhësit e Poçit kishin në majë të gjuhës në mbledhjet e qeverisë apo në ndonjë forum tjetër ku ishin të detyruar të jepnin llogari. Gjithë kjo tregon se ministri i tanishëm i Rendit, Spartak Poçi, e vendosur në realizimin e misionit të tij për të rikthyer sigurinë dhe qetësinë në vend. Ka shumë mundësi që sukseset e deritanishme të tij lidhen më një faktor tjetër. Ndryshe nga paraardhësit e tij, Poçi nuk është ndikuar nga motive me karakter politik. Konkretisht, duke filluar që me ndryshimet në radhët e drejtuesve të policisë për të vazhduar dhe me goditjet kundër krimit ai ka këputur shumë nga fijet që lidhin krimin me politikën dhe mafian financiare. Në këtë aspekt duhet thënë se e kanë pësuar dhe disa nga emra të njohur të PS-së apo të aleatëve të saj. Tani kuptohet pse kundërshtimet për emërimin e Poçit në postin e ministrit të Rendit erdhën më së shumti nga partia e tij. Për të mbetur edhe disa fijë në ministri që ditën punojnë në dikasterin blu, por natën numërojnë lekët e mafias së Kapshticës apo të drogës së Sarandës.
Berat, babai masakron me bombë familjen e të birit
Atë e bir grindeshin prej vitesh për një çështje pronësie
Berat, babai masakron me bombë familjen e të birit
Vriten në shtëpi njësia bashkë me vajzën e vogël
faqe 9
Humor/Pa koment
Qyteti pa shef policie
Po mbushen 15 ditë që në Sarandë nuk ka shef policie. Gjatë këtyre 15 ditëve në Sarandë nuk ka patur asnjë vrasje, asnjë përdhunim, asnjë grabitje, asnjë rast kontrabande, asnjë... Bandat e qytetit kanë 15 ditë që nuk janë ndjerë.
Kaq qetë sa këto ditë pa shef policie...