Dashuritë dhe ngatërresat e politikanëve në bregdet
Krerët e shtetit zbarkojnë me pushime në plazhin e Dhërmiut
Milo, pushime pa leje. Pritet ardhja e familjes Majko. faqe 13
Milo, pushime pa leje. Pritet ardhja e familjes Majko
faqe 13
Taivani, shteti që po investon në Ballkan
Nga të gjitha vendet e zhvilluara, Taivani është treguar ndoshta më i gatshëm për të shtuar praninë në Ballkan, pas fushatës së NATO-s kundër Jugosllavisë. Madje, sinjali i parë në këtë
investon në Ballkan
Nga të gjitha vendet e zhvilluara, Taivani është treguar ndosh[t]a më i gatshëm për të shtuar praninë në Ballkan, pas fushatës së NATO-s kundër Jugosllavisë.
i parë në këtë drejtim ishte dhënë që më parë, me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Taivanit dhe Maqedonisë, që ishte një hap i mbështetur në një realizëm të dyanshëm. Taivani, një nga vendet më të zhvilluar, i cili bën pjesë dhe në të ashtuquajturën “katërshe të tig(r)ave të Azisë” e ka të domosdoshëm një ekspansion në shkallë të gjerë të kapitalit të tij dhe Ballkani i tanishëm që përgatitet për fillimin e një rindërtimi të shpejtë, përbën një terren ideal në këtë drejtim. Ndoshta, në këtë ka ndikuar dhe qëndrimi “proserb” i Pekinit gjatë krizës së Kosovës, në kohën kur të gjitha vendet e rajonit u pozicionuan kundër Beogradit. Vizita e tanishme e kryeministrit taivanez, Vincent Sieu, në Maqedoni pa dyshim që i shërben zhvillimit dhe forcimit të kontributit taivanez në rindërtimin e Ballkanit. Domethënës në këtë aspekt është dhe takimi pardjeshëm i kryeministrit të Taivanit me përfaqësues të qeverisë së Kosovës për të cilën ka hartuar një program të posaçëm ndihme, pjesa e parë e të cilës tashmë është marrë në dorëzim nga qeveritarët e Kosovës. Duke pasur parasysh një realitet të tillë, Shqipëria e cila ka nevojë më shumë se kudo për kredi, investime serioze nuk ka pse të ngurojë për t’i hapur dyert vërshimit të kapitalit taivanez. Kontaktet e politikanëve të Kosovës me kryeministrin e Taivanit duhet të shërbejnë si një nxitje për qeveritarët e Tiranës. Sigurisht, hezitimi ende i pakuptimtë i Tiranës zyrtare për të hedhur hapa sinjifikativë në vendosjen e lidhjeve me Taivanin është pasojë e lidhjeve shumëvjeçare Tiranë-Pekin, në vitet 50-60, në rolin e zëdhënëses së Republikës Popullore të Kinës në Evropë, ka qenë mbrojtësja më e madhe e interesave kineze, së pari, duke kërkuar pranimin e Pekinit në OKB. Por, tani, kur marrëdhëniet me Kinën nuk ndodhen në nivelet e atëhershme, hezitimet për një ndryshim cilësor në qëndrimin e Shqipërisë ndaj Taivanit, janë absurd. Vendosja dhe intensifikimi hap pas hapi i marrëdhënieve ekonomike, tregtare, kulturore, sportive dhe në fusha të tjera ndërmjet dy vendeve do të ishin një provë e dobishme për të dyja palët për të vazhduar më tej. Me të vërtetë, Taivani ka marrëdhënie diplomatike vetëm me një pjesë të vogël të botës, por nuk duhet harruar se përsa i përket marrëdhënieve në fusha të tjera, Taivani ka përfaqësitë e tij në 88 vende të botës. Dhe ajo që ka rëndësi është se me këtë kategori vendesh Pekini nuk ka ndërmarrë ndonjë hap në sensin negativ. Gjithsesi, tani, kur në plan të parë janë interesat ekonomike, ndikimi i paragjykimeve që lidhen me aspektet e tjera mbetet në plan të dytë.
Taivani i duhen hapur dyert edhe në Shqipëri, pasi me të vjen teknologjia, investimet e mëdha dhe natyrisht një mirëqenie për popullin tonë.
Kryeministri taivanez, Vincent Sieu me homologun e tij maqedonas Georgievski në Shkup
foto REUTERS