08/08/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Koha Jonë

8 gusht 1999

TAIVAN: 800 milionë USD në këmbim të lidhjeve diplomatike

Një nga pesë “Dragonjtë e Azisë” kërkon të marrë përsipër infrastrukturën e Shqipërisë Kryeministri Majko mund të jetë dakort. Hezitimi i Meidanit për acarimin me Pekinin i pabazë. Tek e fundit: Ç'bëri Kina për Tiranën e Kosovën? Asgjë, madje mbështeti Beogradin faqe 3

Përgjigj(m)ja socialiste Ringjallet UDB. Pas ngjarjeve

Përgjjumja socialiste

Ajo që të bie në sy në skenën politike ditët e fundit është heshtja totale e partisë më të madhe të koalicionit në pushtet. Jo vetëm që mungojnë aktivitetet e forumeve qendrore dhe lokale, por nuk po shihen gjëkundi as reagimet e eksponentëve të kësaj partie. Edhe ndonjë aktivitet si fushata e Nanos, duke mos qenë në përputhje me normat statutore është ndërprerë dhe ish-lideri, a thua se mezi ka pritur një qëndrim të tillë të kryesisë për të filluar pushimet. Për më tepër, kur dihet që në më pak se dy muaj do të zhvillojë punimet kongresi i saj, ndoshta më i rëndësishmi i gjithë historisë së saj tetëvjeçare, pauza e tanishme e organizmave të PS-së të krijon përshtypjen e një heshtjeje vdekjeje. Akoma nuk është vendosur gjë lidhur me platformën që pritet të parashtrohet në kongres. Nga mbledhja e fundit e KPD nuk doli asgjë e saktë në këtë aspekt. Konkretisht, duke gjykuar nga prononcimet e anëtarëve të këtij forumi socialist pjesëmarrës në mbledhjen në fjalë, nuk merr vesh se cili qe qëndrimi lidhur me platformën e kongresit. Disa thonë që nuk është pranuar, të tjerë që ka gjetur mbështetje, në kohën që disa shprehen se nuk është diskutuar fare për të. Kur në vetë forumet drejtuese mbretëron një situatë e tillë kaotike, merret lehtë me mend se çfarë po bëhet në bazë lidhur me përgatitjet e kongresit. Ndryshe është puna nëse gjithçka është përgatitur pas kuintave dhe ajo që do të zhvillohet në javën e dytë të tetorit do të jetë vetëm një farsë ku secili do të interpretojë rolin e caktuar kohë më parë. Atëherë dhe “zënkat” Nano-Majko-Meta etj, janë vetëm bujë e për të hutuar socialistët e thjeshtë. Nga ana tjetër, qarqe të afërta me socialistët apo dhe ndonjë burim qeveritar, po paralajmërojnë një periudhë trazirash pas tre apo katër javësh, madje po flitet për një 14 shtator tjetër, po atëherë përse PS nuk vë në lëvizje strukturat e saj në bazë e në qendër për t’i dalë të keqes përpara? Ka mundësi që në raportet bazë-qendër në PS diçka është krisur. “Çarja” në kokën e partisë pa dyshim që është përcjellë dhe poshtë, ku mbështetësit e krerëve të partisë kontribuojnë që përmasat e kësaj “çarjeje” të thellohen progresivisht. Veç të tjerash, në rast të një debati në bazë, ka rrezik që socialistët e thjeshtë mund të hapin publikisht kartat liderëve të tyre, gjë që do të kishte pasoja serioze. Ndoshta kjo është dhe arsyeja kryesore e përgjumjes socialiste, në kohën që mekanizmat e PD-së janë në lëvizje të plotë.

Ringjallet UDB. Pas ngjarjeve të Tropojës pritet 14 shtatori

14 shtator 1998 para Kryeministrisë foto REUTERS 14 shtator 1998 para Kryeministrisë — foto REUTERS

Politika

Prag kongresi, PS me pushime, PD me impenjime faqe 3

Speciale

Shkencëtarët denoncojnë: Ç’është ky diskriminim ndaj nesh faqe 16-17

Policia

Arrestohen 3 adoleshentët që grabitën e vranë emigrantin faqe 7

Çarmatimi

Skadon afati dy vjeçar i ligjit. Armët përsëri shesin faqe 4